Bomb me telekomande ne Benz. Policia ne kerkim te autorit dhe motivit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Nje sasi eksplozivi me shperthim elektrik por edhe me telekomande nepermjet nje aparati telefoni cellular eshte zbuluar e vendosur nen sediljen e drejtuesit te nje automjeti tip benz me targa Fieri mbremjen e se henes ne oren 21 e 30 minuta. Ka qene vet drejtuesi i mjetit Edmond Licaj ai qe e ka zbuluar nderkohe qe ka qene duke ecur ne rrugen kryesore te qytetit (bulevardi Jakov Xoxa) vetem 100 metra large qendres se qytetit fare prane disa lokaleve qe ndodhen ne katet e para te pallateve pese katesh ne ane te rruges.

Menjehere pas marrjes vesh te ngjarjes policia eshte organizuar dhe ka thirrur specialistin perkates duke bere te mundur qe brenda harkut kohor te 60 minutave bomba me telekomande te c'aktivizohej dhe cdo gje te perfundonte per mbrekulli pa shkaktuar viktima. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne oren 21 e 30 minuta vetem 100 metra large qendres se qytetit prane disa lokaleve e banesave qe ndodhen ne pallate pese kateshe. Shtetasi Edmond Licaj 32 vjec sapo ka dale nga nje lokal dhe eshte futur ne automjetin e tij tip benz me targa FR 0214 C. Ai makinen e kishte lene me dere hapur. Sapo eshte futur ne automjet, sedilja e tij nuk ka qene ne rregull. Ai ka tentuar qe ta shtyje pas por ajo haste ne pengese, kane treguar per Fieri.com burime zyrtare te policise Fier. Fieri.com - Portali Fierak Online COPYRIGHT

Licaj ka ulur koken per te pare se cfare e pengonte sediljen qe nuk shtyhej pas. Ne keto momente ka pare nje pako poshte sediljes. Ai menjehere ka dale jashte makines dhe ka njoftuar policine. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes duke e rrethuar ate dhe duke evakuuar banoret dhe kalimtaret qe ndodheshin prane. Sipas burimeve zyrtare policore mesohet se poshte sediljes ndodhej nje sasi lende plastike 200 grameshe se bashku me ndezes me bateri si dhe me aparat telefoni cellular. Pas ardhjes se specialistit te demontimit ai ka bere te mundur caktivizimin e mines-bombe me telekomande.

Burimet zyrtare policore pohojne faktin se pjese nga mina me telekomande jane derguar per ekspertize ne laboratorin e kriminalistikes ne Tirane nga dhe ku do te dalin gjurmet qe do te percaktojne autoret, apo autorin e vendosjes se kesaj sasie lende plasese me telekomande si dhe motivin se per c'fare eshte vendosur kjo sasi lende plasese. Fatmiresisht nuk u aktivizua aparati celular pasi mund edhe te kishte pasur viktima, pohoi per Fieri.com burimi zyrtar policor. Gjithashtu Burimet policore pohuan faktin se Edmond Licaj punon ne nje laborator dental se bashku me kunatin e tij me shtetesi turke. Babai i Edmondit i ka dhene vajzen laborantit dental turk. Per momentin policia pohon se mund te jete motiv konkurenca, por do te jete ekspertiza qe do te kryhet ne Tirane qe do te percaktoje qarte motivin e vendosjes dhe autorin e saj mbyllen deklaraten e tyre burimet policore per Fieri.com.

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00