Asllan Hoxha: Jam i pafajshem

Font size: Decrease font Enlarge font
image I arrestuari, Asllan Hoxha

Është zhvilluar mëngjesin e sotëm seanca e radhës ndaj të pandehurit Asllan Hoxha I cili akuzohet  për veprën penale të prodhimit e trafikut të lëndëve narkotike. Trupi gjykues ka qënë I përbërë nga Alfred Konomi dhe Pirro Sota dhe prokuror Genci Mane . Avokat I pandehuri nuk ka pasur pasi është mbrojtur vet.

Që në fillim të celjes së senacës gjyqsore Kryetari I trupuit gjykues  Konomi  ka pyetur prokurorin e cëshjtes Mane I cili ka pohuar se kërkon dënimin e të pandehurit Hoxha. Ky I fundit para se të lexonte mbrojtjen përfundimtare ka kërkuar lirimin e tij pasi nuk e pranon akuzën dhe quhet I pafajshëm. Në fjalën e tij I pandehuri Hoxha ka treguar gjithë ngjarjen duke thënë se në thelb të saj ka qënë dikush tjetër që I futi lëndën narkotike hashash me sasi 108 kg në banesën e tij të braktisur. Hoxha pohoi qartë se  nga kontrolli I parë nuk I është gjetur asgjë në banesë ndërkohë që në kontrollin e dytë që ka zgjatur 5 orë u gjet sasia e lëndës narkotike. Ai ka kërkuar  gjetjen e gjurmëve të gishtërinjëve të personave  në fucitë plastike ku u gjet lënda narkotike pasi nuk kanë qënë gjurmët e tij të gishtërinjëve. Ai pohoi ndër të tjera se  dy thasë me lëndë narkotike  ju futën në bodrumin e banesës dhe kjo duket qartë se nga nxitimi  personat që e futën kishin rrëzuar edhe shishet e verës që ai kishte sistemuar në bodrum. Edhe nga përgjimet që më janë bërë nuk është regjistruar asnjë provë që më implikon , ka pohuar Hoxha në fjalën e tij përfundimtare. Hoxha ka pohuar se gjatë kontrollit të bërë prej policisë në banesë I janë vjedhur sende të cmuara ( floriri) që I përkasin nënës së tij  që në kohën e martesës së saj. Ai ka kërkuar gjetjen e tyre dhe se ky gjyq është I montuar, ka thënë Ai.

Në seancën e sotme kanë marrë pjesë edhe familjarë të Hoxhës. Ndër ta ka qënë edhe bashkëshortja e tij Blerta.

Blerta Hoxha 33 vjeçe nënë e një djali 15 vjeçar ka plotë dy vjet që është në pritje të një vendiumi të gjykatës së shkalës parë të rrethit Gjyqsor Fier. Bashkëshorti I saj Asllani  është ndaluar prej polciisë në banesën e tij në fshatin Ngjeqar  pasi në një fuci plastike dy kuintalëshe u gjet sasia prej 108 kg bime narkotike hashash. Ai u ndalua në  fund të shtaorit të vitit 2007 kur kish vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Franca. Në rrëfimin e saj për Fieri.Com, ajo tregon peripecitë e saj nëpër dyert e gjykatës Fier  si dhe dhunën e ushtruar prej policisë Fier në sy të djalit të saj  si dhe sende të  florinjta që u vodhën prej punonjësve të policisë në kohën që kontrolluan banesën.

Blerta tregon për Fieri.Com se:  Jam me afro 20 vjet diferencë nga bashkëshorti im , Asllani. Prindërit atë e kan djal të marrë pasi nuk lindnin fëmijë. Në kohën e trazirave të 1996-1997 ai siguroi një vizë shengen dhe iku ndërkohë që mua më la me  djalin dhe vjerrën. Sapo kishim hapur një dyqan të vogël në fshat dhe nga ekonomia ishim disi mirë. Ai vinte një herë në vit në shtëpi sa për tu cmallur me ne pjestarët e tjerë të familjes. Ishte muaji Shtator, fundi I tij , rrëfen ajo. Asllani kish rrethë dy muaj që ishte kthyer nga Franca. Në fshat kemi shtëpinë tonë dhe një sipërfaqe toke. Një ditë vjen polciia  dhe antidroga e na thotë që këmi ardhur për kontroll. Urdhëroni I thamë. Ata morën burrin dhe e lidhën me pranga  duke e lënë ulur në rrëzë të një ulliri në oborrin e shtëpisë. Aty ishte edhe djali. Unë isha me ta  pasi po bënin kontroll. Vjerra ishte në verandë të shtëpisë pasi është moshë e thyer. Pasi kontrolluan në banesë nuk gjetën gjë. Në baçe, në fund të saj kishim një fuci plastike dy kuintalëshe. E kush e kishte kontrolluar pasi punët e shtëpisë I bëja, familjen me të gatuar e të larë si dhe kam edhe dyqanin. Në këtë fuci policia gjeti hashash, gjethe , rrethë 108 kg. U habita. Ata më pas shkuan tek burri  dhe I thoshin trego se ku do ta shisje. Ai u thotë që  sdi asgjë se kam qënë në Francë. Ata e qëlluan me shkelm në kupën e gjurit duke ja nxjerrë jashtë atë. Djali u tremb e filloi që të qante. Që nga ajo ditë dhe kur kanë kaluar dy vjet ai është në burgun e Rrogozhinës dhe ende nuk ka përfunduar gjyqi. Në analizat e bëra lëndës narkotike ekspertiza ka nxjerrë se ajo ishte përpunuar. I ishte hequr vaji I hashashit dhe THC-ja. Nuk kishte përmbajtje droge. Këtë e nxori edhe ekspertiza e bërë lëndës narkotike në Tiranë. Unë jamë shumë e bindur se burri im nuk merrej me atë punë.. Ajo u gjet në kopështin tonë por e ka hedhur ndonjë dashakeqës, komshi apo njeri I yni sepse në fshat kemi kushurinj.

Kam pasur ngacmime në familje, tregon më poshtë ajo. Njerëz vinin në darkë vonë e shanin, na kanë vjedhur si dyqanin ashtu edhe disa pula deti. Dikush dashakeqës e ka bërë atë punë duke na I hedhur në fuçi lëndën narkotike pasi asnjë llojë gjurme nuk u gjet  prej policisë që ti korespodonte bashkëshortit tim.

Nga dhuna që policia ka ushtruar mbi bashkëshortin e saj dhe që është parë si nga unë, vjerra dhe djali ka bërë që djali të më sëmuret duke kaluar edhe traum mendore. Nga vizitat që I kam bërë ai po humbet edhe shikimin e njërit sy. Kjo nuk është e drejtë. Nuk jam ankuar pasi s’di se çfarë të bëj më parë, kam familjen , dyqanin dhe shtëpinë. Ajo tregon se pas kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, disa ditë më pas  mungonin disa sende të florinjta si vathë, unazë te vjerres,që ajo I kish  dhuratë nga bashkëshorti I saj kur ishte martuar. Kur e kuptuam kishin kaluar ditë dhe nuk mund të bënim dotë asgjë. Jam e bindur se  ato I morën policat kur bënë kontroll në banesë  pasi aty ku I kishte vënë vjerra ishte e vështrirë që ti gjeje.

Trupi gjykues është tërhequr për në seancën e radhës për të dhënë vendimin.

Fieri.Com / Xhemil Beharaj 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (1 postuar):

F.M ne 25 September, 2009 07:01:47
avatar
SKANDAL I MATH O ZOT

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.50
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.