Bie ne pranga perdhunuesi,vezhgues i PS
Një 35 vjecar banor i Velmishit që ka qënë person në kërkim pasi ka pasur një denancim kundër tij prej një bashkëfshatares së tij për përdhunim është vënë në pranga të policisë Fier në orën 18 e 30 minuta të pasdites së sotme. Ai është vënë nën pranga në kohën që ka shkuar në banesën e tij. Sipas burimeve kofidenciale policore mësohet se 35 vjecari që ishte në kërkim prej 3 muajsh ka qënë edhe vëzhgues në zgjedhjet për kandidatë për deputetë të parlamentit shqiptar me forcën politike të PS-së në ditën e votimit. Arrestimi i tij është bërë në kohën që ai sapo ishte futur në banesën e tij në fshatin Velmish të komunës Strum.
Burimet zyrtare të drejtorisë policisë qarkut Fier pohuan për median se ka vënë në pranga 35 vjecarin Agim Tabaku banor i fshatit Velmish të komunës Strum. Ai ka qënë person i shpallur në kërkim pasi në datën 30 mars të vitit 2009 ka përdhunuar shtetasen M GJ 36 vjecare, bashkëfshatare e tij.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 30 mars të këtij viti. M GJ ka qënë duke punuar në tokat e saj ndërkohë që andej ka shkuar edhe Agim Tabaku. Teksa ka qënë duke punuar në mesditë Agimi ka shkuar dhe ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të. Ka qënë 36 vjecarja e cila ka bërtitur dhe kanë ardhur disa bashkëfshatarë të saj që e kanë ndihmuar, ndërkohë që bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi. Pas marrjes vesh të ngjarjes nga tokat kanë shkuar edhe të afërm të Tabakut. Agimi, sipas burimeve policore, u ka pohuar se nuk ka kryer mardhenie seksuale me 36 vjecaren dhe se ajo pretendonte kot. Më pas ai është larguar nga vëndi i ngjarjes.
36 vjecarja pas ngjarjes ka kryer denoncim në polici të Fierit . Pasi ka kryer denoncimin ajo ka shkuar dhe tek mjeku ligjor i cili i ka dhënë dokumentin se mbi të ishte kryer mardhënie seksuale me dhunë. Pas dorëzimit të raportit mjeko ligjor në polici, kjo e fundit ka bërë edhe shpalljen e tij në kërkim.
Policia e Fierit, sektori i kerkimit të personave me precedentë penalë kishte marrë informacion se Agim Tabaku ndodhej në Shqipëri. Ai është ndeshur të dielën në një qëndër votimi në fshatin Velmish me një prej policëve i cili pasi e ka parë nuk i ka thënë gjë por ka kryer verifikimin me foton që mbante në xhep. Pasi ka kryer verifikimin ka parë që vëzhguesi i PS-së Agim Tabaku që njihet në këtë fshat dhe si ekstremist i majtë ishte larguar. Pas konsultimeve me eprorë të policisë agjentit të zbulimit të personave në kërkim i është thënë që të mbahet në mbikqyrje pasi është ditë votimi dhe të mos ketë debat por edhe të mos shfrytëzohet nga forca politike. Ndalimi i tij është bërë pasditen e sotme në kohën që ai ka hyrë në banesën e tij rreth orës 17 të pasdites së sotme.
Fieri.Com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!