Horoskopi per muajin PRILL 2009

Font size: Decrease font Enlarge font

Ju mund te ndiheni pak te lodhur, ne nje lloje gjendje pertese ne daten 1. Nga ana tjeter, mund edhe te ndiheni euforist. Mundesia e trete eshte qe mund te ndjeni nje kombinim te dy gjendjeve te me siperme, nje nderthyrje emocionesh qe shoqerojne njeri-tjetrin duke ju mbajtur shume te prekupuar. Mos u shqetesoni! Eshte shume normale te gjendeni ne nje faze emocionale te dallueshme, sidomos kur familja juaj eshte e lidhur ngushte dhe shqetesohet per ju. Ne vend qe te luftoni keto emocione te akumuluara, ruani qetesine dhe i pranoni ato si pjese e karakterit tuaj. Njihuni me nga afer me ndjenjat tuaja dhe do e kuptoni qe do te ndiheni me mire dhe me rehateshem. Asgje nuk mund te ndaloje flirtet tuaja ne daten 4. Mos u beni shume kerkues-insistues ne datat 8 dhe 9. Kujdes: - Qe te kaloni mire me te tjeret, ju duhet te konsideroni edhe gjendjen e tyre shpirterore, ndjenjat e tyre. Ne daten 14 do te jeni shume energjik dhe mbushur me entuziazem. Asgje nuk mund ta ndali hovin tuaj ne kete dite.  Sigurohuni mire per te gjithe planet qe mund te beni ne datat 18 dhe 19. Mbi te gjitha ju e kuptoni se nese nuk u qendroni gjerave mbi koke, nuk do te arrini atje ku deshironi. Ju jeni sa sensitiv aq edhe luftarak, e gjitha kjo ne kuptimin e mire te fjales. Ne daten 23 do e kuptoni me mire fjaline e mepareshme. Ju do te fitoni zemrat e admiruesve apo simpatizuesve tuaj shume kollaj, betejat tuaja do te thjeshtesohen per ju dhe do te behen te lehta. Mos argumentoni me te tjeret ne daten 27. Nuk ka per tj'u zgjidhur ndonje problem. Sjellja juaj romantike do tju sjelli fiteme ne daten 30.

Merrni guximin dhe sugjeroni intervalin e zgjeruar te ideve tuaja ne menyren si te menaxhohen maredhinet me te tjeret, ne shtepi ose ne pune, ne daten 1. Nuk ka rendesi nese ju jeni duke vendosur vulen tuaj ne direktivat e nje projekti te rendesise se madhe apo thjesht jeni duke keshilluar familjaret tuaj si te rregullojne maredhinet me njeri-tjetrin, bota dhe njerezit qe ju rrethojne jane gati te degjojne me veshet ngritur propozimin tuaj, idene tuaj brilante. Ngrini zerin dhe flisni qartesisht dhe gjerat kane per te ndryshuar pozitivisht njehere e pergjithmone ne jeten tuaj. Ne daten 5 do te ndjeni nevojen e perkedheljeve me partnerin tuaj apo njeriun qe pelqeni, dicka e thjesht si nje shetitje ne park, nje kafe ne klubin tuaj te preferuar apo nje gote vere para televizorit shoqeruar me disa puthje lozonjare. Bej kujdes me anen financiare ne daten 10 dhe 11. Dikush mund te jete duke u munduar te shfrytezoje miresine dhe gjenerozitetin tuaj me teper se duhet. Veprime guzimtare qe shume kollaj mund te quhen edhe te marrezishme nuk duhet te mbulojne gjykimin tuaj ne daten 12. Mos harroni qe ndonjehere ia vlen te qendrosh edhe ne hije sesa te dalesh perpara te gjitheve dhe ekspozosh veten me teper sec kerkohet. Ne daten 16 ju do te jeni gati per te marre nje rruge. Nuk ka rendesi nese behet fjale per nje udhetim te gjate jashte qytetit apo nje ecje ne kembe  diku ne lagjen tuaj perseri ju do te kenaqeni. Pse te ndermerrni gjera vetem kur mund te ftoni edhe nje mikun tuaj ne daten 20? - Nuk ja vlen te shkosh ne nje party vetem kur shancet jane te shumta dhe presin me padurim ftesen tuaj. Ne daten 24 dhe 25 shprehini vrullshem c'fare keni me mendjen tuaj. Eshte e rekomandueshme edhe nga ana mjeksore, ju ben mire per shendetin. Mos u merakosni shsume ne daten 30. Cdo gje do te jete e lehte dhe e kollajte.

Ky muaj eshte nje muaj i mire per te kursyer dhe muaj i keq per te shpenzuar. Ju keni nevoje te beheni me te fokusuar persa i perket gjerave ku do te shpenzoni, leket do tju duhet per gjera shume shume here me te rendesishme pak me vone. Ne daten 5 kur te bjere  fjala per te diskutuar financen dhe buxhetin tuaj, nuk ia vlen te debatoni me familjaret tuaj, te bindni ata per planet tuaja, ata nuk mund ti shikojne gjerat me te njejtin sy si ju vete. Investigoni me ngadale gjerat ne datat 11 dhe 12, persa i perket ndonje brenge te re a te vjeter emocionale. Nese nuk tentoni, ju kurre nuk do te merrni vesh nese do te kishte funksionuar apo jo, keshtu qe shtyni veten dhe ndermerreni kete veprim perpara se t'ju ndryshoje mendja dhe futeni perseri ne guacken tuaj. Bota nuk do te kthehet permbyes, sido qe te ndiheni ju ne daten 21. Ju do ta kaloni me sukses kete gjendje. Datat 26 dhe 27 jane dy dite pikante dhe te mrekullueshme per ju. Buzeqeshini dhe kenaquni. Ndani rehatine tuaj me partnerin tuaj ne daten 30. Edhe sikur te argumentoni pak perseri cdo gje do te jete e bukur dhe domethenese. Ju do te kenaqeni shume.

Nuk ka gje me frymezuese dhe stimuluese sesa stina e pranveres, sesa ky muaj, asgje tjeter nuk ka qene me pare kaq inkurajuese dhe energjike per ju! Ne daten 1, dilni jashte shtepise  dhe beni nje shetitje te gjate dhe meditoni ndersa thithni ajrin e paster te pranveres. Bota sapo ka rilindur, dhe ju ndiheni sikur keni rilindur po ato caste gjithashtu! Ka nje arsye shume te vertete per kete gje, ne fakt. Ju keni kohe qe kerkoni per shpirtin tuaj binjak gjate gjithe periudhes se dimrit dhe me ne fund dala-nga-dale ju po kuptoni se duhet te beheni pak me te tolerueshem. Tani qe dielli ndricon me bukur sesa ne dimrin e zymte ka ardhur koha qe merrni nje freski ne gjykimet tuaja! Mundohuni te shijoni cdo moment relativisht te mire. Ju duhet me te vertete te komunikoni dhe lidheni me te tjeret ne datat 5 dhe 6. Perfshihuni ne biseda pa hezitim. Asnjehere me pare nuk keni qene kaq te gatshem per tu kthyer ne rehatine e gjumi letargjik te dimrit ne datat 12 dhe 13. Qetesohuni dhe merreni shume ngadale, por mos kaloni ne gjednej totalisht pasive. Financa ngre flamurin e paralajmerimeve ne datat 17 dhe 18, eshte me te vertete per tu shqetesuar. Numeroni edhe qindarkat per te kursyer. Ju duhet te ngadalesoni proceset tuaja persa i perket atyre emocionale dhe autoritare ne daten 23. Me ne fund ne datat 28 dhe 29 nje ajer i fresket mendimesh do tju nxiti nuhatjen tuaj profesionale. Mburruni pak nese keni deshire ne daten 30.

Ju jeni gjithmone shume intuitiv. Aty ku te tjeret shikojne thjesht nje mur, ju keni aftesine te shikoni nje vend ku komuniteti mund te bashkohet dhe gdhendi ne te historine e nje qyteti. Aty ku te tjeret shikojne thjesht dy njerez qe bisedojne, ju kuptoni pothuaj menjehere lidhjen e vertete qe ekziston midis tyre (dicka qe mund te jete shume ndihmuese, per shembull, nese keta persona qe po flasim jane supervizoret, menaxheret apo bossat e tu). Aftesite tuaja intuitive jane ne maksimum ne datat 1 dhe 2. Degjoni zerin tuaj te brendeshem dhe do te ndiheni ne nje stad spektakular dhe produktiv ne datat 3 dhe 4. Mos harroni te shijoni keto momente, me te vertete shijoni keto momente. Ju dhe partneri juaj do te jeni ne qender te vemendjes se te tjereve qe ju njohin ne daten 9. Fjale te mira do te fliten per ju te dy. Kenaquni dhe festoni kete shkelqim te tuajin! Ne daten 13 do te jeni gati per romance, dhe asgje tjeter me shume sesa ky fakt ju ben ju te ndiheni gati. Kujdes ne daten 18 me "unin" tuaj, me krenarine tuaj te semure prej personi qe nuk pranon kurre gabimin. Permbaheni veten tuaj nga ndonje gabim qe mund te beni qofte ky edhe i rendesise se vogel. Meso dicka te re ne daten 23 dhe pastaj bej dicka te re ne daten 29. Shijoni cdo lloje fitimi financiar qe ju bie ne dore ne daten 30.

Ne kete muaj teksa shikoni zogjte qe cicerojne, gjethet qe fillojne te celin, ajrin plot jete te pranveres, eshte mire te kuptoni se ka ardhur koha te takoni shume nga shoket e miqte tuaj. Ashtu si bletet qe fluturojne lule me lule dhe mbledhin polenin, ashtu edhe ju takoni dhe bisedoni me miqte tuaj shtruar dhe mundohuni te mblidhni sa me shume informacion qe te jete e mundur per jeten e tyre ne datat 1 dhe 2. Vetem keshtu do te keni mundesine te ktheheni perseri me kembe ne toke nga largesa juaj e pavetedijeshme. Sigurohuni qe te dilni dhe takoni jo vetem shok e miq te tuaj por edhe shok te shokeve tuaj, miq te miqve tuaj --  ka shume mundesi te takoni ca persona shume terheqes nga keto takime, te cilet mezi presin t'ju njohin dhe takojne gjithashtu. Behuni shume elastik ne daten 4. Flirtoni, beni qef sa te mundni ne datat 5 dhe 6. Gjendja juaj profesionale do te jete pak e turbullt dhe jo intelektuale ne datat 10 dhe 11. Sigurohuni te tregohuni sa me te matur dhe fjale pak. Ndonjehere heshtja mbulon shume probleme qe nuk kane zgjidhje. Shkoni ne librari dhe lexoni nese eshte e nevojeshme -- kjo keshille vjen dhe forcohet ne datat 17 dhe 18. Perqendrohuni!  Ne daten 23 ju duhet te tregoheni pak te keq. Vetem pak. Mos kini frike dhe turp te kerkoni ndihme ne daten 29. Ju do te jeni krenar, i  kenaqur dhe i lehtesuar qe kerkuat nje gje te tille ne daten 30.

Ndonjehere planet, projektet realizohen shume here me shpejt sesa e mendojme. Si pa kuptuar ju gjendeni para nje fakti te kryer dhe ashtu ngadale kerkoni si shperblim me shume sesa rroga mujore.  Fatkeqesisht, ne daten 1 keto idera duken shume utopike per ju. Por perpara se ju te zhgenjeheni totalisht dhe dekurajoheni se gjerat po levizin shume ngadale, ndalni nje moment dhe shikojini gjerat ne krahun pozitiv. Gjithe kjo kohe pritjeje per nje shperblim te majme do tju japi te kuptoni se si te organizoni me mire veprimet tuaja dhe sulmoni pozitivisht dobesite tuaja per nje sukses te sigurte. Ju do te jeni te zotet te kontrolloni dhe ndryshoni strategjite tuaja per te marre ate qe ju takon, ate qe vertete meritoni. Nderkohe duhet ta vazhdoni te punoni me te njejtin dedikim dhe pasion pa lene mendimet tuaja te interferojne teknikisht me punen. Urraaa! Shoqerohuni me shoket tuaj ne daten 4. Cdo gje, duke filluar qe nga puna juaj e deri tek jeta juaj personale do te ndryshoje ne drejtimin pozitiv dhe ju do ti ndjeni keto efekte ne datat 8 dhe 9. Ju do t'ju lind nje ide e madhe ne daten 14. Po te mendoheni thelle-thelle, kjo ide nuk eshte dicka e papritur - apo eshte? Probleme te ndryshme me koleget tuaj ne pune mund tju dekurajone disi ne daten 23 -- por sigurisht vetem nese ju i lejoni ata. Miqte dhe familja do tju mbeshtesin dhe zbusin acarimet disa gjerave te vogla qe ju shqetesojne ne jeten tuaj te perditeshme ne datat 28 dhe 29. Mos harroni ti falenderoni ata.

Detyra juaj ne datat 1 dhe 2 eshte te mundoheni te kontrolloni cdo gje qe ju rrethon. Sigurisht qe kjo mund t'ju duket si nje projekt qe do te konsumoje shume nga koha juaj, por eshte pothuaj e sigurte qe nese ju keni sukses qofte edhe shume pak ne kontrollin dhe mbizoterimin e cdo gjeje qe ndodh rreth jush, niveli i stresit tuaj do te jete shume i vogel per te mos thene do te largohet fare. Pra, te pakten provoheni nje gje te tille kete muaj. Ju mund te ndihemi shume here me te lehtesuar ne fund te muajit nese ndermerrni nje hap te tille. Gjithashtu mund te ndjeni nje luhatje ne karieren tuaj ne datat 3 dhe 4. Nese vertete ndjeni nje situate te tille thjesht pranoni cdo gje pa kusht. Ne fund te fundit askush nuk e di se c’fare fshihet ne te ardhmen, por nese qendroni konfident per ate qe dini dhe zoteroni ju do te gjendeni shume shpejt ne nje pozicion akoma edhe me te mire se i me pareshmi. Beni durim dhe do te shperbleheni per kete gje, sidomos persa i perket romances dhe jetes personale ne datat 8 dhe 9. Besojuni instikteve tuaja ne daten 13. Ato do te godasin ne koke ate qe deshironi ju, si zakonisht. Ne datat 18 dhe 19 ju duhet te ndryshoni urgjentisht stilin e lashte dhe te frikshem “Drakulian” te te berit te gjerave ne shtepi, ose ndryshe do ta pesoni keq. Ne daten 25 eshte mire te mblidhni mendjen per tu shtruar ne nje maredheni serioze. Beni kujdes dhe qendroni zgjuar ne daten 30 ne pune. Bossi juaj u ka vene ne shenjester, por nese punoni sinqerisht cdo gje do te kaloje brenda disa oreve!

 

Atje ku ju cojne mendimet-fiksimet duhet te shkoni kete muaj, te pakten ne datat 1 dhe 2. Nese mendja u thote shkoni dhe notoni, atehere ndalni cdo gje dhe shkoni ne plazh dhe notoni, apo ne pishine. Nese mendja u thote hani aq shume sa te tej-ngopeni atehere beni urgjentisht nje gje te tille. Shkoni ne restorantin me te mire qe njihni dhe trajtoni veten tuaj. Mos u shqetesoni shume nese kete muaj do te jeni rob-skllav i mendimeve-fiksimeve te trurit tuaj. Cdo lloje mendim-fiksim qe do te keni kete muaj do te jene gjera te mira dhe te shendeteshem per ju, si nga ana fizike ashtu edhe shpirterore. Ne datat 5 dhe 6 do te jeni shume i fokusuar ne punen tuaj. Por mos injoroni apo neglizhoni mendimet-fiksimet tuaja akoma. Mos harroni se keto mendime-fiksime vlejne edhe per jeten tuaj personale-romantike. Tregohuni shume te gatshem per cdo lloje mendim-fiksim qe mund te keni. Ne datat 12 dhe 13 konfidenca dhe stabiliteti juaj ne jeten personale do te jene ne nivelet me te larta, me te mira. Shfrytezojeni nje rast te tille. Ne daten 21 nese ndiheni i lodhur, raskapitur nga gjithe ato aktivitete, atehere nuk do te ishte keq te benit pushim dhe merrnit nje sy gjume. Mos u shqetesoni, ne daten 25 ju do te ndjeni perseri vrullin e nje jave me pare. Dilni me shoqerine dhe kenaquni. Optimizmi eshte nofka juaj ne daten 30!

Mire se erdhe muaj i ri! Kjo do te jete motoja juaj ne daten 1. Ne fakt kjo do te jete motoja juaj edhe ne daten 2. Kjo eshte nje stine e re, dhe ju ndiheni mbushur plote me energji. Universi ju ofron shume mundesi ne kete muaj. Nese mendoni se gjithe keto mundesi po ju zene frymen dhe nuk po mundeni ti pervetesoni te gjitha, atehere eshte e keshillueshme te filloni stervitjen fizike. Digjni disa kalori nga trupi juaj duke u stervitur, kalori dhe idera konfuze qe ju mbajne te lidhur, dhe do e kuptoni se brenda vetes tuaj fshihet nje zjarr qe nuk mund te ndalet me dhe qe do t'ju udheheqi drejt disa projekteve madhore. Nje rritje rroge ne daten 7 sigurisht qe do te pritet me kenaqesi nga ju nese ndodh. Mos ngurroni por pyesni eproret tuaj. Shefat tuaj jane duke menduar per dicka te tille por varet si do te merret vendimi perfundimtar nga Bossi juaj. Ne daten 13, nje situate e ftohte, pak dekurajuese mund te shfaqet ne ambientet e punes tuaj. Sigurohuni te ruani qetesine dhe maturine. Sa me i matur aq me mire do te jete per ju. Ne te njejten kohe nese gjithe keto kohe keni perpiluar nje plan imagjjinar se si mund te shpenzonit diten ideale me personin qe pelqeni atehere mund te themi se koha ka ardhur dhe data 18 do te shenoi majat e ketij plani. Beheni kete gje realitet dhe ftoni personin qe pelqeni per nje shetitje apo dreke ne restorant. Mos e tejkaloni por ruani distancat, pasi nje veprim i tille do t'ju favorizoje me shume ne ditet qe vijojne. Ne data 28 dhe 29 ju do te ndiheni gati per te eksploruar boten. Vishni kostumin e alpinistit dhe filloni te ngjisni majet e kuriozitetit tuaj. Asgje nuk mund t’ju ndali

Pergatituni te jeni ne gatishmeri per cdo lloje pabesije qe mund t'ju serviret ne menyre te fshehte. Mundohuni te fokusoheni mbi situaten qe do te krijohet. Kjo do te thote: Fikni televizorin, kompjuterin, shkepusni kufjet e degjimit te iPod tuaj, mbyllni radion etj. Gjeni nje cep te qete, qofte brenda apo edhe ne ambient te jashtem-natyre dhe analizoni cdo gje ne detaje. Nese arrini ne perfundimin se nga e gjithe kjo histori ju jeni goditur pas shpine dhe keni humbur besimin ne miqte tuaj, eshte mire ta nxirrni gjithe kete situate mendore nga mendja juaj duke bere stervitje fizike. Vetem pasi te jeni qetesuar shpirterisht dhe fizikisht kthehuni perseri ne ate cep te qete ku ishit ne fillim, dhe analizoni edhe njehere situaten. C’fare do te kuptoni kesaj here? Pergjigja qe do te merrni do tju ndihmoje shume ne daten 1. Mbani veten perseri te shtruar ne datat 5 dhe 6. Ne datat 12 dhe 13 do te ndiheni me te vertete gati per te fluturuar, kjo fale mundesive tuaja te perqendrimit dhe fokusimit ne gjerat qe kane rendesi me shume. Ju do te ndodheni ne nje faze terheqese dhe energjike ne datat 18 dhe 19. Vishni kostumin tuaj te preferuar dhe flirtoni. Ju do te jeni gati te provoni dicka pertej shijeve tuaja te zakoneshme, por hej.., ndonjehere edhe e jashtezakoneshmja duhet provuar. Beni kujdes ne daten 23 te mos kaloni kufirin e te pelqyerit ne dashuri. Ne daten 28 tregohuni fanatik nese dicka e tille ju shfaqet nga kjo aventure. Nese nuk kotrolloni ndjenjat tuaja, atehere shume shpejt do te gjendeni ne nje drame pa fund.

Romanca eshte ne mendjen tuaj ne daten 1. Gjithashtu edhe ne daten 2 do te keni akoma mendime per romancen dhe jeten tuaj personale. C’fare do te thote kjo gje? Ndoshta do te thote qe, thjesht, ju jeni gati per nje hap te tille, per nje veprim te tille te quajtur romance. Vishni dicka qe ju tregon sa serioz aq edhe sportiv, ndryshoni moden e flokeve, buzeqeshni, buzeqeshni dhe vetem buzeqeshni dhe hapini deren romances dhe flirtimit. Dikush qe ju nuk e njihni do te terhiqet shume seksualisht nga stili juaj i ri. Ne datat 5 dhe 6 beni kujdes ta njihni mire kete person perpara se te bini ne dashuri me te. Sigurisht kur t'ju mbushet mendja, ju mund te bini pak ne dashuri, por mos u nxitoni shume te mendoni me zemer perpara se te mendoni me mendje. Ne daten 10 duhet te jeni shume i perqendruar ne pune, ne fakt qendroni i fokusuar ne pergjithesi ne kete dite - dikush, diku,  ju shikon me xhelozi dhe mund te krijoje situata jo te kendeshme per ju. Ne daten 15 cdo gje do te kete vetem nje emer te perbashket. -- Party!!! Jepini vetes tuaj gjithe meritat qe meritoni ne datat 20 dhe 21. Mbi te gjitha, ju e meritoni te falenderoheni per punen e bere. Nje leter apo mesazh dashurije do t'ju shtoje buzeqeshjen ne daten 26. Mos e merrni shume seriozisht diten ne daten 30. Qendroni i mbyllur tani qe te perfitoni me vone.

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (5 postuar)

avatar
besarta 18 April, 2009 02:46:53
ju lutem horoskopi per akrepin te ma qitniok
avatar
arian 24 April, 2009 10:50:57
hmmm me vjen keq mirpo azgje e vertet sme ka ndodhur nga kjo qe shkruan :(
avatar
jeton dreshaj 28 April, 2009 09:06:44
ju lutem te me pergjigjeni per shenjejn e peshqve te di me zgjanimisht lidhur me peshqit un kam lind me 15.03.1982.deshiroj te di si parashihen rreth peshqve ne te ardhmen
avatar
zana krasniqi 15 June, 2009 11:07:01
me shruni per virgjireshen per mujin korrik se qa do tme ndodh qfar te ardhme kam
qa do te ndpdh memu ju lutem ma shpejt ok flm per mirkuptim zana 15 09 1988
avatar
bujar rexhepi 14 December, 2009 09:31:56
cka do me ndodhe ne kete muaj
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.86