SHAQIR SECI, Nje ikje pa kthim!

Font size: Decrease font Enlarge font
image SHAQIR SECI

I ndare nga jeta, ne menyre te papritur dhe ne nje moshe te re, artisti Shaqir Seci, koreograf dhe drejtues i talentuar i ansamblit “ Myzeqeja” te qytetit te Fierit, kujtohet nga te gjithe si njeriu i mire, prindi shembullor dhe artisti me emer te spikatur ne kulturen tone kombetare.

Per njerezit qe kane nje emer, qe e kane skalitur me pune, koha nuk i largon. Keshtu ndodh me Shaqo Seci, Ai qe na duket se po buzeqesh, vallezon, mediton me ne.

Shaqoja u lind me 25 shtator 1960, ne fshatin Markoj te Tropojes, ne nje familje me tradita te pasura kulturore dhe artistike. Arsimin e ulet e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmin ne qytetin e Bajram Curri ne specialitetin agrar. Shume shpejt deshira dhe pasioni i tij i vacant  per te interpretuar vallet folklorike te krahines prezantuan nje talent te ri ne fushen koreografike. Pas mbarimit te shkolles se mesme, atij iu akordua nje burse ne Akademine e Arteve Tirane. Gjate studimeve, u dallua per rezultate te shkelqyera ne mesime, per dinamizmin e veçante te fizikut, lartesine interpretative dhe fantazine e thelle krijuese. Student dhe mik i mjeshtrit te madh  te kasaj fushe, Panajot Kanaçit, Shaqo Seci manifestoi po ato ndjesi artistike, po ate ind conceptual dhe po ate model mjeshteror qe kishte edhe profesori i tij i adhuruar.

Fill pas mbarimit te studimeve, Shaqoja emerohet ne Fier. Kujtesa e e tij artistike i kalonte keshtu caqet e rendomta te fantazise. Ajo niste atje, ne Markojin e larget, midis geshtenjave te blerta dhe peisazheve boreale te dimrave malore, mbuluar me mjergullen e hirte alpine, ku tufaket e pishave “nanurisnin” kujtimet e tij te feminise dhe vazhdonte ne qytetin e larget fushor, I cili dallohej ne te vendin per numrin me te diteve me diell. Harmonia e ketij qyteti njerezit e tij zemerbardhe si ditet me te shumta te vitit, jeta idilike, heshtja e bute dhe korrekte, tradita e pasur folklorike, prirjet estetike evoluese dhe tendencat modern  te zhvillimit prespektiv te tij, krijuan tek artisti I ri nje nostalgji te brendshme, e cila dalengadale formezoi tipare te gjalla perjetesimi per ta konsideruar kete qytet vendlindjen e tij te dyte. Shoket dhe miqte e shumte kujtojne permes dhimbjes momente te   larmishme te komunikimit te ndersjellte midis tyre.

Ne muajin Korrik te vitit 1986, ansambli “Myzeqeja” jepte koncertet e veres ne kodrat e liqenit artificial te Tiranes. Pikerisht ne naten e fundit te ketij aktiviteti, hyri midis tyre djaloshi i panjohur duke thyer “padashje” protokollin e prezantimit zyrtar. Ishte nje ardhje teper e vaçante  nje ardhje pa kthim, sepse brenda saj kishte nje lidhje te fuqishme dualiste midis deshires dhe mundesive, midis qellimit dhe realiteteve, midis idealit artistic dhe praktikes shoqerore, qe gjallonte midis tyre. Qe nga ky moment ansambli e mori me vete ne Fier. Ndersa me pas, qe ai qe e mori ansamblin me vete. Ishte nje binjakezim “siemez” ne rrugen e veshtire dhe tunduese te artit. Jeta e Shaqos u kthye keshtu ne nje maratone vallesh, ne nje guide artistike mbushur me hapesira te pafundme komunikimi publik, permes te cilave ai ngriti nje karriere te pasur profesionale.

Ne 15 vitet e jetes se tij te re, nen drejtimin e z.Bajo Toto, ansambli “Myzeqeja” kishte arritur suksese te shumta perfaqesimi. Brenda fizionomise se tij te plote formuar nga grupe artistesh te kualifikuar dhe autoritet, si: Nikolla Bulo, udheheqes artistic, Muhamet Sherri, regjizor; Pandeli Lena, piktor; Fran Ukcama, drejtor i Shtepise se Kultures; Bert Aliaj, instrumentist, etj, artisti i sapoardhur duhej te gjente shtigje te reja per te hyre ne nje rruge te gjere suksesesh. Aq me teper kur ketu ishin krijuar gjurmet e pashlyera te nje artisti te madh, Vlash Kallamates, te cilat “gjemonin” me kulture professional, njohurite e thella te folkut krahinor dhe koreografine e tij te paarritshme.

Shaqoja, pra u perball me nje tradite te formuar qe “udhetonte” neper vite duke krehur e perterire elementet e saj autentike, nga njeri brez tek tjetri, nga njeri artist tek tjetri. Ne nje klime te tille, ai arriti shume shpejt te behet promotori i ketij ansambi. Me seriozitetin, perkushtimin dhe ambicjen artistike qe e karakterizonte, ai beri qe “Myzeqeja” te “çante” permes medalioneve dhe dekoratave te shumta, brenda dhe jashte atdheut. Ne stenden e ketij ansambi “rendojne”  mbi 25 çmime te larta dhe medalione nderi, te marra nga Gjirokastra e Saranda e deri ne Shkoder, Kukes e Tropoj. Nga mjaft vende te Ballkanit dhe Evropes, si: Bullgari, Rumani, Maqedoni, Kosove Mal i Zi, Turqi, Zvicer, Ukraine e Itali.  Artistet e ketij ansambi, kane marre duartrokitje me te zjarrta te publikut. Shaqo Seci, krahas ketyre arritjeve, ka patur nje sukses te ndjeshem edhe ne fushen e krijimtarise. Mbi 15 valle te reja si: vallja e vajzave myzeqare, valle te ndryshme burrash, kane mbushur repertorin e ketij ansambli. Ai ka marre   pjese si ekspert kryesor ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres duke deshmuar keshtu aftesite e shkelqyera profesionale. Pra maratona artistike e ketij artisti ishte ne stadet me te larta te karrieres. E tille ishte jeta e tij; nje jete e djersire, mbushur plot me pune, arritje dhe suksese te njepasnjeshme.

Edhe ditet e tij te fundit ishin plot pune. Me 25 Maj, ai ishte ne Festivalin kombetar te Lushnjes, ku 4 valle te grupit te Fierit moren çmim kombetar. Ndersa jo me teper sesa nje jave pra vdekjes, ai mori pjese ne “Sofren Dardane” ne Tropoje, ku ansambli “Myzeqeja” si i ftuar, mori çmimin  “Mirenjohja e Festivalit”

Edhe ate dite ..… pati shume pune. Madje frymen e fundit e dha sapo hyri ne shtepi. Kthehej nga Qendra Kombetare e Veprimtarise Folklorike ne Tirane, ku negocionte per nje udhetim te ansambit ne Qipro. Dhe iku pikerisht ashtu me pune ne dore, ne moshen me kulmore, me energjike, iku ne nje moshe kur familja me dy femijet ende te parritur, kishin shume nevoje per te, iku ne nje moshe kur gezimet e verteta te njeriut qendrojne ende te tulatura nen kurotat e “dafinave” pa qene natyrisht nje iluzion, as ato, as jeta qe ben artisti i vertete.

Veçse kjo ishte nje ikje tjeter. Nje ikje pa ikje. Te tilla jane ikjet e artisteve. Sepse jeta etyre kthehet ne imazh dhe imazhet mbeten te pashuara ne kujtesen e brezave. Njerezit shpirtbardhe te ketij qyteti, ngjasuan aq shume me ditet e diellta te tij. Do ta ruajne te skalitur ne kujtesen e tyre pergjithmone, njeriun buzeqeshur, artistin e talentuar qe e donte dhe I donte aq shume.

“Jeta nuk eshte ajo qe ke jetuar, - thote Gabriel Garcia Markuez, - por ajo qe kujtohet dhe e kujton ate per ta rrefyer”  Shaqo Seci mbetet ne kujtesen e brezave pikerisht per tu kujtuar prej tyre. Dhe kujtesa publike eshte arritja me e madhe ne jeten e njeriut.

 Album Fotografik:  Klikoni KETU          

 Video Homazh: Zemer e perjetesuar ne valet e valleve

                         

                                     Pergatiti per Fieri.com: Nuri Plaku

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
deniss 13 May, 2009 06:43:18
nje perle ne fundin e detit qe nuk gjendet ne cektesiren e tij.Keto fjale mjaftojne per te pershkruar ikonen e baletit dhe kercimit fierak ne vite,talentit Shaqir Seci.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00