Home | SPORTI ne Fieri.com | Nderim dhe homazhe per Kujtim Majacin.

Nderim dhe homazhe per Kujtim Majacin.

image

Percillet per ne banesen e fundit ishfutbollisti i Apolonise Kujtim Majaci. Ai eshte percjell nga mijera fierak per ne banesen e fundit mbas nje homazhi ceremonial ne hollin e Teatrit Bylis. Me kete rast kryeministri Sali Berisha i ka derguar familjes Majaci nje leter ngushellimi.

Vdekja e ish futbollistit te Apolonise dhe Kombetares Kujtim Majaci ka tronditur gjithe sportdashesit dhe qytetaret fierak. Ai gezonte respekt jo vetem ne qytetin e tij te lindjes por edhe ne gjithe rrethet spordashes se vendin tone. Kete e tregoi fakti dhe prania e qindra veteve te ardhur nga qytete te ndryshme te Shqiperise. Ceremonia mortore u zhvillua dje ne oren 17.00, nderkohe qe jane bere homazhe ne Teatrin  Bylis te ketij qyteti per nder te Kujtim Majacit.

Trupi i tij i pajete i Majacit te madh u vendos ne oren 16.00 ne hollin e ketij teatri ku ju ben edhe nderimet e fundit nga bashkqytetaret e tij si dhe nga perfaqesues te pushtetit vendor Fier si dhe nga Federata e Futbollit Shqiptare. Duhet theksuar se per nder te tij eshte mbledhur ne nje mbledhje te jashtzakonshme Keshilli Bashkiak e Fierit, te cilet ndoshta pak me vonese e ka nderuar mbas vdekjes me titullin e larte "Qytetar Nderi", i qytetit te Fierit me motivacionin  - "Figure perfaqesuese, intelektual, dhe personalitet i spikatur per veprimtari te dalluar ne fushen e sportit dhe te arsimit si dhe futbollist i talentuar, idhulli me i madh i tifozerise dhe legjende i futbollit fierak".

Ndersa ne oret e para te mengjezit te djeshem para ceremonise se varrimit ne familjen e Kujtim Majaci jane bere homaxhe ngushellimi nga qindra fierak dhe njohur te tij te afert si dhe nga ish futbolliste ish-kolege ne kohen e arte kur ekipi i Apollonise shquhej ne kampionatin e futbollit te kategorise se pare ne saje te talentit te Kujtim Majacit. Te pranishem ne kete cremoni ishin futbollistet e shume njohur Iljaz Haxhiaj, Vladimir Stefa, Pandi Tole, Artan Bare, te cilet nder vite sebashku me Kujtimin gdhenden ne historine sportive te Apolonise kohe te arta suksesesh. Gjithashtu merrnin pjese edhe personalitete te tjera te futbollit si ish tranieri Kombetares Vasil Bici, ish gjyqtari Ylvi Zajmi, Tahir Kastrati presidenti i Albitrave te Shqiperise se Futbollit, miq dhe shoke te Kujtim Majacit te cilet e kane njohur dhe vleresuar kujtimin jo vetem si sportist qe dinte te respektonte jo vetem shoket por edhe kundershtarin ne fushe ashtu edhe si qytetar me nivele te larta shoqerore.

Ora shenonte 1600. Mijera njerez kishin ardhur per kete cermoni te rastit te mbledhur para teatrit Bylis te ketij qyteti. Banda frymore luante muzike me marshe funebre, ne hyrje te ketij teatri nje potret i madhe i te ndjerit Kujtim Majaci dhe nje fanelle e tij me nr 11 qe Kujtimi e ka mbajtur per disa vite kur luante me Apollonine dhe me Kombetaren, pak a shume kjo ishte atmosfera jashte saj. Nderkohe trupi i tij pa jete iiMajacit eshte  vendosur ne hollin e teatrit Bylis.  Ata qe ndodheshin jashte filluan te levizin per ti bere respektin dhe homazhin e fundit qytetarit te tyre, njeriut qe i beri emer furbollit fierak, mikut te mire e te dashur qe tashme nuk do te jete me ne mes tyre. Ne krahun e majte qendronin njerezit e tije te dashur dhe te afermit e tij te cilet ne mes te dhimbjes dhe loteve merrnin ngushellime nga mijera fierak dhe te ardhur nga e gjithe shqiperia.

Me kete rast kishin ardhur edhe presidenti i federates se futbollit Armando Duka, deputet te te ketij qyteti, kryetari i bashkise Fier Baftjar Zeqaj, prefekti i Fierit, kryetari i qarkut Fier Luan Mucaj si dhe dhjetra ish futbolliste te kombetares,  ish kolege me te cilet Majaci i madh i Fierit kishte luajtur ne ato vite te arta futboll.

Ndodheshin gjithashtu dhe dy drejtuesit kryesor te presidences se futbollit fierak Koco Kokedhima dhe Endri Puka. Per me shume se 60 minuta vazhduan homazhet dhe me pas trupi i pa jete i Kujtim Majacit i shoqeruar nga mijera njerez i jane drejtuar varrezave te lagjes Zhupan te Fierit. Aty eshte lexuar dhe nje leter ngushellimi drejtuar familjes Majaci nga Kryeministri shqiptar Sali Berisha  ku pervec ngushellimeve  te sinqerta drejtuar familjes  se tij per humbjen e njeriut te aferm ne menyre kaq te papritur, ai vlereson edhe cilesite e Kujtim Majacit si nje sportist me vlera te larta profesionale.

 

 

Fieri.com / Kristaq Thano