Agim Çeku arrestohet në Bullgari, prokurori: 72 orë për të vendosur

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Prokurorët bullgarë deklaruan sot se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, do të qëndrojë në paraburgim për 72 orë në Bullgari, përpara se Sofja të vendosë për ekstradimin apo lirimin e tij.

Agim Çeku u arrestua mbrëmë nga autoritetet bullgare në vendkalimin kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë, i lëshuar në vitin 2002.

Sofja është në pritje të dokumenteve nga Interpoli dhe brenda dy ditësh do të vendosë lidhur me procedurat e ardhshme, deklaroi kryeprokurori bullgar Boris Velchev, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve "BTA".

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Interpolit dhe vendeve të tjera që të mos marrin parasysh kërkesat e Serbisë për arrestimin e Çekut apo liderëve të tjerë.

Çeku ishte i ftuar në Bullgari nga ish-ministri i Jashtëm Solomon Passy, i cili tha për median lokale se ish-kryeministri Çeku ishte angazhuar në një iniciativë që synon të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Kjo është hera e katërt që ish-kryeministri kosovar arrestohet, por autoritetet e Sllovenisë dhe Hungarisë nuk e kanë ekstraduar pranë autoriteteve të Beogradit.

Muajin e kaluar, Çeku u largua nga Kolumbia pas një urdhëri të agjencisë kolumbiane të sigurisë. Me mbështetjen e vendeve perëndimore, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe deri tani është njohur nga 60 vende, përfshi edhe Bullgarinë.


Kosova e vazhdon te kundërshtoje përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.

Beogradi e akuzon zotin Çeku për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Burimi informativ / Shekulli

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.