Investigimi i “Canal+”, kallashnikovët shqiptarë në Francë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Televizioni francez “Canal+” ka zhvilluar një investigim special për të zbuluar se si trafikohen kallashnikovët nga Shqipëria në Francë, ku siç thuhet janë përdorur në sulme të tilla si ato kundër “Charlie Hebdosë” apo masakrave të 13 nëntorit.

“Dikur përdoreshin në fushat e betejës, por përdorimi i tyre i lehtë që mundëson shkaktimin e një masakre të vërtetë pa ndonjë trajnim të veçantë ushtarak ka bërë që kallashnikovët të kthehen në armën e preferuar të xhihadistëve. Këto lloj armësh qarkullojne sot në një numër të madh në Europë”, thotë gazetarja Vanina Canban, e cila ka realizuar investigimin e quajtur “Rruga e kallashnikovëve”.

Gazetarja e ka nisur hetimin e saj në prill të 2014-s. Ajo ka ardhur në Shqipëri ku ka takuar trafikantë që shesin armë dhe persona që i transportojnë ato drejt vendeve perëndimore. Gazetarja e “Canal+”, pyet njërin prej tyre nëse është i vetëdijshëm që armët e trafikuara marrin jetë njerëzish, dhe ai i përgjigjet se e gjitha kjo është vetëm një biznes.  

Ajo ndjek një pjesë të rrugës që përshkojnë kallashnikovët, madje në një moment i kërkohet të zbresë nga automjeti për të shmangur ndonjë arrestim të mundshëm. Dokumentari tregon gjithashtu edhe vendet ku fshihen armët gjatë transportit me makinë. Canban interviston një person i cili thotë se mbledh armë dhe i shet ato jashtë vendit. Burri tregon se fiton deri në 25 mijë euro në vit me shitjen e tyre e megjithatë nuk e fsheh se ndihet i frikësuar për punën që bën.

 

Burimi Informativ: Top Channel

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.50