Shperthen bombula e gazit, rrezikohet seriozisht familja
Nje bombul gazi ka shperthyer ne nje banese ne Afersi te qyteit te Fierit. Shperthimi ka rrezikuar seriozisht jeten e anetareve te familjes Buzi ne Mbrostar Ura te qytetit te Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme kur eshte degjuar nje shperthim i fuqishem ne njeren prej dhomave ku ne ate moment nuk kishte njeri, pasi familjaret rrinin ne kuzhine.
Te shqetesuar dhe te trembur nga cfare kishte ndodhur familjaret kane dale menjehere jashte nga shtepia. Vete kryefamiljari Beqar Buzi eshte shprehur se gjithcka erdhi nga nje pakujdesi e momentit. ”Me tha gruaja qe te fikja gazin, por une ne vend qe te mbyllja ate qe ishet ndezur ,hapa tjetren, pasi kisha fare prane dy bombula gazi me nga 10 litra gaz te lengshem secila. Vetem pak minuta pas ketij veprimi dhe u be ajo qe u be. Nje shperthim qe na shkrumboi gjithcka.
Jemi demtuar shume ne banese dhe ne ekonomi, por jam i lumtur qe kam femijet shendosh e mire.” - ka deklaruar Beqar Buzi. Menjehere sapo kane degjuar shperthimin, ne ndihme te familjareve kane shkuar edhe fqinjet te cilet kane dhene edhe ndihmen e pare. Nuk ka vonuar, dhe ne mbeshtetje te familjes Buzi ka shkuar edhe kryetari i komunes Mbrostar-Ura, Vait Bace.
Pas qetesimit te situates vete familjaret kane konstatuar edhe demet e shkaktuara. Sipas tyre shtepia eshte shkaterruar plotesisht por fatmiresisht nuk pati te lenduar asnje nga familjaret. Gjithsesi ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe uniformat blu te cilat po punojne per dokumentimin e ngjarjes.
Fieri.com / Majlinda Rama























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!