Horoskopi per muajin NENTOR 2010

Font size: Decrease font Enlarge font

Hyrja e Marsit në shenjën tuaj, ju sjellë anën e besueshme mashkullore në ju, në ballë të lëvizjeve tuaja, e cila do t'ju udhëheq. Pra lëvizni me të. Ka ardhur koha që nga gjendja si murg (eshë) i/e vetmuar të zbrisni nga shpella juaj që ndodhet në mal, dhe të vendoseni në një jetë ku ekzistojnë maredheniet.

Nëse angazhoheni në ndonjë grup tani, dhe jeni të vullnetshëm që ta merrni përgjegjësinë, medimet tuaja do të jene edhe më te forta dhe gjithashtu më te kristalizuara. Por mbani mend që të jeni të vetëdijshëm kur janë në pyetje kurthet e egos suaj të lidhura me fuqinë, dhe vazhdoni të ecni para duke ia lejuar meditimit që t'i këpusë rrënjët e mendjes dëshiruese dhe ëndërrimtare.

Meditoni disa çaste në ditë duke i vështruar si një vështrues pasiv mendimet e juaja, ashtu si do të vështronit një film dhe do të kuptoni se çka duhet bërë. Nëse e bëni këtë, do të mësoni se çka duhet bërë. Është koha ta njihni veten tuaj të vërtetë dhe të përshëndeteni njëherë e përgjithmonë me ëndërrat tuaja paksa naive dhe të pabaza.

Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm se sa energji keni në dispozicionin tuaj.Mistikët krahasojnë burimet e fjetura të energjisë së universit tonë të brendshëm me shkëlqimin e mijëra yjeve eksplodues. Kjo energji e shprehur me vetedije mediatative, gjithnjë është shumë më kreative se sa destruktive. Varet nga ajo se ku e drejtoni. Megjithatë ajo nuk do t'ju djeg ju ose ata qe doni.

Ju keni shumë Miqte të mire, por edhe ju vet jeni mik i mire. Gjithesesi, ju duhet të mësoheni që të thuani "PO" më shpesh. Kjo është pak e vështirë për ju. Mirëpo, mendoni se mund te shtyheni qe te beni gjera te reja te cilat sdo ti kishit menduar me pare. Ose mund të zhyteni aq thellë në baltë sa që të dëshironi me dëshirë të zjarrtë të dilni atëherë kur është vonë, sepse nuk kerkuat ndihme.

Pra mësohuni që sa më shpesh të thuani "PO". Ndaluni për një caste dhe pyeteni veten pse refuzoni njerëzit tjerë. A trembeni se mund te beheni te varur prej tyre?

Mirëpo nga dita në ditë ndjenja e juaj për individualitet bëhet gjithnë më e forte, dhe gjithnjë ndiheni më të lire që të vendosni se do të pranoni diçka apo do të refuzoni. Jeni në gjendje që të mbijetoni edhe t'i dilni në skaj disa punëve edhe vetëm por jo te gjithave. Meditimi mund t'ju fuqizojë juve që të gjeni veten tuaj të vërtetë

Si Gafore ju i adhuroni nxitjet e aventurës, dhe jeni të tërhequr që ta përjetoni atë. Ju , posi një gjurmues, ju kalon vala e madhe e energjisë, e cila ju lejon të gufoni dhe të riteni në të. Sido që të jetë, Venera në shenjën tuaj, pasksa jua lëkund bazamentin nën këmbët tuaja, dhe kështu ndodh që kohë pas kohe të zhyteni në ujëra të thella.

Dashuria, që për një aventuriere si Gaforja shpesh është aq e frikshme sa dhe e mënjanuar, megjithatë ndodhet në rend dite të agjendës suaj.  Ndoshta do të bini në dashuri me dike të ri, ose madje mund ta hapni zëmrën më tepër atij personi aq special në jetën tuaj dhe me këtë t'i prekni thellësitë e reja e po ashtu edhe t'i arrini lartësitë që gjithashtu janë të reja për ju.

Dashuria është rrezikim përfundimtar. Ajo mund t'ju lëkund, t'ju dridhë dhe t'ju bëjë që të ndiheni edhe më shumë të gjallë në çastet e rezikut të madhë. Prandaj jeni gati, kur e zhytni kokën në oqeanin e dashurisë, duke e humbur veten plotësishtë në të, mbase atëherë mund ta gjeni veten në mëshirën e fatit, të bartur nga valet e jetës

Si Gafore ju i adhuroni nxitjet e aventurës, dhe jeni të tërhequr që ta përjetoni atë. Ju , posi një gjurmues, ju kalon vala e madhe e energjisë, e cila ju lejon të gufoni dhe të riteni në të. Sido që të jetë, Venera në shenjën tuaj, pasksa jua lëkund bazamentin nën këmbët tuaja, dhe kështu ndodh që kohë pas kohe të zhyteni në ujëra të thella.

Dashuria, që për një aventuriere si Gaforja shpesh është aq e frikshme sa dhe e mënjanuar, megjithatë ndodhet në rend dite të agjendës suaj. Ndoshta do të bini në dashuri me dike të ri, ose madje mund ta hapni zëmrën më tepër atij personi aq special në jetën tuaj dhe me këtë t'i prekni thellësitë e reja e po ashtu edhe t'i arrini lartësitë që gjithashtu janë të reja për ju.

Dashuria është rrezikim përfundimtar. Ajo mund t'ju lëkund, t'ju dridhë dhe t'ju bëjë që të ndiheni edhe më shumë të gjallë në çastet e rezikut të madhë. Prandaj jeni gati, kur e zhytni kokën në oqeanin e dashurisë, duke e humbur veten plotësishtë në të, mbase atëherë mund ta gjeni veten në mëshirën e fatit, të bartur nga valet e jetës.

Duke ecur nëpër një rruge të ngushtë mes majave të kreativitetit dhe greminës së shkaterimit, ju njiheni me fuqitë tuaja qoftë për të shëruar, qoftë per te shkatërruar. Dragoi i dëshirave tuaja të pabaza, ju ka paralizuar dhe nuk ju lejon ti shikoni gjerat nga disa kendveshtrime. Kjo ndodhë vetëm atëherë kur seksi, tërbimi apo xhelozia ju gllaberojne dhe ju bëjnë të ndiheni keq.

Por nëse në vend që të mundoheni t'i kontrolloni, ju gjeni rrugdaljen kreative për ato forca të vjetra titanike, ju do të qendroni ne krahe te nje Luani te Arte.
Energjia është kënaqësi kur ajo është dashuri dhe dritë. Por urrejtja dhe errësira janë poashtu pjesë të skenës njerëzore. Patjetër ato janë prezente ashtu siq ne endemi nëpër këtë botë në drejtim të bukurisë më të madhe dhe ekstazës më të madhe.

Këtë muaj hapni sytë kur duhet të përdorni fuqinë tuaj verbale për të detyruar të tjerët që t'i nënshtrohen vullnetit tuaj. Jeni xhentil, të kujdesshëm dhe të arsyeshëm, por në dorëzën tuaj të butë, ndodhet një grusht i forte i çaliktë dhe ju këtë e dini shumë mire.

Prandaj mbani mend se puna ne grup është synimi, dhe jo diktatura, provoni të diskutoni. Njerëzit do te jenë të binden me teper kur ju i nxisni me entuziazëm drejt qëllimet tuaja. Por nëse qëndroni dorë hekurt, vetëm se do ta izoloni veten.

Izolimi ka një tingull shume me te keq per Vrigjereshen. Sidoqoftë, ju mund te zbuloni se ju poashtu mund të ndiheni mirë, kur jeni të vetëm. Dhe nëse e përdorni vetminë për t'u thelluar më shume në meditim, do të zbuloni se burimi i lumturisë nuk është tek të tjerët por që gjendet Brenda jush.

Dhe atëherë kur te kuptoni kete, pakufishmëria e haresë dhe lumturisë do zgjerohet para syve tuaj.

Qellimi juaj per kete muaj është të kuptoni se si mendja së bashku me qëndrimin e saj të ngjyrosur dhe të ngurtësuar, ndikon në disponimin tuaj.

Këtë muaj, obligimet familjare apo presioni në punë mund të shkaktojnë të ndiheni depresiv, mirëpo kjo varet nga ju. Pra depresioni do të vije nëse ju e lejoni. Ajo mund të shfaqet në jetën tuaj private si kufizim financiar apo emocinal, dhe rrethanat në punën tuaj do t'ju bëjnë pak obsesiv.

Mirëpo problem në të vërtet janë gjithnjë mendimet tona se sa vete situata. Nëse munde të veshtroni mendimet tuaja, atëherë ato menjëherë fillojnë ta humbin fuqinë e tyre mbi ju. Kjo jetë ndodh për të mësuar se si ta lidhni deven tuaj, pa e lidhur veten tuaj në të njëjtën kohë.

Vlerësoni efektin thelbësor të të vepriuarit në rutinën ditore. Dhe kënaqësia juaj do të jetë mirënjohje për dhuratat dhe shpërblimet e çastit që ofron jeta.

Detyrimi dhe kontrolli janë tema të Plutonit dhe Saturnit. Këto planete ju nxisin në javën e tretë të këtij muaji.  Nëse ndiheni nën ndikim të fuqisë ose presionit të dikuj, apo si i burgosur i rrethanave, mbaje mend se gjithnjë ai që na burgos është mendja e jonë, dera e mbyllur në jetën tuaj është vet koka juaj.

Mund të jetë ndoshta bindja e krijuar kohë më pare ajo që ju shtrëngon si një pallto e ngushtë. Prandaj gjurmoni për çelësin e deres dhe shlirojeni mendjen.  Çdo vendosje e vetes suaj më poshtë dhe më ultë do t'ua zhduke shkëlqimin. Prandaj kujdes nga menyra se si do ta matni veten dhe ta krahasoni me të tjerët.

Në njëfarë mënyre e kuptoni tepër seriozisht veten, në anën tjetër ndjeheni se të tjerët nuk ju marrin aq seriozisht. Mësoni të qesheni me veten dhe tregoni vetes ndonjë shaka të mire.

 

Zemra juaj është duke u trazuar me dashurinë që ka, por ende nuk dëgjohet asnjë tingull i këngës suaj. Thellë në brendesine tuaj, ju vereni një heshtje, në qetësi. Është kjo kohë e emocioneve të fuqishme me hënën e plotë në shenjën tuaj? Prandaj mundohuni ta gjeni tingullin që do t'i shpreh ndjenjat tuaja, dhe ndajeni gjithë dashurinë tuaj që derdhet nga zemra e juaj me atë person aq të veçant për ju.

Hëna e plotë në shenjën tuaj, tregon mundësinë që ju u është ofruar për t'u zgjuar. Është njesoje sikur kur jeni të përgjumur natën, dhe befas hapni sytë dhe vëreni hënën që ndriçon përtej dritares së dhomës suaj. Ju e keni ditur se ajo ka qenë aty gjatë gjithë kohës, por ishit të verbuar nga gjumi, dhe e shihnit vetëm anën e saj të errët.

Prandaj keni rast të shikoni me dritën e pastër të hënës dhe t'i hidhni gjitha ato dëshira dhe shpresa që ju krijuan vuajtje në të kaluarën. Çudia për të cilën ju shpresoni mund të ndodh vetvetiu. E vetmja gjë që ju nevojitet tashme është të zgjoheni dhe të festoni festën e dritës.

Pasurimi i zemrës është tema e juaj për këtë muaj. Nëse në të kaluarën qëllimi juaj ka qenë të ndani veten tuaj nga përhapja e ndikimit tuaj kundrejt te tjerëve, tashme është koha për perqendrim. Kete muaj mendja juaj ska per te qene e qarte. Prandaj largohuni nga koka dhe notoni në zemrën tuaj. Kur ne të kemi rast ta duam dike vërtet, jeta jonë bëhet e fokusuar dhe e lumtur.

Dhe nëse e lejoni që dashuria t'ju udhëheq, ndoshta mund të zbuloni derën drejt zemres suaj që mund t'ju shpie nëpër labirinthin e brendisë suaj ku edhe më tej keni mundësi të zbuloni. Dorë për dore me dashurinë tuaj mund të arrini gjer te dhoma e fshehtë në qendër të piramidës.

Aty mund të dëgjohet e rrahura e zemrës së përjetësisë. Prandaj zbraze zemrën në një rahje, që rrjedha e dashurisë ta perfshije një person të vetëm. Kjo s'ka të bëj aq shumë me njeriun e zemrës suaj sa ka të bëjë me transformimin tuaj.

Me planetin tuaj në Ujor, këtë muaj ju mund të dëshironi të dërgoni valet e shpirtit tuaj në drejtim të qiellit të hapur. Por detyrat dhe obligimet ju mbajnë poshtë, dhe duket se e bllokojnë shtrirjen dhe lirinë tuaj. Mund të ndodh t'ju kap ndonjë rrymë e frustrimit tuaj ndaj ndonjë personi të caktuar, prezenca e të cilit në jetën tuaj duket se ju limiton, dhe kjo mund të prishe lidhjen tuaj.

Nëse ndiheni të mashtruar nga dredhitë, mos i fajësoni të tjerët, por merreni përgjegjësinë në dorën tuaj për ta përmërsuar situatën. Pjesa e dytë e muajit ju jep rast të volitshëm që të zgjedhni mënyrën e lakmueshme të tërheqjes nga loja. Çastet e kohës kualitative që mund t'i kaloni me veten tuaj, do të lirojnë një energji shëruese e cila do t'ju sjellë harmoni dhe lehtësim.

Ndërkohë lumi do të rrjedh dhe balta do të zhduket, prandaj thjesht prit dhe vështro. Dhe ashtu siç jeni edhe vet dëshmitarë se vetëdija ju zgjerohet, atëherë do të keni mundësi që jetën ta keni më të pasur.

Këtë muaj ju jeni të personifikuar me një vrapues të vetmuar të distancave të largëta, duke kaluar nëpër terren të vështirë dhe atë në mbrëmje.

Ashtu sic kaloni zhurmshëm me gjithë shpejtësinë tuaj në errësirë, ju kapërceni me intuitë përtej gardhit me tela gjemborë të fshehur duke vendosur këmbët që t'i shmangeni gropave dhe pengesave tjera. Me intuitën tuaj që ju udhëheq, dhe duke mbetur në qendër dhe të vetëdijshëm, nuk do të shkelni në dërrasë të kalbur. Vetëm kur hezitoni sepse dyshoni në vete, ju mund të pengoheni.

Këtu kemi të bëjmë me zërin tuaj të brendshëm që ju mbanë në orientim. Rruga dhe jo perfundimi është ajo me çka kemi të bëjmë.

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
edonna 19 November, 2010 09:10:13
per mendimin tim nuk esht aspak i sakt ky horoskop bile as 1%e leje ma shum une jom binjake por per shenjen time as pak sja ka qelluar sidoqoft ju pershendes.....
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00