Prangoset Hasani,i denuar me 25 vjet burg

Font size: Decrease font Enlarge font
image I arrestuari,Selami Hasani

Selami Hasani I dënuar në mungesë me 25 vjet burg është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Ai ishte kthyer në Shqipëri tre ditë para votimeve të 28 qershorit. Tentoi të ikte

Operacioni I koduar me emrin “Parukieri” që është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga forca të Drejtorisë së policisë qarkut Fier të mbështetuar edhe nga forcat speciale të RENEA-s kanë vënë në pranga të shumë kërkuarin Selami Hasani 43 vjeç , në banesën e tij në lagjen “1 Maj” kodër të qytetit Fier.Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë qarkut Fier të cilat pohuan se për një moment hasani ka tentuar që tu ikë policëve por kur është ndeshur me forca të shumta policore jashtë banesës së tij është dorëzuar. Policia I ka kapur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pistoleta njëra tip TT me gjashtë fishekë dhe tjetra Zastava me tetë fishekë. Selami hasani ishte dëenuar në mungesë nga  drejtësia shqiptare me 25 vjet burg për dy vrasje dhe dy plagosje të kryera këto në vitin 2002.

 

Si ndodhën vrasjet?

 

Në 25 mars të vitit 2002 selami Hasani kish marrë vesh se hasmi I tij Julian Isufi ( djali xhaxhait të Arben Isufir , Ben Qimja) po bënte xhiuro me një automjet foristradë së bashku me një shokun e vet. Ai tre ditë para kryerjes së vrasjeve kihs blerë një automjet tip Volzvagen  ngjyrë të bardhë me targa italiane tek një shtetas në  Visokë të mallakastrës. Paraditen e datës 25 mars ai e ndjek nga pas. Automjeti ku ndodheju Julian Isufi kun ë të ndodhej edhe shoku I tij Bledar Kastrati ka ndaluar para sheshit të valutës ku Juliani ka thirrur një kambist për të thyer valutë. Në këto momente Selami Hasani që ka qënë së bashku me Pëllumb Yzeirin dhe Kujtim Hasanbasha  kanë dnaluar automjetin volzvagen. Selamiu ka dalë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Nga të shtënat e kalalshnikovit kanë mbetur të vrarë Julian Isufi, Esat tare kambist dhe janë plagosur Bledar Kastrati ( ndodhej në makinë me Julianin) dhe Taip Sulaj kalimtar I rastësishëm. Më pas ata janë larguar nga vëndi I ngjarjes.

 

Si u largua Selamiu ndjekjes policore?

 

Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së policisë në kohën që ka ndodhur kjo ngjarje por edhe sot që u krye ndalimi I Hasanit mësohet se Selamiu pasi ka kryer vrasjet ka ikur me automjetin volzvagen duke ndjekur itinerarin  ish hoteli I turizmit duke dalë në unazën e qytetit. Më pas ka marrë unazën e qytetit duke dalënë kodrën në lagjen “1 Maj” por që nukka ndjekur aksin rrugor nacional Fier – ballsh por rugën rurale Plyk-Krapës-Lalar. Këtu ai ka shmangur p[ostbllokun policor që ndodhej në Qafën e lalarit. Më pas ka dalë në rrugën nacionale që të con për në ballsh porn ë vëndion e qujatur Ofiçina e Vjetër ai është kthyer duke shmangur postbllokun e dytë policore që ishte vetëm 500 metra mëtej tek vëndi Lajthitë e Visokës, dukemarrë rrugën rurale qëëe të çon në fshatin Drenovë. Në një grup nafte pas kodrës së Drenovës ,afër fshatit Klos ai ka braktisuar automjetin duke ecur në këmbë në Poçem kun ë rrugën tjetër rurale Vlorë – Poçem e ka pritur një automjet tip foristradë dhe e ka transportuar për në Vlorë. Nga ora dhjetë e mëngjesit që kreu vrasjen ,pohoi zyrtarishtë policia e fierti në orën 22 të po asaj dite Selami Hasani është ndodhur në Itali ku u ka telefonuar të afërmëve se mbërriti mirë. Policia e mallakastrës dy ditë pas ngjarjhes ka gjetur automjetin tip volzvagen ngjyrë të bardhë me targa italiane të braktisur dhe e sekuestroi në cvilësinë e provës materiale. Familjarët e hasanit asnjëherë nuk e pranuan se këtë vrasje e kereu Selami hasani dhe pohonin se ai nuk e ka bërë këtë vrasje, ai ndodhet në Itali dhe nuk është kthyer asnjëherë.

 

Gjyqet e vendimet e kthyera disa herë

 

Vrasjet që u akuzua salami Hasani ndodhën në 25mars të vitti 2002.ndaj tij filloi gjykimi në mungesë. Me vendim 205 në vitin 2004  gjykata e Fiereit e dënon me 25vjet burg. Ky vendim apelohet në gjykatën e Apelit Vlorë . Kjo gjykatë me vendim nr 194 datë 8 qershor 2005  lënë fuqi vendimin e gjykatës së Fierit.Përsëri ky vendim apelohet në gjykatën e lartë në Tiranë e cilame vendim 354 datë 7 qershor 2006 e pushon çështjen dhe e kthen për rigjykim në gjykatën e Apelit Vlorë. Kjo gjykatë pasi kryen rigjyukimin me nr 205 datë 2 prill 2008 lënë fuqi vendimin me 25vjet burg për Selami Hasanin.

 

Përse u kodua opoeracioni Parukieri ?

 

Burimet zyrtare të drejtorisë së policisë qarkut Fier pohuan për gazetën se operacioni u kodua me emrin “Parukieri”. I vendosëm këtë emër,pohoi një zyrtar I kësaj drejtori policie pasi aikihs kryer ndryshime. Në foton e vitit 2002 Selami Hasani ishte memjekër e flokë kap të gjatë. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm tre ditë para se të kryheëshin votimet për kuvendin e shqipërisë , në 25 Qershor. Ai nuk kish ardhur ende në banesën e tij në lagjne”1Maj” ose siç quhet ndryshe lagja kodër. Me të marrë informacionin ndërtuam aksionin.Burimi I informacionit pohoi se aikihs kryer ndryshime në paraqitje. Kish hequr mjekrrën dhe kokën e kish rujatur. Prandaj edhe e titulluam operacion parukieri. Dukë këkruar edhe ndihmën e forcave RENEA ndërtuam operacionin. Kryem disa rrethime . Rrethimi I vogël përrrethë banesës ,rrethimi I mesëm duke rrethuar disa shtëpi dhe rrethimi I madh duke rrethiuar lagjen,pohoi një burim zyrtar policor I fierit. Nga ana tjetër kihsim ngritur edhe postblloqe të shumtë policor  që ta kapnin nëqoftëse ai mund të arratisej. Sapo u futëm në banesë ai tentoi të largohej. Sapo doli nga banesa u ndesh me forca të shumta policie. Ndaloi dhe ngriti duart lartë ndërkohë që më parë hodhi dy pistoletat përtokë së bashkume karikatorët.

 

Buriemt zyrtare të drejtorisë së policisë qarkut Fier pohuan për gazetën se dy armëtezjarit I kishte në gjendje shumë të mirë, të vaisura. Një pistolertë ishte TT me 6 fishekë ndërsa tjetra ishte Zastava me tetë fishekë. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia pohoi se ai përveçsxe do të vuaj dënimin e marrë në mungesëme 25 vjet burg do të gjykohet edhe për armë mbajtje pa leje.

 

Si nisën hasmëritë mes Isufajt dhe Hasanëve?

 

Sipas burimeve zyrtare të policisë fier mësohet se dikur Arben Isufi ksa qënë pjesë e djemve që quhej “grupi i Selit”. Ky i fundit do të kthehej vite më vonë në një nga kundërshtarët më të egër dhe më të betuar të tij. Në mesin e viteve ‘90 në grupin e Selit do të nisnin dhe mosmarrëveshjet e para, të cilat më shumë se për arsye financiare flitet se u nxitën nga thashethemet që qarkullonin. Nga njëra anë Arben Isufi dhe në anën tjetër tre djem të fisit Koçia. Në këtë kohë Selami Hasani (Seli), i cili kishte një ndikim të fortë në grup, nuk u pozicionua, por në mënyrë të beftë vëllai i tij, Vladimiri, së bashku me disa përfaqësues të fisit Koçia, ekzekutuan në një bilardo fare pranë shtëpisë së Isufit të atin e tij, Enver Isufaj. I ati i Arbenit njihej si më i respektuari dhe më i kujdesshmi ndër vëllezërit e tij dhe shpeshherë kishte qenë vendimtar në mbylljen e ngatërresave të së kaluarës. Megjithatë, natën e vrasjes së Enver Isufajt u ekzekutua dhe shoferi i taksisë që e kishte çuar Vladimir Hasanin në vendin e vrasjes, ndonëse shoferi nuk kishte dijeni se çdo të ndodhte. Vrasja e babait të Afrben Isufajt “shpalli” armiqësinë dhe hasmërinë direkte mes tij dhe fisit të Hasanëve, që deri në vitin 1997 gëzonin reputacionin e të “paprekshmëve”. Nga viti 1994 deri në vitin 1997 Arben Isufaj ka jetuar më shumë në Itali dhe gjetkë, ndërsa viti 1997 do ta gjente në një gjendje të mirë financiare dhe me një grup shokësh shumë të madh dhe të besuar. Në vitin 1998, në qendër të qytetit, ekzekutohet në makinën e tij Vladimir Hasani, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait të vdekur nga leucemia. Në këtë moment u kuptua se heshtja katërvjeçare e fisit të Isufajve nuk do të thoshte aspak se ata kishin harruar. Më pas, po në mes të qytetit të Fierit, ekzekutohet Julian Isufaj dhe plagosen dy persona që ishin në një fuoristradë me të. Në këtë aksident gjeti vdekjen edhe një kambist, që ishte fare rastësisht aty.

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.67