Vdes 70 vjeçari. Bie në depresion pas largimit të djalit të vetëm ne emigracion.
Një 70 vjeçar nga fshati Kafaraj, komuna Frakull në rrethin e Fierit është vetëhelmuar me lëndë pesticide që përdoret për spërkatjen e hardhive. Vetëhelmimin i moshuari e ka kryer mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që vdekjen ai e ka gjetur orët e para të mëngjesit të së mërkurës në spitalin rajonal të Fierit.
Burimet zyrtare të policisë Fier bëjnë të ditur se Belul Troka, lindur e banues në Kafaraj të Fierit ka vdekur rreth orës 02:00 pas mesnate si shkak I një itoksikimi të fortë. Troka mësohet se pasditen e së martës ka marrë vendimin për t’u vetëhelmuar. Ndërsa djalin e vetëm e kishte emigrant dhe ndërsa bashkëshortja ishte e angazhuar me punët e shtëpisë, I moshuari Belul Troka, merr një sasi të lartë pesticidesh që e kishte blerë për dhjetra hardhi që kishte në baçe dhe pasi e përzien me ujë, e pi. Lenda pesticide ka dhënë efekt të menjëhershëm dhe ka bërë që 70 vjeçari të përfshihet menjëherë nga të vjellat dhe ulja e temperaturës.
Rreth 50 minuta më vonë pothuaj pa shenja jete, Belul Troka, është gjetur nga bashkëshortja e tij e cila e alarmuar ka kërkuar ndihëm e fqinjëve dhe të afërmëve. Belul Troka është transportuar për në spitalin e Fierit, ku mësohet zyrtarisht se megjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe nënështrimin e një lavazhi të stomakut, ka gjetur vdekjen disa orë më pas. Mjeku toksikolog nuk ka dhënë shpresa që në momentet e para të përballimit me rastin e vetëhelmimit, kjo për shkak të moshës së madhe të Belul Trokës , por edhe të sasisë së lartë të lëndës që ai kishte përdorur.
Shkak i marrjes së këtij vendimi konfirmohet se ka qënë gjendja depresive ku ai kishte rënë pas largimit në emigracion të djalit të vetëm që ai kishte. Mjekët dhe policia deklarojë se Belul Troka vuante prej vitesh edhe nga tensioni. Rastet e vetëhelmimit dhe të vetëvrasjeve në Fier janë kthyer tashmë në fenomen shqetësues dhe pothuaj të përditshëm.
Fieri.Com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!