Një ndeshje mes "Gladiatorësh" nga nxenes te shkollave 9 vjecare

Font size: Decrease font Enlarge font

E tillë ishte quajtur ndeshja e sotme e organizuar nga dy grupe të rinjsh, minorenë, nga qyteti i Fierit. Janë grumbulluar për të treguar forcën, menjëherë sapo kishte përfunduar mësimi, por uniformat e policisë nuk kanë lejuar që gjithcka të degradonte. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se sapo ka përfunduar mësimi dy grupimet kanë dalë në "sheshin e mejdanit" diku pranë qendrës së qytetit të Fierit. Ishin më shumë se 30 të rinj nga klasat e 8 dhe të 9 të shkollave "Mark Dashi" e "Andon Xoxa" ata që pushtuan mjediset e një këndi lojrash mes pallateve për të treguar se sa vlenin. Nxënës të tjerë, të cilët ishin spketatorë të kësaj shfaqeje kanë treguar se gjithcka ishte përgatitur në bazë të një grafiku që përcaktohet nga vetë të rinjtë, për të treguar në një mënyrë apo tjetrën forcën e tyre mashkullore në këtë moshë. Ishin stërvitur për më shumë se një muaj, për të arritur triunfin në datën 11 shkurt, pikërisht ditën e sotme. Por ndeshja është pezulluar pikërisht në momentin kur nga grupi i të rinjve dikush ka lajmëruar policinë e Fierit. Ndeshja e të rinjve ishte e ndarë në disa etapa, ku më e rrezikshma ishte ajo e goditjes me shkopinj bejsbolli, që do të zhvillohej gjatë ditëve në vijim. E ndërsa gjithcka do të merrte start, telefonata pranë uniformave blu ka bërë që policia të mbërrij menjëherë në vendin e ngjarjes e të marr prej aty edhe disa djem, të gjithë minorenë, e ndërsa për të dëshmuar ngjarjen janë shoqëruar për në mjediset e komisaritit Fier edhe prindërit e tyre. Në mjediset e komisariatit, menjëherë sapo ësthë ndërprerë kjo "veprimtari" janë shoqëruar 5 fëmijët të cilët kanë dëshmuar edhe atë që do të ndodhte. Edhe pse procesi mësimor sapo kishte përfunuar, nxënës të shumtë të të dy shkollave ishin grumbulluar për të parë "betejën", e cila është ndër më të rrallat e organizuara ndonjëherë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa policia ka marrë në pyetje disa të rinj për të zbardhur këtë ngjarje e cila ka tronditur dy institucionet shkollore. Edhe pse nga këto të fundit nuk ka ardhur asnjë deklaratë, pasi gjithcka është zhvilluar pas përfundimi të mësimit, drejtori i drejtorisë arsimore rajonale Fier Tahir Kastrati, i kontaktuar nga ne, ka deklaruar se dita e nesërme do të nxjerr edhe konkluzionet e këtij sheri të mirëorganizuar, ndërsa ka thënë se pritet edhe relacioni përkatës nga drejtuesit e shkollave. Pas këtij relacioni, sipas Kastratit, do të merren edhe masat përkatëse.

 

Fieri.Com / Majlinda Rama

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (4 postuar)

avatar
Indrit Sulaj 11 February, 2009 09:36:09
Drejtoria Arsimore duhet te marri ne konsiderate te larte keto ngjarje dhe te forcoje rregullat neper shkollat e rajonit te Fierit. Te kontrollohet seriozisht menyra pedagogjike e te mesuarit, te edukates dhe pergjegjesise prinder-mesues-nxenes.

Besoj se askujt nuk i intereson qe kjo ngjarje jehona e te ciles jam i sigurte qe ka kaluar kufijte e shqiperise te damkosi reputacionin e mire te shkollave fierake.

Nese nxenesve te shkollave te sotme u eshte shtuar "liria e veprimit" dhe zvogeluar kerkesa e llogarise per nje produktivitet shkollor me te larte, atehere pergjegjesia bie mbi krijuesit e rregulloreve dhe zbatuesit te tyre. Kjo gje vlen si per shkollat shteterore / publike ashtu edhe per ato private qe ne nje menyre apo ne nje tjeter duhet te jee model i edukimit te brezit te ri fierak.


Sinqerisht,
Indrit Sulaj
avatar
edvir 25 March, 2009 04:33:56
nuk duhen lejuar keto gjeste, sidomos per ate moshe qe kane, duhet gjetur menyra per ti ndaluar keto gjera, per mos te ulur reputacionin e fierit, vendit tone te dashur. me respekt edi
avatar
mea culpa 21 May, 2009 11:02:01
Ajo qe ben me shume pershtypje eshte etja per agresivitet qe kane keta te rinj. Nuk kane bere akoma 15 vjec, ne c'ambient po rriten e po formohen keshtu? Nga vijne gjithe keto stimuj per te qene te dhunshem? A mund te behet dicka ne kete aspekt? Apo te gjithe i jane dorezuar realitetit e as qe e marrin mundimin te ndryshojne dicka?!

I drejtohem familjes, si nje institucion qe duhet te kontribuoje edhe ne mbarevajtjen e shoqerise. I drejtohem shoqerise, te beje dicka qe te mos kthehet ne kundershtarin kryesor te mbarevajtjes familjare. I drejtohem mesuesve, te jene me prezente kundrejt nxenesve te tyre. I drejtohem prinderve, ne vend te lojerave elektronike, dhurojini ndonje liber me shume femijeve tuaj! Era e vjeter e librave nuk ka te krahasuar me ftohtesine e tastieres..
Per te ardhur keq!
avatar
vinjol krasniqi 10 June, 2009 09:49:30
fakt shqetesues sesi po e shikon rinia fierake kete gjest. normalisht keto jane gjestet qe bejne femijet kur jane ne prag te adoleshences por duhet pare mire kjo gje
total: 4 | displaying: 1 - 4

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
2.50