Pranga grupit te vjedhjeve, ishin bere tmerri i qarkut

Font size: Decrease font Enlarge font

Drejtoria e policise qarkut Fier pas grumbullimit te provave  beri te mundur goditjen e nje grup[I vjedhesish te cilet ishin bere tmerri I qarkut Fier. Pas arrestimit te tyre e marrjes ne pyetje polciia arriti qe te vere ne pranga edhe te tjere shtetas te cilet kryenin vjedhje ne  keto zona.

Strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Fier ne kuader te intesifikimit te masave per parandalimin,zbulimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale ne drejtim te veprave penale kunder personit dhe prones, si nje nga prioritetet e punes se kesaj Drejtorie ne date 24.11.2009 ne kuader te operacionit  “FURTUNA” , ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Lushnje ne saje te punes se mireorganizuar bene te mundur zbulimin dhe goditjen e nje grupi kriminal si dhe dokumentimin e plote ligjor te disa vjedhjeve te ndodhura ne qarkun e Fierit.

Sa me siper,nga ky operacion ne qytetin e Fierit ne date 24.11.2009,ora 20.00, u be i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasve me inicialet:

  1. V.H, I vitelindjes 1993 , lindur dhe banues ne fshatin Levan te rrethit Fier , me kombesi dhe shtetesi shqiptare , me gjendje gjyqesore I denuar me pare per vepren penale te “ Vjedhjes “ .
  2. R.M, I vitelindjes 1993 , lindur dhe banues ne Fier , me kombesi dhe shtetesi shqiptare , me Gjendje gjyqesore I padenuar. 

Arrestimi I ketyre dy shtetasve eshte kryer , pasi ne bashkepunim me njeri –tjetrin ne harkun kohor nga ora 00.00 - 01.00 te dates 24.11.2009 , ne lagjen “ Kastriot “  kane vjedhur kiosken  e shtetases me inicialet L.S , e vitelindjes 1943 , ne te cilen kane marre disa materiale te ndryshme kinkalerie dhe ushqimore si dhe kane tentuar te vjedhin ne lagjen “ Konferenca e Pezes”  kiosken e shtetasit me inicialet A.B, I vitelindjes 1972 , lindur dhe banues ne Fier. 

Gjithashtu, nga hetimet e ngjarjeve te mesiperme  duke perdorur metodat e hetimit special ka rezultuar se keta shtetas jane edhe autore te vjedhjes se : 

  • 330.000 lekeve te reja ne piken e llotosportit “ EUROBEST’ ne lagjen “ Konferenca e Pezes ‘ ne pronesi te shtetasit A.B, I vitelindjes 1967, lindur dhe banues ne Dukas Patos, ndodhur me date 03.11.2009.
  • 10.000 leke te reja dhe 20 karta telefoni Vodafon ne dyqanin e shtetasit E.D, I vitelindjes 1987 , lindur dhe banues ne Fier ,ndodhur me date 04.11.2009 si dhe
  • 30.000 leke te reja dhe 500 paketa me cigare te markave te ndryshme ne kiosken e shtetasit A.M, i vitelindjes 1964 , banues ne Patos Fier ,  ndodhur me date 06.11.2009.

Po keshtu,ne vijim te ketij operacioni ne qytetin e Lushnjes nga strukturat e Komisariatit te Policise Lushnje ne date 24.11.2009, ora 19.00, u be ndalimi i shtetasve:

  1. Besnik Tafa,i vitlindjes 1963,lindur dhe banues ne fshatin Karbunare e Madhe te rrethit Lushnje,me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me gjendje gjyqesore i padenuar.
  2. Rrapush Manja,i vitlindjes 1975, lindur dhe banues ne fshatin Karbunare e Madhe te rrethit Lushnje,me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me gjendje gjyqesore i padenuar.
  3. Ledion Saraçi, i vitlindjes 1985, lindur dhe banues ne fshatin Karbunare e Madhe te rrethit Lushnje,me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me gjendje gjyqesore i padenuar.

Keta shtetas ne bashkepunim dhe me shtetasin Agron Tafa,i vitlindjes 1982, lindur dhe banues ne fshatin Karbunare e Madhe te rrethit Lushnje,me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me gjendje gjyqesore i padenuar, i cili eshte shpallur ne kerkim policor, kane realizuar vjedhjen e motorrcikletave ne fshatra te ndryshem te rrethit Lushnje dhe konkretisht dy ne fshatin Krutje ne pronesi te shtetasve me inicialet E.Zh dhe S.Sh,nje motorrciklete ne fshatin Pirre ne pronesi te shtetasit me inicialet S.N dhe nje motorrciklete ne fshatin Çukaj  ne pronesi te shtetasit me inicialet K.D.

Nga veprimet hetimore, nga kontrolli ne banesen e shtetasit Besnik Tafa,u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje motor i markes Honda, nje arme zjarri automatike model 56,nje arme zjarri artizanale si dhe 30 cope fisheke model 56.Po keshtu ne banesat e tre autoreve te te tjere jane gjetur te vjedhur tre motorre te cilet u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.

Po keshtu,nga strukturat e ketij Komisariati u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Bledar Biba,i vitlindjes 1977,lindur dhe banues ne Lushnje,me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me gjendje gjyqesore i denuar me pare per vjedhje.

Ky shtetas ne vendin e quajtur Lagjia “Gafurr Muço” ne qytetin e Lushnjes ne nje lokal Bar-Kafe dhe Lloto ne pronesi te shtetasit G.S,i vitlindjes 1967,ka thyer dritaren e aluminit te ketij lokali dhe ka marre prej aty 5 (pese) televizore te markave Samsung dhe Grunding,Gjithashtu ne lagjen “18 Tetori” ne qytetin e Lushnjes.ky shtetas ka tentuar te vjedhe dhe kliniken private ne pronesi te shtetasit B.C. Nga kontrolli i baneses se shtetasit Bledar Biba dhe ne afersi te saj u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 2 (dy)  arka me 1000 fisheke model 56, dhe  5 (pese) televizoret e mesiperm.

Po ne date 24.11.2009,nga strukturat e Komisariatit te Policise Lushnje u be ndalimi I shtetasit te shpallur ne kerkim Latif Musaj,I vitlindjes 1986,banues ne fshatin Shenkollas-Divjake te rrethit Lushnje,per vepren penale “Vjedhje” per arsye se ne date 21.10.2009 ne fshatin Grabian te rrethit Lushnje ka tentuar te vjedhe  nje pike Eestern Union ne pronesi te shtetasit me inicialet A.M.

Materialet proceduriale ne ngarkim te ketyre shtetasve I jane referuar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier per vepren penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim “ te parashikuar nga neni 134/2 te Kodit Penal dhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje per veprat penale “Vjedhje ne bashkepunim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake” parashikuar nga neni 134/2 dhe 278/2 te Kodit Penal.

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.