Bien ne pranga vellezerit qe vodhen 90 mije Euro

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Vëllezërit Taulant  dhe Alket Rrapaj kanë rënë në pranga të policisë pas zbatimit të operacionit të koduar me emrin “Dukasi”. Arrestimi i tyre u krye  në orën 19.30 të mbrëmjes se kaluar teksa dy vëllezërit sapo dolën nga një lokal i qytetit te Patosit.  Gjatë ushtrimit të kontrollit trupor dy vëllezërve Rrapaj u është gjetur sasia prej 70 mijë eurosh  që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Burimet policore fierake pohuan se pas një pune të specializuar e të zgjatur  është bërë e mundur që të identifikoheshin personat që kryen vjedhjen e shtetasit Avdul Velcani i cili sapo ishte kthyer nga Greqia ku punonte prej shumë vjetesh si emigrant me dokumenta të rregullta. Velcani kishte sjelle sasinë prej 90 mijë eurosh për të ndërtuar shtëpi pranë banesës  së babait të vet. Ai ishte larguar së bashku me gruan tek njerezit e gruas pasi kishte pak ditë që ishte kthyer  për të festuar pashkët. Kur u kthye në banesen e babait, Avduli nuk ka gjetur sasinë prej 90 mijë eurosh që kishte futur në sirtar.

 

Vjedhësit që banojnë në të njëjtën lagje të fshatit Dukas Breg janë dy vëllezërit Taulant dhe Alket Rrapaj përkatësisht 33 dhe 25 vjec. Ata së bashku me shumën e 90 mijë eurove kishin vjedhur dhe një sasi të konsiderushme bizhuterish të arta që gruaja e Avdulit kishte lënë në sirtar së bashku me sasinë e eurove. Burimet policore pohuan se shuma e gjetur në xhepat e xhupave të tyre prej 70 mijë eurosh  është sekuestruar në cilesinë  e provës materiale.             

Ata gjatë marrjes në pyetje  kanë pohuar se shumën tjetër prej 20 mijë eurosh e kishin përdorur për të larë disa borxhe që kishin pasur. Tek shtëpia që vodhën sasinë e eurove dy vëllezërit kishin shkuar me automjetin e tyre që është sekuestruar prej policisë.

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.75
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.