Drejtoria e Policise Qarku Fier, ben analizen nente mujore

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka kryer analizën e saj nëntë mujore  ku vec problemeve që ka pasur me zgjidhje, më problematik ka qënë sektori i qarkullimit rrugor ku si nëntë mujor kanë ndodhur 71 aksidente me pasojë vdekjen e 35  personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Edhe pse janë ngritur postblloqe policore jo vetëm në brëndësi të qytetit, por edhe në rrugët kryesore që sipas policisë quhen postblloqe linjash, aksidentet  kanë ndodhur dhe kjo për shkak të drejtuesve të automjeteve që kanë drejtuar automjetet me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugorë por në shumë raste edhe të dehur.

 

Pavarësishtë këtyre aksidenteve ky sektor për periudhën nëntë mujore ka nxjerrë keto statistika:

4972 masa administrative,

18.354 masa administrative te vjela,

jane bllokuar 401 automjete,

1475 leje drejtimi  te pezulluara.

 

Përsa i përket analizës së zhvilluar në këtë drejtori policie rajonale mësohet se për periudhën nëntë mujore janar – shtator 2009 janë:

- Arrestuar dhe ndaluar 173 persona

- Ndiqen në gjendje të lirë 283

- Të kapur në kërkim 125 nga këta 14 shtetas janë ekstraduar.

Janë sekuestruar:

- 585.2 gr lëndë narkotike e llojit heroine

- 233.241 kg lëndë narkotike cannabis sativa

- 1689 rrënjë bimë narkotike cannabis sativa  

- 17 automjete luksoze të cilat kanë qënë të trafikuara 

-  9 lokale të cilat ushtronin veprimtarine e Organizimit të llotarive të palejuara  

- 2.690 Euro, 77.200 lekë të reja si dhe 150$   

- 250 Euro të fallsifikuara 29 mijë lekë të prerjes 500 dhe 2000 lekësh të fallsifikura.

 

Gjatë kësaj periudhe ka pasur  31 raste vetëvrasjesh ku 27 kanë qënë vetëhelmime dhe 4 janë vetëvrasje me armë zjarri.

 

Identifikimi,zbulimi dhe goditja e grupeve të organizuara kriminale që ushtrojnë aktivitet në qarkun e Fierit,kryesisht atyre që veprojnë në fushën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës,trafikut të mjeteve motorrike,trafikut të femrave dhe shfrytëzimit të prostitucionit kanë qënë disa nga prioritetet e punës së kësaj drejtori policie.

 

Lufta për parandalimin dhe goditjen e trafikut të qënieve njerëzore,në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Ministria e Brëndshme.Lufta kundër korrupsionit,duke u orientuar kryesisht në goditjen e korrupsionit pasiv të funksionarëve që ushtrojnë funksione publike dhe të zgjedhurve vendorë si dhe zbulimi dhe goditja e bazave të grupeve të fallsifikimit,të evazionit fiskal dhe ekonomisë informale. Evidentimi dhe bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor dhe OJF-ve,për ti dhënë zgjidhje ligjore të gjithë konflikteve që lindin në dinamikë apo të trashëguara midis palëve apo individeve, me qëllim shmangien e cdo veprimi vetëgjyqësie dhe parandalimin e akteve të rënda kriminale që rrjedhin prej tyre. Normalizimi I trafikut të qarkullimit rrugor dhe parandalimi I aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë rrugore. Krijimin e nje klime të përshtatshme për sezonin turistik dhe marrjen e masave për përballimin me sukses të fushatës zgjedhore 2009 kanë qënë disa prej detyrave që ka realizuar më së miri kjo drejtori policie.

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
fatjon 13 June, 2011 12:52:56
ne disa lagje te fierit sidomos ne lagjen sheq i madh cdo nate behen gara me makina, vjedhjet e banesave, dhe ne lokalet e nates shperndahet droge. banoret jane te shqetesuar se tepermi
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Tifozeria Fierake