Turqia rrëzon një avion ushtarak rus: Shkeli hapësirën ajrore. Putin: Thikë pas shpine, pasoja serioze

Font size: Decrease font Enlarge font
image

*Kremlini: Avioni nuk ka shkelur hapesiren ajrore turke, do kryejme verifikime *Dy pilotet hidhen me parashuta, njeri kapet nga rebelet siriane, rebelet publikojne video

TURQI- Turqia njofton se ka rrëzuar sot një avion që ka shkelur hapësirën e saj ajrore, në kufi me Sirinë. Lajmi është bërë i ditur për mediat e huaja, të cilat citojnë burime të ushtrisë turke. Bëhet me dije se avioni i përkiste Rusisë dhe ishte avion ushtarak, një Sukhoi Su-24, që u qëllua nga avionët turq F-16 mëngjesin e së martës.

Para se të vihej në shënjestër mësohet se avioni është paralajmëruar. Për këtë rast kryeministri turk ka kërkuar konsultime me NATO dhe OKB. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar dhe Kremlini zyrtar, duke e cilësuar rrëzimin e avionit ushtarak rus nga ushtria turke si një incident shumë serioz. “Kemi të bëjmë me një incident shumë serioz, edhe pse është shumë herët për të nxjerrë konkluzione”.

Ndërkaq Ankaraja sqaron se e kishin paralajmëruar 10 herë para se të qëllonim avionin. Nga ana e saj Rusia ka mohuar pretendimin se avioni shkeli hapsirën ajrore turke, duke theksuar se avioni është rrëzuar në hapësirën ajrore siriane. Rusia thotë se avioni i tyre nuk është qëlluar nga ajri, por nga toka. Pamjet e rrëzimit të avionit janë publikuar nga mediat ruse. Ato tregojnë pilotët duke u katapultuar dhe më pas teksa hapen parashutat. Njëri nga pilotët është kapur nga rebelët sirianë, tjetru rezulton i vdekur. Sipas faqes së internetit Sabah, urdhëri per rrëzimin e avionit ushtarak në kufirin me Sirinë, sipas rregullave të angazhimit të ushtrisë, ka ardhur nga kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i informuar për shkeljen e hapësirës ajrore nga Shefi i Shtabit, Hulusi Akar. Muajin e kaluar, avionët turq kanë rrëzuar edhe një dron të paidentifikuar, i cili po ashtu ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

PUTIN: THIKË PAS SHPINE, PASOJA SERIOZE NË MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE Presidenti Vladimir Putin e ka cilësuar një thikë pas shpine, rrëzimin e avionit ushtarak rus, ndërsa tha se ai është goditur në territorin sirian 4 km larg kufirit turk. Sipas Putin, avioni është goditur me raketë në një kohë që nuk kërcënonte aspak territorin turk. Kreu i Kremlinit paralajmëroi pasoja serioze në marrëdhëniet Rusi-Turqi.

PAMJET E PILOTIT TE VDEKUR NE DUART E SIRIANEVE Nderkohe mediat kane sjelle dhe vidon qe kane publikuar rebelet siriane te kapjes se nje prej piloteve ruse pak pasi u hodh me parashute nga avioni rus. Rebelet teksa ekspozojne pilotin e vdekur, therrasin ‘Allahu Ekber’

RRËZIMI I AVIONIT RUS, NATO MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME NË BRUKSEL Pas rrëzimit të avionit ushtarak rus, nga forcat ushtarake turke, NATO pritet të zhvillojë një mbledhje urgjente sot të Bruksel. Mbledhja e jashtëzakonshme është kërkuar nga Turqia. Sipas Ankarasë zyrtare avioni rus është rrëzuar pasi është paralajmëruar 10 herë se kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Ndërsa Kremlini mohoi këto zëra, duke theksuar se avioni u godit në tokën Siriane. Moska nga ana e saj e cilësoi këtë një incident të rëndë.

Burimi Informativ: BalkanWeb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0