Moska: Do të reagojmë ndaj dislokimit amerikan të armëve të rënda në Evropën Lindore

Font size: Decrease font Enlarge font
image

MOSKË- Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë armë të rënda në vendet balltike dhe në Evropën Lindore, atëherë edhe Moska do të rritë praninë e trupave dhe pajisjeve të saj ushtarake në zonën perëndimore, deklaroi sot gjenerali rus, Juri Jakubov, shef i Departamentit të Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov nuk ka bërë ende komente për këtë çështje. SHBA-ja po përgatitet të dislokojë tanke, makina luftarake dhe armë të tjera të rënda në vendet e Balltikut dhe të Evropës Lindore për shkak të një agresioni të mundshëm rus, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

“Nëse plani miratohet, atëherë kjo do të jetë hera e parë që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë që SHBA-ja dislokon pajisje ushtarake në vendet anëtare të NATO-s”, thekson gazeta.

“Pajisjet ushtarake që do të dërgohen janë të mjaftueshme për 5 000 trupa”, shton një raport i cituar nga kjo gazetë. “Propozimi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes duhet të nënshkruhet nga sekretari Ash Carter dhe nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se propozimi pritet të miratohet në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Bruksel”, tha “New York Times”.

 

Burimi Informativ: BalkanWeb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0