Fier - Lushnje : Pesë persona në pranga të policisë
Në 24 orët e fundit forcat e policisë së Drejtorisë së Qarkut kanë vënë në pranga pesë persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas burimeve zyrtare të kësaj drejtori policie mësohet se fillimishtë janë vënë në pranga tre shtetas që kanë qënë persona të shpallur në kërkim. Në orën 18 të pasdites së premte policia vuri në pranga Agron Tafa 28 vjec banor I lagjes “Karbunarë e Madhe” në Lushnje. Ndaj këtij shtetasi prokuroria e këtij rrethi kishte nxjerrë një urdhër ndalimi pasi dyshohet se është autor I disa vjedhjeve.
Një orë më pas policia e Fierit ka vënë në pranga Leonard Leco 29 vjec banor i lagjes Dukas Patos. Ky shtetas ka qënë i shpallur në këkrim pasi nga gjykata e rethit gjyqsor Fier ishte dënuar në mungesë me gjashtë muaj burg pasi është vertetuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes së pasurisë së tjetrit. Në 11 dhjetor të vitit 2008 ai kish hyrë në lokalin e P H dhe kish vjedhur shumën e 5 mijë lekëve të rinj, një kamer si dhe dy aparate telefoni celularë.
Në orën 21 e 30 minuta në pranga të policisë ka rënë 39 vjecari Engjëllush Agalliu nga Krapsi I komunës Portëz. Ndalimi i 39 vjecarit është bërë se ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë me arrest në burg pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes me paramendim.
Në orën 22 policia e Lushnjes ka vënë në pranga Bardhyl Gjatën banor I Grabianit pasi dyshohet se ka tentuar që të vrasë me paramendim nëj shtetas. Kjo ngjarje ka ndodhur në orën 18 të pasdites së premte në depot e ujit tek Tri Urat në Grabian. Ai ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin 18 vjecar M N për motive të dobta. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.
Në orën 24 policia ka ndaluar 30 vjecarin Ermir Lika banor I Petovës komuna Libofshë. Ndalimi I këtij personi është bërë se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policiese mësohet se rrethë orës 18 të së premtes duke udhëtuar me automjetin e tij tip Benz me targa FR 2841 B në lagjen “Apolonia” në vëndin e qujatur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” ka aksidentuar këmbësorin H B 63 vjec dhe ka ikur nga vëndi I ngjarjes. I aksidentuari është jashtë rerzikut për jetën në spiatlin e fierit.
Fieri.com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!