Vrau dhe hodhi në plehra 82-vjeçarin, arrestohet i dyshuari

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Zbardhet vrasja e Noke Likometajt në Fier. Prangoset 37-vjeçari Skënder Krasniqi. Policia: Vrasja për motive të dobëta, po hetohen shkaqet dhe rrethanat

Ekspertët mjeko-ligjorë janë shokuar përballë masakrimit të trupit të të moshuarit që u gjend i hedhur në kazanin e mbeturinave në qytetin e Fierit. Noke Likometaj ishte masakruar me thika dhe mjete të forta ndërsa mësohet se goditja fatale i është dhënë në pjesën e fytit. Krimi makabër tashmë ka një autor të dyshuar, i cili është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme. Arrestimi dhe fajësimi i tij, ende nuk kanë një bazë hetimore, por sipas të dhënave të para që vijnë nga policia, mësohet se personi i prangosur është një i njohur i familjes së viktimës dhe anasjelltas.

Sipas burimeve policore, saktësohet se përgjatë ditës së djeshme është shoqëruar dhe më pas mbajtur në pranga pikërisht Skënder Krasniqi, një 37-vjeçar, banues në lagjen “Apollonia”. Prangosja e tij, mësohet se ka ardhur pas marrjes në pyetje të të gjithë pjesëtarëve të familjes së viktimës të cilët ishin edhe personat e parë të dyshuar. Gjithashtu mësohet se policia arriti të shoqëronte edhe një mori personash që kishin njohje me viktimën dhe nga rrëfimet e tyre u shkua tek autori i dyshuar. Sipas një burimi konfidencial policor bëhet me dije se në fakt dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka patur një sherr verbal mesditën e së dielës.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pasi i riu dyshonte se i moshuari i ngacmonte nënën, akt ky që sipas dyshimeve të para, ka çuar në një krim horror, ku 82-vjeçari, për veç se është masakruar, është prerë edhe në qafë. Aq e madhe ka qenë urrejtja e autorit të krimit, sa trupin e të moshuarit, pas masakrimit e ka hedhur në plehra.

Hetimet 

Policia e Fierit bëri me dije se kanë qenë rreth 11 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit ato të cilat mendohet se i kanë shkaktuar vdekjen 82-vjeçarit, Novruz Likometaj, në qytetin e Fierit. Disa orë pas vrasjes makabër të 82-vjeçarit, i gjendur në orët e pasdites së të dielës, i mbështjellë me çarçaf dhe i hedhur në një kazan mbeturinash në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, policia e këtij qyteti ka dhënë detaje të tjera lidhur me vdekjen e tij.

Sipas uniformave blu, konfirmohet se i moshuari ka gjetur vdekjen, si pasojë e këtyre goditjeve, ndërkohë që po sipas kësaj të fundit, një goditje me thikë e marrë në fyt, duket se ka qenë fatale për jetën e tij. Në bazë të të dhënave të marra pas ekspertizës mjekoligjore, rezultoi se në trupin e viktimës gjendeshin edhe shenja të tjera, të cilat ishin shkaktuar nga sende të forta dhe mjete prerëse. Policia fillimisht shoqëroi të gjithë njerëzit e familjes së viktimës, pasi u dyshua për një krim në familje, por ka qenë mënyra se si janë shokuar djemtë dhe njerëzit e afërt për humbjen e jetës së burrit të moshuar, ajo që shumë shpejt ka rrëzuar dyshimin e policisë. Më pas është kërkuar të zbulohet itinerari i ditës së diel që ka kryer Noke (Novruz) Likometaj dhe kanë qenë dëshmitë në lidhje me këtë fakt që kanë çuar edhe te Skënder Krasniqi, mbi të cilin tashmë rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Dyshimet 

Policia e Shtetit dhe ajo e Fierit janë shprehur tejet të rezervuara në lidhje me shkaqet që kanë çuar në vrasjen e 82-vjeçarit, i cili ishte edhe biznesmen i njohur në qytetin e Fierit, pasi bashkë me djemtë e tij zotëronte një agjenci udhëtimesh. Nga të dhënat e para mësohet se Skënder Krasniqi ka kryer krimin e rëndë në një ambient të mbyllur dhe më pas trupi është transportuar edhe me ndihmën e një personi tjetër për në kazanët e plehrave, vend edhe ku u zbuluan nga persona të rastësishëm. Nga të dhënat policore saktësohet se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i Krasniqit, për të cilin policia nuk bën me dije nëse është një person i familjes së të arrestuarit apo ndonjë mik i tij. Dyshohet se transporti për në kazanët e mbeturinave është bërë me makinën e të shpallurit në kërkim, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë ke deklaruar Krasniqi në policinë e Fierit.

 

Burimi Informativ; SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0