Terreni i Mallakastrës tërheq vëmendjen e kultivuesëve të hashashit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Policia brenda tre ditësh zbulon rastin e dytë të kultivimit në masë të canabissit në zonën e Mallakastrës.

Maskimi në zonat e thella si dhe largësia e vëmendjes së policisë ka bërë që kultivuesit e bimëve narkotike t’i drejtohen Mallakastrës për të "zhvilluar aktivitetin" e tyre. Kjo tregohet edhe me faktin se brenda tre ditësh agjentë të antidrogës kanë zbuluar dy parcela të mbjella me hashash, pikërisht në zonën e Mallakastrës. E përbashkta e të dy rasteve është se kultivimi i bimës narkotike cannabis sativa është realizuar në tokë publike, që i përket komunave ku dhe janë zbuluar.

 

Tre ditë më parë kanë qënë atë e bir, Novruz dhe ……..Çalaj, ata që janë vënë në pranga për prodhim bimësh narkotike. Pas më shumë se 20 ditësh survejim të dy këta persona policia i ka kapur në kushtet e flagrancës duke u kujdesur për parcelën që kishin krijuar me hashash. Kurse mbrëmjen e së premtes agjentët e seksionit të antidrogës në kuadër të fushatës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të planit të masave , gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Belagor të fshatit Drizar të komunës Kutë në rrethin e Mallakastrës është përballur me një tjetër parcelë me drogë.

 

Agjentët e anti drogës mësohet se kanë ushtruar kontroll në shumë kullota dhe sipërfaqe tokash dhe në brendësi të pyllit në fshatin Drizar, pyll i quajtur Maja e Shkallës kanë gjetur një parcelë të mbjellë në formë të rregullt me bimë të cilat kishin kërcell dhe gjethe të dhëmbëzuara me ngjyrë jeshile që ishin Canabis Sattiva. Bimët e gjetura ishin të një gjatësie nga 45 cm deri në 150 cm. sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se në këtë parcelë janë gjetur plot 231 rrënjë hashashi të cilat u prenë dhe i asgjësuan me zjarr në vendin e kultivuar. Policia deklaron gjithashtu se nga hetimet e para rezultoi se nuk ka ende një autor për kultivimin e kësaj parcele me hashash, megjithatë policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tyre. Policia ka ushtruar kontroll në banesat e zonës, si dhe ka marrë shumë persona në pyetje, por ende nuk ka një autor, ndërsa materialet e këtij rasti ja ka dërguar prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.

 

 

Burimi informativ / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.