Sherr me pistoleta në PD-në e Fierit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Kreu i degës së PD-së, Ferdinand Murati është përleshur me paraardhësin e tij, Vasil Ndreko. Nipi i kreut të PD godet me qytën e pistoletës një anëtar

Gjithçka ka ndodhur mbrëmë në darkë, kur pas një mbledhje, Kryetari i PD-së së Fierit, Ferdinand Murati është përleshur me Vasil Ndrekon, ish- deputet dhe ish kryetar i kësaj partie, në ambientet e jashtme të selisë. Madje, nipi i kreut të PD-së ka goditur me qytën e pistoletës një mbështetës të Vasil Ndrekos, Fatmir Kajollin. Ndërkohë që e gjithë skena ka ndodhur në sytë e policisë dhe anëtarëve të tjere te PD-se.

NGJARJA

Në përfundim të mbledhjes,rreth orës 20:00 në ambientet e jashtme të selisë së partisë (pranë parkut Rinia në qendër të qytetit) ka shpërthyer sherri mes kreut të PDsë,Murati dhe ish- kryetarit të kësaj partie, Vasil Ndreko. Ish-deputeti i PD-së, i cili është edhe një prej emrave të përmendur për kryetar të ri në këtë degë, i është drejtuar Ferdinand Muratit duke i thënë se ai nuk ka për t’u zgjedhur më kryetar i kësaj dege. “Ti s’mund të zgjidhesh më kryetar i PD-së, je i korruptuar, je hajdut”, i është drejtuar Ndreko kreut aktual të PD-së. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Ferdinand Murati ka ofenduar rëndë Vasil Ndrekon dhe e ka goditur me grusht atë, çka ka nxehur tej mase situatën. Në krah të Vasil Ndrekos është hedhur Fatmir Kajolli. Por menjëherë pasi ai ka ndërhyrë, nipi dhe badigardi i Ferdinand Muratit, Besnik Murati ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur me qytë Fatmir Kajollin. Si në një reaksion zinxhir, Fatmir Kajolli është ndihmuar nga një i afërm i tij, G. Kajolli duke zmadhuar akoma më shumë sherrin. Ndërkohë që anëtarë të PD-së, të pranishëm në ngjarje, tregojnë se si të mos mjaftonte kjo ka ndërhyrë edhe Tomor Allkushi, kryetari i Hipotekës, i cili i ka dalë në mbrojtje Ferdinand Muratit. Dëshmitarët tregojnë se në fund ai ka mbetur i lënduar, pasi është goditur edhe ai me qytë pistolete. Si pasojë e kësaj ngjarje, e cila ka zgjatur rreth 30 minuta, 5 persona kanë dalë me hematoma në fytyrë dhe të përgjakur. Ngjarja ka ndodhur pasi të deleguarit e PD-së ishin larguar në përfundim të mbledhjes. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Komisariati i Policisë së Fierit ka konfirmuar se ka pasur sinjal për një zënkë pranë selisë së PD-së, por kur ka shkuar atje, nuk ka gjetur gjë.

 

MBLEDHJA

Pasditen e djeshme kryesia  e PD-së së Fierit është mbledhur për të caktuar datën e zgjedhjeve e kryetarëve të grupseksioneve. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe zv.ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, të cilët janë caktuar nga kryesia e PD-së për të monitoruar procesin zgjedhor në Fier. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se gjatë saj ka pasur debate të karakterit organizativ, si në çdo mbledhje tjetër. Në garën për PD-në e Fierit janë propozuar disa emra nga seksionet, ndërmjet të cilëve është edhe Ferdinand Murati, që mban aktualisht postin e kreut të kësaj dege.

 

 

Burimi informativ / Panorama

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00