Patos. Vidhet argjendaria. Policia ne kerkim te autoreve te mundeshem
Ne qytetin e Patosit eshte hapur me mjete te forta nje lokal, ndersa nepermjet tij eshte arritur te vidhet nej argjendari. Menjehere sapo forcat e policise jane informuar mbi ngjarjen, kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe filluan te kryejne veprimet e para hetimore e proceduriale.
Siç konfirmojne blute gjate nates persona te paidentifikuar kane hapur me mjete te forta lokalin bar-kafe ne pronesi te personit me inicialet Kastriot P. dhe me pas, kane prishur murin ndares te tij, per te hyre ne ambjentet e dyqanit te bizhuterise ne pronesi te personit me emrin Gezim Sh., nga ku kane marre prej aty nje sasi bizhuterish.
Ende nuk dihet shuma e lekeve qe ben demi. Policia e Qarkut Fier komunikon se hetimet vazhdojne te kryhen intensivisht per dokumentimin e plote ligjor te vepres penale dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve te kesaj ngjarje. Deri tani ka patur 5 persoan et shoqeruar, por askush nuk ka dhene detaje qe te ndihmoje grupin hetimor. Ne pyetje jane marre edhe dy pronaret e demtuar, ai i lokalit si dhe pronari i argejndarise.
Fieri.com / Majlinda Rama























Shkruani nje koment