Vidhen pompat e ujit, ne kerkim autoret e dyshuar
Një 19 vjecar dyshohet prej policisë se është autori I vjedhes së pompave të ujit të ndërmarjes së bordit të kullimit të tokave. Ai është shpallur person në kërkim, pohoi zyrtarisht drejtoria e policisë qarkut Fier në komunikatën e saj për shtyp në ditën e sotme. Sipas këtyre burimeve mësohet se rreth orës 21 e 30 minuta të mbrëmjes së djeshme në ndërmarjen e bordit të kullimit të tokave që ndodhet në fshati Havaleas është konstatuar vjedhja e 4 pompave të ujit që shërbejnë për furnizimin e zonave me ujë përreth këtij fshati. Furnizmin me ujë këto pompa e kryenin për vaditjen e tokave të kësaj zone. Së bashku me 4 pompat vjedhësi kishte marrë edhe 4 elektromotorrët e tyre të cilat kapin shifrën e 2,5 milion lekëve. Forcat policore pasi kanë kryer një punë të mirëfilltë kanë aritur në përfundimin se këto materiale ishin vjedhur nga Shkëlzen Celiku 19 vjec banor i fshatit Dërmënas. Këtë vjedhje 19 vjecari e ka kryer së bashku me një tjetër shtetas i cili nuk është identifikuar prej policisë. Kjo e fundit ka pohuar se 19 vjecari është shpallur në kërkim pasi dyshohet që të jetë ai vjedhësi i 4 pompave së bashku me 4 elektromotorrët.
Fieri.Com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!