U merrnin ryshfet qytetarëve, burg 5 persona, mes tyre 3 punonjës të QKR-së së Fierit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Pesë persona, mes tyre 3 punonjës të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Fier kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se merrnin para nga qytetarët në këmbim të përshpejtimit të procedurave. Prokuroria e këtij rrethi nis hetimet në fund të muajit gusht, fill pas kallëzimit nga disa persona, pasi këtë zyrtarë, bashkë me dy të tjerë, merrnin para në këmbim të përshpejtimit të procedurave në sportelet e këtij institucioni.

Sakaq, Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Fier, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Mehmet Muskajn, Martin Tahmazin si dhe Ervin Kumanakun, të akuzuar për veprën penale ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. E njëjta masë u caktua dhe për Nexhat Kullë dhe Zalo Mukajn, ndaj të cilëve rëndon akuza për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

HETIMI Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se, sistematikisht, persona të ndryshëm, të njohur të personit nën hetim, Mehmet Muskaj, i kërkonin që ai të kryente shërbime në favor të tyre, jashtë radhe, duke i vënë në dispozicion emrat e subjekteve juridik apo personave fizik. Nga ana e Muskajt merrej përsipër kryerja e shërbimeve që kishin lidhje me detyrën e tij funksionale, duke kërkuar emrat e subjekteve dhe dokumentacionin përkatës t’i futej poshtë derës së punës.

Gjithashtu, në disa raste, ka rezultuar se personat që kërkonin kryerjen me shpejtësi të shërbimit, i premtonin/tregonin personit nën hetim se së bashku me dokumentacionin do t’i jepnin dhe “kafen”, “njëzeçen”. Gjithashtu, në funksion të hetimit ka rezultuar se, personat nën hetim Mehmet Muska dhe Martin Tahmazi për punën që kryenin ndaj qytetarëve të ndryshëm, merrnin shuma parash që varionin nga 500-2000 lekë. Pas kryerjes së veprimit dhe marrjes së parave, punonjësit i ndanin paratë me njëri-tjetrin. Po ashtu, pjesë e kësaj skeme akuzimi dyshohet të jetë dhe Ervin Kumanaku, i cili, për marrjen e shërbimit nga ana e Mehmet Muskajt, i ka dhënë këtij të fundit një shumë të hollash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se, në veprimtarinë kriminale Mehmet Muskaj dhe Martin Tahmazi, mbanin në ambientet e tyre të punës dhe e përdornin për marrjen e parave nga qytetarët, Nexhat Kullën. Ky i fundit luante rolin e “sekserit”, për punonjësit e QKR-së Fier, duke marrë para nga qytetarët së bashku me dokumentet e aplikimit dhe duke ia dhënën këto të fundit Muskajt dhe Tahmazit. Në dosjen e organit të akuzës thuhet më tej se Zalo Mukaj ndërhynte sistematikisht tek punonjësi i QKR-së Mehmet Muskaj, duke kërkuar nga ky i fundit, që të kryej veprimet e sporteli të QKR-së për llogari të disa personave.

Sipas prokurorisë, ai herë pas here i dërgonte emrat e personave fizik dhe juridik duke marrë më pas edhe aktet e kryerjes së këtyre shërbimeve (regjistrim subjekti, pezullim, çregjistrim, etj) ose duke dërguar personat që ti merrnin tek Muskaj.

 

Te rejat e fundit 

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Arjan Hyka, 49 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2015-4807, datë 07.11.2015, ka vendosur masën e sigurisë ‘‘Arrest në Burg“, për veprën penale ‘‘Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë në kuadër të Operacionit të koduar “Q.K.R”,ku si rezultat i të cilit më datën 09.11.2015 u arrestuan 5 persona, 2 nga të cilët ishin punonjës pranë zyrës vendore të Q.K.R Fier

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0