Rinas, ekstradohet nga Turqia i shumëkërkuari, Aldo Bare

Font size: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË - Një charter special ka sjellë në Shqipëri me pranga Aldo Baren. Ish-kapoja i bandës së Lushnjës i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, ka ardhur sot në Rinas rreth orës 10:00. Ai u arrestua në Turqi në mars 2006.


Shoqërimi i tij është bërë nën masa të forta sigurie, që sollën edhe bllokimin e plotë të rrugës Rinas-Tiranë. Një eskortë policie e shoqëroi deri në burgun 313 në Tiranë.


Aldo Bare ose Alfred Shkurti, (emri i tij i vertetë) u arrestua afro tre vjet më pare në Ankara, por ekstradimi i tij s'ka qenë i lehtë për autoritetet shqiptare. Bare pretendoi nepermjet avokatit te tij turk se nuk duhet te ekstradohej ne atdhe pasi rrezikohej deri në eliminim fizik. Gjatë seancave gjyqësore të shqyrtimit të kërkesës për ekstradim, Aldo Bare ka shprehur dëshirën për ekstradimin e tij në Itali, duke refuzuar të kthehet me pranga në duar në Shqipëri. Ndërkohë edhe shteti Italian kishte paraqitur interes për ekstradimin e Bares, pasi atje ai ishte nën akuzë për trafik droge.


Lëvizja për kapjen e tij u aktivizua pasi Prokuroria e Krimeve te Renda e cilia formuloi ndaj Aldo Bares akuzat per krijimin e organizates kriminale, akuzat per me teper se 15 vrasje, per rrembim personi, shkaterrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale ne bashkepunim nga organizata kriminale.


Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen per vrasjen dhe rrëmbimin ne korrik te vitit 1997 të Artur Dajes, per vrasjen ne vitin 2000 te agjentit te policise Klejdi Bano, per vrasjen e mbetur ne tentative te ish-shefit te policise Sinan Meta, per vendosjen e eksplozivit ne stadiumin e Lushnjes, per vendosjen ne 2001 te ekplozivit ne banesen e inspektorit te policise Idriz Shuli, per vrasjen ne janar te vitit 2005 te Klodian Haxhiut, per vendosjen ne mars te 2005 te eksplozivit ne nje apartament ne rrugen Don Bosco ne Tirane, per vrasjen ne korrik 2005 te Baki Taullajt, per vendosjen e eksplozivit ne makinen e ish-drejtorit te policise kriminale, Xhavit Shala, dhe per nje numer vrasjesh te tjera.


Për kryerjen e këtyre veprave, i pandehuri Aldo Bare bashkë me shokët e tij, Enver Dondollaku, Arben e Enver Boriçi, Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Rexhep Gina, Arjan Aliçko dhe Jorgo Muzaka po gjykohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në kryeqytet.

 

Burimi informativ / Shekulli

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.