Ne familjen Xhindi, reagojne familjaret
Tri jave pas vrasjes misterioze te deputetit socialist Fatmir Xhindi, familjaret e ketij te fundit kane vendosur te thyejne heshtjen. Ata kane bere te ditur sot se jane teper te indinjuar qe kjo ngjarje e rende ka kaluar ne heshtje si pa te keq nga shteti. Te irrituar ata kane akuzuar strukturat e policise dhe te prokurorise per paaftesi. Bashkeshortja e deputetit te ndjere Fatmir Xhindi, Xhemilja, ka deklaruar se se bashku me familjaret e tjere kerkojne zbardhjen sa me shpejt te kesaj ngjarjeje qe nga ana e tyre quhet zvarritje.
Ajo deklaroi gjithashtu se kane kaluar 18 dite, nga vrasja e te shoqit dhe ende nuk ka asnje piste apo te dyshuar rreth saj. “Nuk kam folur sepse nuk e kam pare te udhes. Kam patur besim tek organet kompetente, dhe ua kam lene ne doer atyre qe ta zgjdihin kete mister. Por po shoh sesi ka marre kjo rrjedhe e gjerave. Nje ngjarje kaq e rendesishme, qe nuk me le te fle naten, kalohet kaq lehte. Dua t’i kerkoje me ngulm drejtesise qe te zbardh ngjarjen sa me shpejt, pasi nuk mund te duroj dot me. Nuk mund te vazhdoje te heshte. Kam heshtur gjithe keto dite duke e besuar me te vertete zbardhjen e ngjarjes tek drejtesia dhe organet kompetente, por tani qe e shoh qe po kalohet si ngjarje e dores se dyte, nuk mund te hesht. Te kerkoje drejtesi kam te drejte. Kete te drejte ma jep te qenit grua e Fatmirit, te qenit nena e tre djemve qe kerkojne dhe presin me syte nga drejtesia dhe te qenit pjese e nje familjeje te ndershme qe ne asnje moment nuk i ka bere keq askujt.” - ka vijuar Xhemilja.
Ajo ka treguar gjithashtu ser nuk mund te mendoje dhe te gjej nje shkak rreth asaj qe ndodhi - “Nuk me ka ardhur asgje ne mendje, sepse sic e thashe nuk i kemi bere keq askujt. Me vjen keq qe keto dite nga organet kompetente nuk na eshte komunikuar asgje lidhur me shkaqet e ketij krimi. Prandaj kerkoj qe policia dhe prokuroria te punojne me pergjegjesi lidhur me kete ngjarje. Une nuk dua te aludoj, por nuk ka vlere kur behen kaq e kaq arrestime per vepra penale te dores se dyte, sic jane vjedhjet dhe nuk vihet pika mbi “i” per kete vrasje. Kerkoj te di arsyen perse ndodhi kjo gjeme ne shtepine time dhe pastaj gjetjen e autorit”
Nder te tjera familjaret i kane derguar nje leter te gjithe krereve te shtetit te zbardhet ngjarja sa me shpejt. "Lidhur me te gjitha keto qe une dhe familjaret e mi, vellezerit dhe te afermit e burrit tim, i kemi konsideruar si padrejtesi, i kemi shkruar nje leter urgjente presidentit te republikes z. Bamir Topi, kryeministrit z. Sali Berisha dhe kryeparlamentares znj. Jozefina Topali. Ne kete leter ne u kerkojme krereve te shtetit te angazhohen per venien para drejtesise te autorit te ketij krimi. Presim reagimin e tyer”.
Edhe pse nuk flet shume, Xhemilja tregon se ne letren drejtuar krereve te shtetit u kane treguar se jane shtangur nga habia sesi kaq dite nuk ka patur asgej te re, madje as ne media, ndersa kane deklaruar se edhe nga policia dhe prokuroria nuk u jane ofruar detaje rreth te rejave apo hetimeve qe po behen. ”Ne keto kushte u themi se kjo eshte paaftesi e policise dhe prokurorise “ - mesohet te kene shkruar ne letren e derguar. Nderkaq i kontaktuar ne telefon vellai i deputetit Fatmir Xhindi, Iliri, ka treguar se jane te gjithe mese te fyer nga kjo ngjarje e pazbuluar. ”Nje vrasje qe ka viktime nje perfaqesues parlamenti dhe uniformat blu apo organi i akuzes nuk merr masa. Kerkojme reagimin e organeve kompetente dhe zbardhjen sa me shpejt te ngjarjes. I kemi te drejtuar syte dhe veshet nga drejtesia, per zbulimin e rrethanave, arsyes dhe autorit, prandaj kemi mbetur te befasuar nga kjo situate e pushtuar vetem nga heshtja “ - ka vijuar Iliri.
Deputeti i partise Socialiste Fatmir Xhindi u vra me 2 Maj prane baneses se tij ne qytezen e Roskovecit ne rrethin e Fierit. Sipas familjareve, tashme ka ardhur kohe qe te thyhet heshtja per te vetmen arsye, se per disa dite rresht, si politika ashtu edhe shteti e denuan ashper krimin e rende dhe garantuan zbardhje te shpejte te ngjarjes, por qe cdo gje sipas tyre mbeti ne kuadrin e fjaleve. Fatmir Xhindi ishte deputet prej tre legjislaturash ne zonen 68 ne Roskovec. Vetem pak dite pasi ndodhi ngjarja e rende, prokuroria lancoi shume pista hetimi, por deri tani asnjera prej tyre nuk u qendroi ne fuqi. Megjithese mes vuajtjesh per situaten e krijuar, Xhemilja nuk ka dashur te anashkaloj edhe zhvillimet politike, ku nje emocion te vecante ka patur shpallja si kadidat i PS i djalit te saj te madh, Anduel Xhindi.” Ndihem mire. Mire sespe endrra e Fatmirit per te kontribuar ne zhvillimin dhe demokratizimin e vendit, do te vazhdoj. Kjo me ben entuziaste. E shoh me optimizem kete dalje te emrit te Anduelit, si pjese e perfaqesimit te vlerave te familjes Xhindi. Jam e bindur qe edhe Fatmiri do jepte miratimin e tij …”
Fieri.com / Majlinda Rama























Komente (3 postuar):
Kur nuk kane per c'fare ta perdorin kete rast nuk duan as edhe te humbasin kohe, sidomos tani perpara zgjedhjeve.
Sa per kandidimin e djalit te te ndjerit, duke u munduar te mos ju lendoj shume por tju jape nje mendim gjakftohte, dua tju them se te qenit Deputet nuk eshte trashegimi, apo nder familjar, por eshte vite te tera pune, propogande, reputacioni pikerisht ato virtute qe i ndjeri Fatmir Xhindi dispononte. A i disponon keto gjera djali i te ndjerit? Kama frike se ai vete nuk e kishte ndermend te kandidonte per deputet kur kishte babane gjalle. E pra ky motiv i tanishem nuk eshte bindes.
Edhe njehere ky muhabet nuk eshte trashegimi!! Mendojeni mire mire dhe thelle kete vendim qe keni marre. Nderi i te ndjerit nuk vihet ne vend nga keto gjera por duke gjetur autorin e vrasjes dhe zbardhjen a arsyes se ketij krimi makaber.
Me respekt
Mentori
emigrant ne greqi
Une nuk jam dakort me parashkruesin vetem ne nje pike. Mendoj se vrasja eshte teresisht politike, ndaj shteti hesht, ndaj partite heshtin, Nuk iu intereson ne keto kohe zgjedhjesh. Sa per kandidimin e djalit te Xhindit, nuk e shoh te arsyeshme. Mos ndoshta duan "te zbusin" ose largojne vemendjen e familjareve nga ngjarja makabre?! Nuk e di por me kujtohet Fatmira Hajdari qe vetem pas vrasjes se te ndjerit Azem u be gjykatese. Nese i shoqi do te ishte gjalle, ajo shume shume vetem nje shtepiake do te ngelej. Mendoj qe djali i Fatmir Xhindit, eshte me shkolle, djale me seder dhe me kulture si i ati dhe nuk do te pajtohet me makinacione te tilla. Ai se bashku me fmailjen te kerkoje vrasesin, pastaj per deputet, pret koha.
Respekte
Tani me duket vertete kjo vrasje ka qene politike, por partive nuk ju intereson dhe mundohen ta marrin familjen e Xhindit me te mire duke i genjyer me luge bosh.
te gjithe e dime qe nuk do te votoje njeri per djalin e tij, sepse shqiptaret duan garanci dhe jo figura te panjohuara fare qe vijne si rjedhoje e mekanizmave te felliqura te partive ne fuqi
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!