Mashtrohen nga punedhenesi dhe e denoncojne kete te fundit ne drejtorine e krimit ekonomik te komisariatit Fier

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Nje perfaqesi shoferash te firmes sllovene “Protans Albania”, firme e cila merret me punimet ne autostraden Levan- Vlore, i jane drejtuar qysh ne oret e para te mengjesit te 1 majit drejtorise se krimit ekonomik ne komisariatin e Fierit, per te denoncuar mashtrimin qe po u behet nga drejtuesit e firmes ne fjale.

Sipas vete punonjesve, te cilat jane me se shumti shofere, skavatorise e drejtus mjetesh te renda, jane shprehur se shume here kane kerkuar takim me drejtuesit e fiermes dhe sipermarresit, e nuk kane arritur te gjejne nje rruge te mesme per marrjen e pagave te prapambetura. Jane me shume se 114 shofera qe punojne per kete firme ne aksin rrugor Levan- Vlore, te cilet nuk jane paguar prej 4 mujsh, e qe nje fakt te tille e kane quajtur shkelje te te drejtave te tyre.

Vete punetoret jane shprehur se nese nuk meren masa sa me pare per likujdimin e parave te prapambetura do te bllokojne automjetet qe kane ne perdorim. “ Ka me shume se kater muaj qe nuk kemi marre pagat nga firma sllovene. Kemi ardhur per te denoncuar shkeljet qe po na behen ne drejtrine e krimit ekonomik, pasi nuk kemi arritur te gjejme dot nje rruge te mesme me drejtuesit e firmes. Disa here kemi kontaktuar me nje perfaqesues slloven, i cili eshte edhe personi qe merret me ecurine e punimeve ketu, dhe na ka premtuar shpesh here qe problemi do te marre zgjidhje. Por, edhe pse na thane qe problemi i pagave do te marr zgjidhje, asgje nuk eshte bere. Disa here na kane dhene nje pjese te pages, per te mbyllur gojen, por kete nuk e kane bere me te gjithe.

Na kane dhene nga 100 a 200 mije leke, e me pas kane rene ne heshtje. Por situaten e rendon me shume edhe fakti se sipermarresit kane shkelur edhe te gjtha pikat e nenshkruar ne kontrate. Te gjithe ne si punonjes kemi kontrata te rregullta me firmen sllovene, por kjo e fundit nuk na ka shlyer leket qe na detyrohet. E para ka tejkaluar afatet e percaktaur ne marreveshjen e nenshkuar mes paleve, e ndesa me e renda esthe se nuk ka bere asnje pagese, edhe per punetoret me te vjeter. Mendojme se kjo vjedhje nuk po na behet vetem ne, por edhe shtetit, ndaj dhe ky i fundit duhet te marre masa. Ne kete menyre nuk vazhdohet me, e ndaj vendosem te denonconim rastin ne komisariatin e Fierit. Te drejtat tona po shkelen, dhe rrugezgjidhje mbetet vetem denoncimi i rastit.”

Te indinjuar punonjesit kane qendruar prane komisariatit te Fierit derisa kane marre nje takim te drejtperdrejte me kreret e krimit ekonomik. Pas bisedes se bera me keta te fundit, perfaqesise se 114 punonjesve te prekur nga ky fenomen u eshte premtuar se tashme do te jete zyra e krimit ekonomik ajo qe do te merret me kete ceshtje duke ekzaminuar te gjitha levizjet e bera nga firma sllovene.

 

Fieri.com / Romelda Goga

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Enea 01 May, 2009 07:34:04
Ore po nuk eshte turp qe keta te Qarkut Fier ta lene ne kete gjendje fasaden e Drejtorise se Fierit? Duket Fieri si fshat i lashte.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00