Xhulieta Kulla: Le ta marrin vesh te gjithe, Te dua Fier!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhulieta Kulla

Te nisur nga deshira e mire per te sjelle perballe vizitorit fierak dhe atij shqipetar, biografine e nje nder aktoreve me te njohura te skenes dhe humorit shqipetar zj. Xhulieta Kulla, krijuam kete interviste shoqerore dhe informative.

Cila eshte Xhulieta Kulla? Pak histori mbi qytetin e lindjes dhe formimin e saj.

Kam lindur ne Berat, me 31 dhjetor 1946 e jam rritur ne Kuçove, ku kam kryer dhe klasat e shkolles shtatevjeçare. Prirjet artistike feminore ndikojne shpesh ne rrugen e metejshme, ne rrugen kryesore te jetes. Qe miturake une recitoja e vallzoja, jepja programin e shfaqjes e kendoja. Keto prirje me shpune pastaj edhe ne rrethet artistike te Shtepise se Pionereve e aty me konsideronin si nje shougerl te vockel. E tere njerezit pergezonin prinderit dhe nuk kursenin fjalet e ngrohta.

Keto i shenoj jo si pike te karrieres se me voneshme, se keto i ka mbuluar pluhuri i harreses, por dua te nenvizoj influencen e duartrokitjeve, nga njehere edhe te teperuara, nganjehere edhe per te bere qefin, per te shtyre femijen drejt rruges serioze te artit. Keshtu une shkova ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane dhe me pas u pranova ne Shkollen e Larte per aktore “Aleksander Mojsiu” qe u be pjese e Akademise se Arteve.

Koha tregoi qe duartrokitjet per “shougerlin e vockel” nuk paskan qene as te teperta, as per te bere qefin. Ju lutem na permendni me rend krijimtarine tuaj, rolet e spikatur, vitet, ngjarjet artistike me peshe?

Nuk do te ndaj nga arritjet artistike, rolet e luajtura si studente ne Akademine e Arteve e ne veçanti rolin e Kryeneçes nga komedia “Zbutja e Kryeneçes” te Shekspirit. Ai rol jo vetem qe me dha nje note maksimale nga trupa e pedagogeve, por me dha besim te metejshem edhe e kam si pike referimi ne tere krijimtarine time. Pas diplomimit une u emrova ne Berat ku punoja here si regjisore e grupeve amatore te qytetit e here e Estrades Profesioniste, ku kam nderin – e dua ta permend - afrimin per here te pare ne skene te artistit te mrekullueshem Sejfulla Myftari. Pas marteses, meqe u vendosa me burrin ne qytetin e Vlores, ne teatrin profesionist te atjeshem pata dy role te spikatur: Shegen, ne “Dasem pa Nuse” te N. Priftit dhe Ninen, gruan e oficerit rus, ne dramen “Sinjal i Kuq” te B. Kozelit. Pas transferimit ne Fier, ne biografine time artistike, sollen drite vitet e arta te Estrades Profesioniste, ku gjeta koleget e mi te mrekullueshem, Luftarin, Fuatin, Vason, Arqilene, Todin, Hasanin, Sotirin (dhe ca me pas na u bashkua Fatmiri). Borebardha me shtate vellezer” e quanin trupen tone te estrades shoket e mi!

Nje grup i tille partneresh, per mua ishte nje fat i rralle, fat qe artistit i vjen ndofta nje here ne peseqind vjet. Fat ishte gjithashtu edhe periudha e zgjatur e pjellorise letrare te tim shoqi Pellumb Kulles, qe shkroi dhe inskenoi pjese qe u bene ajka e humorit ne shkalle vendi. Duke hequr angazhimin ne kater filma te Kinostudjos me role jo te rendesishem, qe nga vendosja ne Fier e deri ne largim, kam qene aktorja baze e Estrades me aktivizim te herepashershem ne teater. E pranishme ne te gjithe spektaklet e TV shqiptar te Viteve te Rinj, nga viti 1975 e deri ne vitin 1993. Rolet jane aq te shumte sa edhe sikur te ishin kryevepra, lista e ben vete te merzitshme permendjen e tyre. Sidomos per te rinjte e sotem, qe do t’u duhej vetem te lexonin keto qe kerkoni ju, edhe pse per nje pjese fierakesh e shqiptaresh kane krijuar kenaqesi e mbase u hyjne nder kujtime.  Ne favor te te dy paleve, une do te rreshtoj shume pak nga qindra e qindra role te pare, te mesem e te parendesishem, te harruar e te paharruar, ne kater shfaqjet e planifikuara vjetore te Estrades, per te gjithe vitet, ne repertorin e qytetit dhe te fshatit:  Ne teater:

  • 1972- “Historia e Nje Vajze” (Kam lozur rolin kryesor, Joniden),
  • 1976 – “Gjemimi i Atij Dimri” (Mullixheshen)
  • 1979 - “Shoku Niqifor” (Motren e Niqiforit)
  • 1981- “Dy Krisma ne Paris” (Lizeten)
  • 1989 – “E Bukur Shtepi e Vjeter” (Polesken-fallxhore).
            Ne repertorin e estrades:
  • 1973- “Kultura Duket” (Bleresen e librave me metra)
  • 1977 – “Sonte do te na Gatuaje Vera” (Veren).
  • 1977 – “Kinezi 14 vjet Gjume” (Instruktorja Çen)
  • 1980– Brenda “Çobo Rrapushit”: “Dada Bonjakja” (Dadane)
  • 1981- “Telefoni i Ri” (Zelihane)
  • 1984 - “Keshilla Femijeve 5 deri 55 Vjeç” (Mjeken)
  • 1988 – “Zemrat me Zilka” (Kardiologen)
  • 1989- Bashkepunim me TV “Serum per te eliminuar rrudhat e gojes” (Nusen)
  • 1990- Ne komedine greke “Nje Budalla e Gjysem” (Uranine).

Larg atdheut, ne Gjermani, ShBA dhe Kanada, aktivitetin e kam vazhduar kryesisht me repertorin e njohur qe nga skena fierake, duke lozur “Gruan qe ble libra me metra” apo “Doktoreshen”. Ne te gjitha zonat me te rendesishme te vendndodhjes se shqiptareve, ne kemi levizur e kemi dhene shfaqje tok me aktoret e njohur si Xhevo Zeneli, Koço Devole, si edhe me te riun e talentuar fierak, Arian Rrapushaj. E te gjitha keto shfaqje kane qene me regji te Pellumbit dhe me grupin muzikor te drejtuar nga Ferit Hoxha e repertorin e ekzekutuar me mjeshteri nga kengetarja jone e mirenjohur, Brunilda Hoxha.

Pra si te thuash gjysma e Estrades se Fierit! Ajo e mergimit!  Te efektshme mjaft kane qene pjeset e reja te shkruara ketu, nga im-shoq,  si “Opozitare, po Motra!” dhe me pas, shkruar po prej tij, “Djali im Dashuron nje Kineze ne Manhattan”, “Me Shume Dua Vjehren e Burrit se Vjehren Time”, “Grindje me Bashkeshortin ne Metro”. Oh, sa i lodhshem qenka rreshtimi!

Vetem rreshtimi! Ne perfytyrojme mjaft qarte interpretimin e gjithe ketyre pjeseve qe rreshtuat e qe nuk rreshtuat! E te lozura nga qindra here secilin rol! Nje jete plot sakrifica e mundime. Keto publiku i njeh dhe i çmon. Po shperblimin moral a e ke marre siç duhet?Gjithesesi mua me takon vetem te falenderoj, sado shume apo pak te me jene dhene.

  • Ne vitin 1973, jam shpallur Laurate e Festivalit Zonal te Estradave, Fier, ne premieren “Nuk rrijme indiferente”.
  • Me 1979, Çmimi i Veçante per Motren e Niqiforit ne komedine “Shoku Niqifor” ne Takimin e Teatrove Profesioniste, Tirane.
  • Me 1996, Nju Jork, Dorezimi i Çmimit Vjetor “ Gruaja e Vitit” qe jepet per tere territorin e ShBA dhe Kanada, nga Shoqata Kombetare “Motrat Qiriazi”.
Ne shperblimet e medha morale nuk duhen lene pa permendur duartokitjet e pashterrshme, shfaqjet e dashurise, rinjohjet e befasishme ketu ne qytezat e largta te Amerikes. Shperblim i madh  eshte shprehja e papercaktuar “eshte ajo e Fierit! – eshte ajo e Fierit!  I tille shperblim i madh moral eshte edhe kjo interviste, qe po me merrni per Fieri.com. Ju faleminderit!
  • Si dekorim shteteror kam ate te vitit 1987, me Urdherin “Naim Frasheri”, Kl. i Dyte nga Kuvendi Popullor. 

Kemi marre vesh se kohet e fundit, ju jeni propozuar per titullin “Urdheri Naim Frasheri i Arte”. Ky propozim ndodhet ne Presidence dhe pergatitet t’ju dorezohet ne jubileun e 50 vjetorit te Estrades Profesioniste, ne Fier. A eshte e vetete? Si e prisni nje vleresim te tille te publikut fierak, qe e ka ndjekur me emocione te bukura gjithe jeten tuaj artistike? 

Ju pyesni a eshte e vertete? E vertete eshte vetem ajo qe thoni ju dhe mbeshtetur ne lajmin qe po me jepni, mua me takon te lumturohem. Dhe do te falnderoj ata qe do te ma akordojne. Heperhe, ju falenderoj vetem ju, qe mendoni aq ngrohtesisht! 

A kujtoni ndonje episod sa gazmor aq edhe mallengjyes, qe ju deshironi ta ndani me lexuesit tane?

Do te permendja dy. Kur isha studente ne Akademi, luaja rolin e Mustes se Vogel, vellait te Hajries, nga “Halili dhe Hajria” drame e Kol Jakoves. Ne nje skene me shpata une beja dyluftim me shokun tim te kursit, Fitim Makashin, qe luante rolin e nje turku. Ne nje goditje qe i dhashe me shkelm ne gjoks, perdora aq shume force, sa keputa meniskun edhe u rrezova. (Ate menisk qe ma keqesoi gjurin gjate gjithe jetes ne skene, une atehere nuk e operova. Per shkak te tij bera nje operacion te rende gjuri, ne nje klinike te Manhattanit, marsin qe kaloi dhe tani jam mire... Por le te vazhdojme episodin me “turkun”). Une nuk ngrihesha dot, por sipas drames, ai qe duhet te “vritej’ ishte “turku” Atehere Fitimi m’u hodh  siper mbi shpaten time, si Mic Sokoli yne mbi topin! Une me lot ne sy nga dhimbja e gjurit, pata aq durim sa ta mbaja shpaten zgjatur qe “turku” ta gjente vdekjen vete!

Po episodi i dyte?

Ai eshte me mallengjyes, se gazmor!… Kur u emerova ne Berat, isha ne periudhen e gjate te marredhenieve me shokun tim te shkolles. Pellumbi kish mbaruar studimet tre vjet para meje dhe punonte ne Vlore. Tek po mateshim qe te shpallnim fejesen, Pellumbin e denuan te punonte ne prodhim ne guroren e Shashices. Kjo i komplikoi gjerat dhe ne duke pritur rikthimin e tij ne teater i vazhduam marredheniet fshehurazi prinderve te mi. Ne nje nga vizitat klandestine te Pellumbi ne Berat, une e vura ate ne dijeni se lajmi kish marre dhene dhe marredhenia jone e sidomos denimi ne gurore, ish bere gogol. Pellumbi vendosi te bente te njerzit e mi nje vizite te papritur te nesermen, e te sqaronte situaten, te siguronte qellimet e mira e tjera e tjera. Shkurt “te kerkonte doren time!” Ate nate ne Berat ra nje termet i madh, qe u dha te çara ndertesave e beri deme te medha. (Pellumbi nuk kish faj per kete!) I dashuri im vendosi te mos e anullonte “kerkimin e dores” edhe pse ne Berat, ne çdo dy ore, binin termete, siç ndodh pas çdo lekundjeje te madhe.

Ndajnate here njerzit e mi e priten Pellumb Kullen per nje vizite te shkurter njohjeje. Ai erdhi dhe me shume dinjitet tregoi ndermendjet qe kishim dhe ç’na pengonte ne qe ta kishim shpallur dashurine tone me pare. Ne nje moment solemn, u ndje nje lekundje tjeter e madhe termeti! Situata u be tragjikomike. Asnjehere nuk dihet sa i gjate dhe sa i rende do jete termeti qe eshte duke rene. Une u tremba se mos shtepia na zinte brenda. Tani kush duhet t’ia mbathte i pari? Njerezit e mi, qe pretendojne se jane fis me rrenje trimerie? Apo t’ia mbathte ai qe pretendonte se e desh vajzen e shtepise e qe do ta mbronte nga tere rreziqet?  Si ata qe do te jepnin vajzen, si ai qe e kerkonte, mua m’u duken te verdhe dylle! Po asnjeri nuk levizi, si per te thene, “ne nuk pyesim per termete!” Une s’e di si behen krushqite e tjera, por te besh krushqi ne lekundje malesh, pa t’u dridhur qerpiku, vetem kjo e imja ka ngjare! Une tani i them tim shoqi se gjate jetes tone te perbashket kemi vuajtur shume, por trimeri te tjera, ai nuk me ka treguar me! Po ai vete, çfare thote?Ai thote se trimerite e tjera i ka ruajtur per keto vite qe vijne, ndersa per “termetin e kerkimit te dores” thote, se kjo ka qene e vetmja lekundje ne marredheniet tona!

E si jane maredheniet “pa lekundje” me bashkeshortin tuaj dhe njekohesisht kolegun tuaj ne rrugen e bukur te artit, z. Pellumb Kulla?

Ato vazhdojne te mos kene lekundje e nuk do te kene. Jeta jone ka qene e veshtire, e bukur, e embel, e hidhur, me humbje e me fitore! Bashkepunimi yne ka qene i perhershem, me ndihme reciproke njeri tjetrit!. Ka qene nje jete qe do te deshironim ta rikthenim si rikthehen bobinat e filmit per te provuar serish te njejtat emocione! 

A ju ka penguar ndonjehere jeta personale te ushtroni zanatin tuaj?  

Asnjehere. Me shume zanati me ka penguar jeten personale!

C’fare maredheniesh keni me ish koleget tuaj.? A vazhdoni te mbani kontakte te rregullta?

Marredheniet jane shume te ngrohta. Ne shkojme gjithmone ne Fier e jemi mysafire ne teatrin tone. Asnjehere nuk rreshtim telefonat me te gjithe: me Todin, Fuatin, Vason, Makun, Hajrien, Fatmirin, Zanen. Telefonata bejme me Luftarin ne Tirane, me Sofiken dhe Arqilene ne Athine. Pa permendur vizitat qe shkembejme ketu me Lad Muzhen, Rolandin dhe Aurela Çarken, Niko Vrushin. Sa per marredhenien me Feritin dhe Brunen, ajo pak dallim ka nga jeta e Fierit. Ne çdo dy jave, ose ne ose ata bujme ne shtepite e njeri tjetrit me nete! 

Tashme shume nga vizitoret dhe dashamiresit tane e dine se Xhulieta Kulla jeton ne Amerike. Si ka reflektuar ky ndryshim  ne jeten tuaj artistike? A ju mungon publiku shqiptar?

Dallimet jane te dukshme, por siç thashe edhe me lart, ne jeten artistike nuk e kemi nderprere. Publiku eshte kryesisht shqiptar.

Si perfundim, cili eshte mesazhi juaj per vizitorin e Fieri.com dhe gjithe publikun fierak kudo ne bote?

Fierakeve, te merguar apo te pa merguar qofshin, i desheroj gezime e lumturi ne familjet e tyre! Uroj durim e kembengulje, uroj suksese te gjitheve, me perparesi suksese te femijeve ne keto kohe te reja e ne keto sfida te reja!…


 

 

Intervistoi per Fieri.com z. Indrit Sulaj  

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
aferdita 08 February, 2009 11:37:46
xhuljeta eshte komike ime e preferuar ajo me humorin e saj te ben te ndjehesh e clodhur kur je e lodhur ,e trshtuar te ben te lumtur
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00