FMN: Evropa Lindore, më e prekura nga kriza

Font size: Decrease font Enlarge font
image Harta e Europes Lindore

Evropa Qendrore dhe Lindore do të vuajnë veçanërisht rëndë nga kriza financiare botërore, për shkak të varësisë së tyre nga financimet që më herët i kanë ardhur nga Evropa Perëndimore, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar pas një studimi të kryer së fundmi.

Rritja ekonomike në këto vende gjatë viteve të fundit është furnizuar nga kreditë që u kanë shkuar nga fqinjët e tyre të pasur të Evropës Perëndimore, por aktualisht, këta fqinjë po kërkojnë të mbajnë paratë për vete dhe vendet e Lindjes kanë vështirësi të theksuara për rifinancimin e borxheve të veta, - thuhet në raport.

Megjithëse Shqipëria është një vend më pak i zhvilluar sesa fqinjët e vet të Evropës Lindore dhe varet më pak nga financat e fqinjëve, sërish edhe këtu është ndjerë mungesa e ofertës për borxh. Në ankandet e bonove të thesarit, oferta ka qenë shumë më pak sesa kërkesa për shumë muaj me radhë, gjë që ka detyruar Bankën e Shqipërisë të blejë borxhin e qeverisë. Nga ana tjetër, Ministria e Financave nuk arriti të marrë një kredi prej 250-300 milionë eurosh nga banka të huaja, për shkak se asnjë bankë nuk ofroi shumën e plotë.

"Në Evropën Lindore, shumë banka mund të tërheqin një pjesë të investimeve të tyre në titujt e borxheve që do të maturohen gjatë këtij viti dhe mund të krijohet një vakum parash prej 360 miliardë dollarësh", - thotë FMN.

Vende si Shqipëria janë nën varësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për rifinancimin e borxheve të veta, por edhe për shkak remitancave. Polonia, Rumania dhe Shqipëria pritet të përballen këtë vit me kthim të një pjese të konsiderueshme të emigrantëve të vet në shtëpi, pasi të kenë humbur vendet e punës në Evropën Perëndimore. Për pasojë, përveç rënies së remitancave, do të shfaqet edhe rritja e numrit të punëkërkuesve. Gj. Erebara



Buxheti 2008

Të dhënat në miliardë euro

Zëri Plani Fakti Dif
Të ardhura 2.47 2.36 -0.11
Shpenzime 2.93 2.85 -0.15
Deficiti -0.46 -0.49 +0.03

 

Burimi Informativ:  SHQIP

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (7 postuar)

avatar
bertina 06 May, 2010 03:42:53
harta eshte e shtrejt per te gjith harta eshte simboli i shqiperis
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
visar 02 April, 2011 11:24:39
pse mor ende me kto harta te cilat nuk jan te definuara ne menyr te drejt ende dhe pas pavardimit te 2 shtetev ne ballkan dhe ende sesht ber ndarja e tyre ne harta ok faliminderit
avatar
essa 21 November, 2011 01:57:15
o shqip ne harte eshte kosova po ndoshta ti nuk e sheh
eshte i vogel por i embel
avatar
agushi 18 June, 2011 06:38:48
mungon ne hart Kosova oj shqipe
avatar
arbenita 22 September, 2012 03:58:22
kosovaa me e miri vend skaa maa mirr se ne kosovv :D

edhe hartaa ma e mirr e kosovess see e qetynee shtetev tjera palilljee :):S
avatar
arbenita 22 September, 2012 03:59:36
kosova me i miri vendd skaa ma mir se ne kosovv se ajo asht vendlindja imee :(
avatar
edina 14 October, 2012 04:14:13
e mire mua me pelqen shum sepse nga kjo mund te mesojme edhe me shumm megjithat nuk eshte ma e mir se kosova por edhe kosova nuk ka ata qe na nevojiten
total: 6 | displaying: 1 - 6

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.11