'Shpërblehet' Krenar Ahmeti, shef komisariati në Rinas
Një javë pas incidentit të Krenar Ahmetit, në mitingun e opozitës përpara sheshit të kryeministrisë, ish- shefi i komisariatit të Policisë Rrugore, do kete shume shpejt nje post te rendesishem.
Burime të policisë së kryeqytetit të cilët kanë pohuar se komisar Ahmeti pritet të emërohet në krye të Komisariatit të Policië Kufitare të Rinasit, megjithese ka vetem pak muaj qe ndaj tij eshte marre masë disiplinore me ulje në detyrë.
Krerë të Policisë së kryeqytet si dhe të Drejtorisë Rajonale të Kufirit, kanë ngritur supet kur janë pyetur për këtë emërim të Ahmetit në krye të komisariatit të Policisë së Rinasit. Në të kundërt, lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë Policisë së Shtetit dhe asaj të kryeqytetit.
Krenar Ahmeti, është propozuar për t'u emëruar në krye të pikës më të rëndësishme të kalimit kufitar në vend, në komisariatin e Rinasit një javë pas spektaklit të dhënë në qendër të Tiranës, ku ai shfaqej me unifomën e policisë të zbërthyer dhe me pranga në duar i lidhur poshtë një kamioni te protestuesve te PS.
Ahmeti vetëm një muaj më parë me katër qershor, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 200 mije lekë të reja gjobë, i denuar per "kryerje të veprimeve arbitrare në bashkëpunim", për shkak të konfliktimit të tij me një prokurore të Krimeve të Rënda si dhe me bashkëshortin e saj avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë.
Për këtë vepër penale ai dhe dy ish- vartës të tij, u dënuan nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë duke u shpallur fajtorë, dhe duke u dënuar me nga 200 mijë lekë vetë Ahmeti, si dhe nga 100 mijë lekë dy policët e tjerë. Përveç kësaj mase dënimi, Ahmeti ka edhe dy masa disiplinore të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Pezullimi i parë i Ahmetit ka ndodhur në muajin janar të vitit të kaluar, pezullimi i dytë ndodhi në muajin janar të këtij viti, pas incidentit të tij me ekskortën e kryeministrit në rrugën "Bardhyl". Pak javë përpara këtij incidenti, automjeti i shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore që përdorej nga Ahmeti, u dogj në mënyrë të papritur përpara shtëpisë së tij në rrugën "Ali Visha". Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës, ka pezulluar dosjen për mos zbulim të autorit, pasi rasti që pas djegies së mjetit e deri më tani nuk ka pasur autorësi.
Në ditën e mbylljes së mitingut të opozitës Ahmeti, për të penguar përgatitjet e saj, u fut poshtë kamionit, për të bllokuar zbrazjen e materialeve që ndodheshin në kamion. Madje veç kësaj Ahmeti, bënte thirrje që të filmohej nga kamerat, me qëllim që të pasqyrohej fakti se çfarë ishte e detyruar të bënte policia për të penguar veprimet e paligjshme të opozitës.
Burimi informativ / Shekulli























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!