BRUNILDA HOXHA: Fieri me lindi mua, une i fala atij gjithe energjite e mija rinore.

Font size: Decrease font Enlarge font
image BRUNILDA HOXHA

Nje tjeter interviste e realizuar nga stafi i Fieri.com kesaj here me nje tjeter artiste te mirenjohur te skenes shqipetare brenda dhe jashte shqiperise. Lexoni te detajuar kete inversite te kendeshme realizuar disa dite me pare me kengetaren e mirenjohur fierake Brunilda Hoxha (Sota).

Kush eshte Brunilda Sota, (Hoxha)? Disa detaje mbi qytetin e lindjes dhe mardheniet tuaja me te?

- Eshte kenaqesi e madhe per mua kjo interviste per Fieri.com sepse une jam nje kengetare jo vetem e lindur ne Fier, por, ajo me e rendesishmja eshte se, origjina ime familjare eshte shume brezeshe  nga Fieri. Si tek tere artistet shkendijat e para artistike shfaqen qe ne femijeri. Une se bashku me motren time me te madhe, Linditen, qe te vogla jepnim koncerte nate per nate ne shtepi, ku spektatore kishim pjestaret e tjere te familjes. Lindita, si me e madhe nga une, merrte ne vend te mikrofonit, xhezven dyshe te kafese, ndersa une, si me e vogla moter, xhezven njeshe. Pjestaret e tjere te familjes ishin edhe spektatore edhe antare te jurise. Ata me pas u bene per ne nje shtytje e madhe, qe ne te vazhdonim rrugen e kenges. Por e gjithe kjo nuk lindi fare rastesisht: mamaja jone ka pasur nje vokal shume te bukur dhe te fuqishem. Ishte fat per ne qe trasheguam kordat vokale si te sajat. Me pas kam kenduar ne festivalin e pioniereve ne Fier, ku kam qene vit per vit pjesmarrese dhe jam nderuar me çmime te ndryshme.

Kujtimi me i paharuar ne fillimin e karieres sime artistike, mbetet perpjekja kembengulese e zotit Miço Sopiqoti i cili na ngjiti ne skene te dy motrave, ne konkurimin ne rang republike te kooperativave bujqesore. Ne kete eveniment Fierin e perfaqesonte koop. bujq. e Cakranit, e cila u nderua me çmimin e pare dhe Luftar Paja u cilesua si aktori me i mire, kurse ne, motrat, si kengetaret me te mira. Na çmuan shume edhe per faktin se ishim kengetaret me te reja te konkurimit.
 

Repertori muzikor, vitet, skenat? 

- Repertori im muzikor i ka perfshire te dy karakteret e kengeve, si ate popullorin, ashtu edhe ate te muzikes se lehte. Ndersa krijimtaria, qe une kam ekzekutuar ka qene e kompozitoreve fierake  Nikollaq Bulo, Isuf Maloku, Mico Sopiqoti, Bardhyl Shehu, Ferit Hoxha, si dhe te kompozitoreve Agron Xhunga, Agim Krajka, Gjergj Leka, Alfons Balliçi etj.

  • Ne vitin 1971 kendova ne festivalin e dyte kombetar te kenges se ushtarit.
  • Ne vitin 1974 kam kenduar ne festivalin e 15-te kombetar te kenges ne R.T.V.SH.
  • Ne vitin 1974 fillova te aktivizohesha prane estrades profesioniste te qytetit te Fierit.
  • Ne vitin 1978 u pranova si kengetare profesioniste ne estraden e Fierit, dhe menjehere jam pritur me shume interes, si ne qytetin tim ashtu edhe ne qytete te tjera te vendit.
  • Qe nga viti 1974 e deri ne vitin 1991 kam kenduar ne te gjitha koncertet qe pergatiste T.V.SH per naten e vitit te ri .
  • Ne vitin 1981 dhe 1986 beja pjese ne “ Ansamblin Myzeqeja “ me udheheqes artistik zotin Nikollaq Bulo ne festivalet Ballkanike te organizuara ne Turqi.
  • Nuk mund ta harroj atje, nje nate te vitit 1986, kur para konkurimit na u kerkua qe te kendonim te nesermen ne konkurim, kengen turke  “EMINE “, kenge qe sapo kishte dale dhe ishte ne sukseset e asaj kohe.

Nuk fjetem ate nate. Une mesova fjalet turqisht permendesh, ndersa Riku orkestroi shoqerimin dhe orkestra e beri prova ate per tere naten. Suksesi ishte i jashtezakonshem, duartrokitjet s’kishin te mbaruar, dhe kenga per shkak te kerkesave, u perserit tri here rresht.
 
Kam marre pjese ne te gjitha premierat e Ansamblit Myzeqeja , si dhe kam kenduar ne 62 premiera te Estrades Profesioniste te Fierit.

Vleresime ?

- Jame dekoruar me Medaljen * NAIM FRASHERI * ne 20 korrrik 1989  per interpretim me nivel te larte artistik te kenges se muzikes se lehte dhe popullore fierake .
 

A kujtoni ndonje fragment sa gazmor aq edhe mallengjyes qe ju deshironi ta ndani me lexuesit tane?

- Kujtoj nje ngjarje mjaft emocionante, te cilen vertet dua ta ndaj me lexuesit. Artisti ne skene duhet te dashuroje materialin qe ekzekuton, gjithashtu te respektoje me po aq dashuri edhe publikun qe ta shijoje sa me shume ate material. Artisti ndryshe nga spektatori, nuk duhet ta tradhetoje veten perball hallit qe mund te kete ne momentin kur ekzekuton. Spektatori e ka lehte: diten qe ka hallin, nuk te vjen ne shfaqje e pike!Vjen nje dite tjeter ai! Pra tere spektatoret e salles nuk kane  ardhur te ndajne hallin me  artistin. Ata kane ardhur te harojne hallet e tyre e te argetohen.
 

Ne nentor te vitit 1975 ne moshen 46-te vjece, para kohe, ndahet nga jeta mamaja ime. Nje fatkeqesi shume e madhe per familjen tone! Tere ato dite lotet nuk kishin te pushuar. Ne dere troket drejtori i teatrit se bashku me nje perfaqesues te  Komitetit Ekzekutiv te Rrethit. Mbasi ngushelluan me thone se duhej qe te shkoja ne teater dhe te kendoja ne nje koncert  te rendesishem qe organizonte qyteti, mbasi vinte ne shfaqie nje anetar i byrose politike. Jo me deshire vajta ne koncert, por kur me erdhi radha per te kenduar, lotet nuk i nxirja me nga syte, por i kaperdija thelle ne shpirtin qe me digjej per mamane e porsa vdekur. Por veten ne skene nuk e tradhetova per tere ate hall aq te madh qe kisha. Kenga e ariti qellimin, u prit me shume sukses duke u bere bis.

 

Cilat jane marredheniet me bashkeshortin tuaj Feritin?

 

- Mardheniet me bashkeshortin tim Feritin jane te shkelqyera. E çmoj shume per qetesine dhe mençurine e tij, e çmoj shume si muzikant (instrumentist, kompozitor dhe orkestrues te  talentuar ), e çmoj shume si baba te mire, qe ka arritur te edukoje nje djale te zgjuar dhe me kerkesa per jeten. Feritin e kam patur edhe epror, edhe bashkeshort, ne pune e kam respektuar si shef, ne shtepi si bashkeshort. Kemi 24 vjet qe jetojme dhe punojme bashke, ne nje pune. E vetmja ndarje ka qene ajo para dy muajsh, kur Riku hyri ne nje operacion ne oren 8 dhe doli ne oren 3 pas dite, keshtu qe nuk u pame per shtate ore. Gjate atyre oreve kam kujtuar tekstin e  nje kenge te Arben Dukes qe e kam ne repertorin tim : “Kam nje dite qe s’te kam pare / Malli shume me ka marre “.

A ju ka krijuar ndonjehere jeta personale pengesa ne jeten tuaj artistike? Ç’fare roli ze muzika dhe kenga shqipetare ne jeten tuaj?

- Jeta personale nuk me ka krijuar asnjehere pengesa ne jeten time artistike, perkundrazi, jeta artistike me ka krijuar pengesa ne jeten personale, sepse te shtunen e te dielen kur te gjithe bejne pushim, ne kemi gjithmone shfaqje. Ne, duke qene te dy muzikante edhe kur kemi mbaruar provat ne pune, i kemi vazhduar ato ne shtepi. Nuk mund ta harroj batuten qe Pellumb Kulla u tha shikuesve, kur na prezantoi ne fillimin e nje shfaqje: “Kur vete per vizite ne shtepine e Rikut e te Brunes duhet te hysh me bilete, sepse ata bejne koncert edhe ne shtepi”. Muzika dhe kenga shqipetare ne jeten time ze nje vend teper te rendesishem brenda ne shpirtin tim, eshte, si te thuash, oksigjeni im. 

Çfare marredheniesh keni me ish koleget tuaj? A vazhdoni te mbani kontakte te rregullta ? 

- Lidhjet me ish koleget e tjere, kane qene konkrete dhe telefonike, sepse ne Greqi e Zvicer kemi dhene koncerte per komunitetet shqipetare ne bashkepunim me pjestare te estrades se Fierit, me Arqile Lipen, Aleksander Prendushin, Ismail Janinen, Ilir Sukun, Fuat Boçin, Vasil Vason, Robert Hoxhen, Arian Papen. Ndersa ne Amerike, pervec Ilir Sukut dhe Arian Papes, bashkepunimi ka qene me i kompletuar, sepse kemi  pergatitur premiera te mirfillta, me humor dhe kenge te reja, nen drejtimin e  Mjeshtrit te Madh Pellumb Kulla, me aktoren e mrekullueshme te estrades se Fierit, Xhulieta Kulla, me aktorin e ri te talentuar Arian Rrapushaj, dhe nen drejtimin muzikor te Ferit Hoxhes. Kemi  dhene shfaqje ne shtete te ndryshme te Amerikes per festat e Flamurit dhe Vitit te Ri, se bashku me aktore dhe kengetare te tjere si Koço Devole, Parodistet e Vlores, Xhevahir Zeneli, Aurela Gaçe e Elton Deda.Veç te tjerash, ne nje shfaqje ne Llejkvud  te Ohajos, ne nentor 2006, i pranishem ishte dhe delegacioni i Bashkise se Fierit i kryesuar nga kryetari i saj, zoti Baftjar Zeqo. 

Pra qe mbas largimit nga Estrada e Fierit, me gjysmen e artisteve te emigruar ne nuk e kemi shkeputur asnjehere bashkepunimin dhe aktivitetin artistik, edhe kur ne Shqiperi, ne kohet e veshtira qe u kaluan, aktiviteti artistik ishte i ndalur per arsye te ndryshme. Niveli artistik i koncerteve dhe premierave qe kemi dhene pa dyshim qe ka qene me i larte se i atyre viteve, sepse teknika  sot eshte me e zhvilluar, hapsira e temave qe ne trajtojme nuk eshte me e kufizuar, dhe orkestracionet jane me te avancuara. Ndersa me koleget e tjere te teatrit, Niko Vrushin, Vladimir Muzhen, Aurela e Roland Carken, takohemi gjithmone ne gezime te ndryshme familiare. Sa per marredheniet me familjen Kulla? Ne e paguajm me shtrenjte bileten per te hyre ne shtepine e tyre, sepse atje fillon humori qe kur shkojme e mbaron ne telefona duke u kthyer per ne shtepi, mire mbreti i humorit Pellumb Kulla dhe humoristja e mirnjohur Xhuljeta Kulla, po atje bejne humor cilesor Vili vellai i Pellumbit, si dhe te tre femijet e tyre, Era, Flladi, e Diti. 

Po prezenca e motres tuaj Lindita Theodhori si ka ndikuar ne jeten tuaj artistiko-muzikore?  

 - Nga pervoja personale dhe nga gjithe historite e meparshme qe kam ndjekur, te shkruara dhe te pashkruara, kam vene re se ekziston nje konflikt i pashpallur mes dy artisteve te nje lloji nga nje familje, qofshin keta kengetare, instrumentiste, apo qofte edhe mes sportisteve te nje disipline, futbollit, pershembull. I dyti, me i riu, apo me e reja, ka fatin e keq, se do t’i duhet perveç ndertimit te personalitetit te vet, te menjanoje personalitetin e te motres a te vellait a babait, qe te terheqe vemendjen mbi veten dhe mbi vlerat e verteta te veta. Vellai, babai, apo motra ne vend qe te te sherbenin si ndihme, te behen pa dashur pengese. Kjo pra i kerkon pasardheses nje ekstra-sforco. Perfytyro pastaj kur ambjenti eshte konservator, siç ka qelluar ambjenti yne. Shumica e njerezve tek ne e kane zakon te thone me nostalgji “atehere, oho!- ne kohen tone, uha! – kur ishim te rinj ne, ehe!” Pra duhet pune shume me teper se sa do te duhej po te mos kishe moter, vella a baba ne rrugen tende. Po, shyqyr qe i kemi! Lindita ishte nje kengetare me emer dhe pavaresisht nga ekstrasforcot e mia, qe permenda, familja gezohet me sukseset e saj, siç gezohet dhe me te miat.

Me Linditen, ne u ndame shume shpejt, qe ne kohen e  ...xhezveve! Ajo mori dyshen, une njeshen! Me pas ajo kendoi ne estraden e Korçes, ndersa une ne ate te Fierit. Une iu largova repertorit te saj dhe krijova repertorin tim. Deri ne vitin 1995 nuk kemi pasur asnje bashkepunim artistik. Ne vitin 1995 une kendoja ne Zvicer ne lokalet e komunitetit shqiptar te kosovareve dhe te atyre te Maqedonise, dhe i krijova dhe asaj mundesine qe te vinte te kendonte ne lokalin ku punoja une. Me pas kishim nje bashkepunim te vogel ne Amerike, ku kenduam ne nje mbremie muzikore qe organizoi komuniteti i shqiptareve te Hartfordit me rastin e festes se Flamurit. Thashe bashkepunim te vogel sepse kishim ndermend te organizonim turne ne disa shtete te Amerikes, por turneu nuk u realizua, sepse Lindita kishte nje oferte pune dhe shkoi te kendonte ne nje restorant te nje bashkatdhetari ne Kanada. 

Ju jeni kengetare qe keni kenduar ne salla koncertesh, ne lokale dhe gezime te ndryshme familiare. A keni predispozita te ndryshme ne sejcilen nga keto lloj koncertesh? 

- Eshte e vertete qe kam kenduar ne salla koncertesh, ne lokale te ndryshme, dhe ne gezime familiare, si ne Shqiperi, Greqi, Zvicer dhe Amerike. Predispozita ime persa i perket interpretimit ne te gjitha llojet e koncerteve qe thame me lart, eshte e njellojte, sepse une ne cilindo nga koncertet po te neglizhoj sadopak humbas ofertat. Per mua publiku eshte njelloj ne te gjitha llojet e koncerteve. P.sh. une ne 2001 isha me grupin tim “ Malli “ ne nje Festival qe organizonte Kisha Shqiptare ne Worcester, MA, ku kishte nje pjesmarrje te madhe prej 3000 mije vetesh. Aq u kenaq publiku nga interpretimi im, sa une qe po ate nate mora shume oferta per gezime familiare te ndryshme. Ishte po ai publik qe ndoqi nje koncert te math, perse une ne gezimin e tij familiar ta vleresoj ndryshe?  

Cili nga keta koncerte paraqet me shume veshtiresi?

- Qe te japesh nje koncert ne salle eshte me e thjeshta, sepse se pari koncerti zgjat 2 deri ne 3 ore, se dyti, ne koncert ka pjesmarres humoriste e kengetare te tjere, dhe se treti e gjithe ngarkesa e kengetarit kryesor eshte 10 deri ne 20 kenge. Ndersa ne lokale dhe ne gezime familiare eshte nje kengetar qe kendon per 6 ore se bashku me orkestren qe e shlodh pak me vallzime, por ngarkesa e kengetarit shkon deri ne 100 kenge, gje qe kerkon shume REZISTENCE, VOKAL te FUQISHEM dhe REPERTOR TE GJERE. Kete gje nuk mund ta beje çdo kengetar. Per mua nuk eshte nder te kendosh ne salla koncertesh, dhe turp te kendosh ne lokale e gezime familiare. Kete eksperience kaq te mire, qe kane kenduar ne te gjitha llojet e koncerteve e kane deshmuar kengetare te famshem, si R. Charles, E. Presley, F. Sinatra, C. Dion e cila sapo perfundoi nje kontrate trevjecare me nje kazino ne Las Vegas. Nuk i perbuzin keto lloj koncertesh as J. Parios, as Marinela, J. Dalaras, H. Aleksiu, A. Visi, I. Libohova, B. Qamili, A. Gaçe, E. Deda etj. Per mua ai kengetar qe i ben te gjitha llojet e koncerteve eshte i kompletuar, kurse ai qe ben njeren prej tyre nuk eshte per tu share, por ai aq mundesi ka, sepse i mungojne nje ose disa nga ata ELEMENTET, qe permenda me siper.  

Emigrimi yt ndahet ne tri etapa, Greqi, Zvicer, Amerike, Sa te veshtira kane qene per ty  tere keto levizje ne aspektin artistik ? 

- Te tri levizjet kane qene teper te veshtira. Kur vajta ne fillim ne Greqi, ne Athine u paraqita ne nje piano-bar per te punuar si kengetare, dhe i tregova pronarit nje kasete ku kisha te incizuar nje kenge greke qe pata kenduar ne Shqiperi. Ai e pelqeu shume zerin tim, me tha se mund te filloja pune qe te nesermen, por me pare me pyeti se sa kenge kisha ne repertor. Une i thashe se kisha vetem ate qe ai sapo degjoi. Ai qeshi me te madhe, me dha nje kasete me kenge greke, dhe me tha qe te pregatisja urgjent 10 kenge prej asaj kasete, sa te filloja pune, dhe me pas, çdo dite te nxirja kenge te tjera. Qe shume pune e veshtire, qe per pak dite, pa ditur asnje fjale greqisht, te mesoje fjalet permendesh dhe mbi te gjitha akcentin grek. Por fale ndihmes se madhe te nje qiprioti, qe ishte djali i Nonase time, ia arita qellimit dhe fillova pune se bashku me Rikun ne piano-bar. Me pas, ne repertorin tim une bera gati 200 kenge greke te muzikes se lehte dhe popullore. Me vone, punova si kengetare ne Santorini, Paros, ne Athine ne buzuqe e taverna te ndryshme. Vlen te permendet nje taverne ne Pagrati, ku kam kenduar 6 vjet rresht, dhe jam pritur mjaft mire, duke kenduar nga 100 kenge ne nate. Nje pune te lavderuar ka bere edhe Aleksander Prendushi, qe per here te pare luante ne buzuk, njesoj si nje buzuqist grek.

Ne vitin 1995-1997 shkova, siç tregova, ne Zvicer me nje grup, ku nga 7 vete, 4 ishim te estrades se Fierit: une, Ferit Hoxha, Aleksander Prendushi, Ismail Janina. Atje do te punonim ne lokalet qe kishte epersi komuniteti shqiptar i Kosoves dhe i Maqedonise. Dija vetem 10 kenge kosovare. Paçka se ishin shqiptare, por  çdo treve, qe te kenaqet do repertorin muzikor te krahines se vet. Edhe kjo kishte veshtiresite e saj: vertet gjuha ishte shqipe, por dialekti ishte ndryshe. Per pak kohe e pasurova repertorin tim me 250 kenge kosovare dhe dibrane dhe jam pritur me shume sukses ne te tre kantonet e Zvicres. Ndersa ne Amerike ishte pak me e thjeshte, sepse vetem duheshin kujtuar disa kenge qe ishin lene ne harese, dhe duheshin pergatitur edhe shume kenge te reja. Pra ne repertorin tim perfshihen nje numer i madh kengesh, reth 300 kenge shqiptare nga te gjitha krahinat e vendit, 250 kosovare, 200 greke, kenge nga me te njohurat te repertorit amerikan, kenge italiane, meksikane dhe turke.  

Mund te na renditni disa nga recitalet qe keni bere perpara vitit 1991?

- Ne vitin 1988 realizova recitalin tim te pare te suksesshem me kenge popullore dhe te muzikes se lehte nga krijimtaria e kompozitorit Ferit Hoxha. Shfaqja u prit me interes nga spektatori fierak.

Ne vitin 1989 nxora recitalin e dyte me nje nivel te larte artistik, qe u shfaq  per nje muaj ne skenen e teatrit “Bylis“ me krijimtari dhe orkestracione te Agim Krajkes, Gjergj Lekes e Ferit Hoxhes. Ato tingellonin shume moderne, gje e cila beri qe shfaqia te shtyhej per dy jave, me qellim qe te korigjoheshin   “tendencat moderne”, ato u zbuten pak ne proven e dyte gjenerale, por ne shfaqje ato u lane ashtu sic ishin ne fillim. Vlen te permendet skenografia shume e bukur e skenografit te talentuar Pano Kondo.

Recitali i trete doli ne dhjetor 1990, atehere kur muzika e lehte filloi te ngopej me oksigjen. Kete recital e nxora se bashku me kengetarin e ri Ilir Suku. Recitali u prit me shume sukses per 30 nete ne teatrin “Bylis“. Kenget dhe orkestracionet me teper se kurdohere ishin moderne, ne repertor veç kengeve shqiptare, kishim edhe kenge te huaja, dhe me e veçanta ishte, se per here te pare orkestra luante e çliruar dhe ne kembe.

Te tre recitalet u realizuan me sukses nen drejtimin e Ferit Hoxhes, nje numer i rralle recitalesh ne shkalle vendi. Gjithashtu falenderoj orkestrantet e estrades te cilet  bene nje pregatitje serioze dhe cilesore ne te treja keto recitale. 

Ne vitin 1989 Ministria e Kultures organizoi konkursin kombetar te kengetareve profesioniste te kenges popullore ne R.T.V.SH., si dhe perzgjodhi disa trupa levizese verore. Ju ishit pjestare ne to? 

- Po. Ne konkursin kombetar te kengetareve profesioniste ne R.T.V.SH. perfaqesova qytetin e Fierit me kenge popullore qytetare fierake, ku arrita deri ne çerek finalen te kesaj gare shume te forte. Ndersa ne trupat levizese verore qe organizoj Ministria e Kultures isha e perzgjedhura e kesaj veprimtarie se bashku me kengetarin e estrades se Tiranes zotin Kozma Dushi, si dhe me aktoret Arqile Lipe, Todi Llupi, dhe nje grup i vogel i cirkut drejtuar nga Fatos Alla. Ishte i pa imagjinuar suksesi i ketyre koncerteve kur shikoje stadiumet e lojrave me dore plot e perplot.  

Shume nga vizitoret dhe dashamiresit e Fieri.com e dine se kengetarja fierake jeton prej shume vitesh ne Amerike. Si ka reflektuar ky ndryshim ne jeten tuaj artistike? A ju mungon publiku Shqiptar? A vazhdoni ta kendoni kengen fierake ne ditet e sotme? 

- Eshte e vertete qe disa nga vizitoret dhe dashamiresit e Fieri.com e dine qe une jetoj ne Amerike, por me ndihmen e Fieri.com mund ta mesojne te gjithe, qe te kene mundesi per tu lidhur pak me lehte me mua.

Kam deshire t’ju tregoje nje fakt te shkurter qe eshte sa gazmore aq edhe informative ne te njejten kohe: - “Nje fierak ne Filadelfia kishte nje gezim familjar, ai e dinte qe une jetoja ne Amerike por nuk me dinte numerin e telefonit. Ai pyeti nje shokun e tj ne Nju Xhersi se mos dinte numerin tim, ai i tha, qe une s’e di por do te pyes nje shokun tim ne Boston, ai i Bostonit tha qe as une s’e di po do pyes Niko Vrushin ne Nju Jork se ai duhet ta dije, dhe mbasi telefonata kaloj ne 4 shtete me ne fund u gjet numri i telefonit tim.”

Ky lloj angazhimi artistik, ky ndryshim ne jeten time artistike, siç e thoni ju, ka reflektuar jashtezakonisht per mire. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa mire e ndjej veten kur shkoj per koncerte sidomos ne Ohajo, Filadelfia, dhe Boston, ku perqindja me e madhe e salles eshte me fierake. Edhe ata edhe une e ndjejme veten sikur jemi ne sallen e teatrit te Fierit, sidomos kur kendoj kenget popullore qytetare, qe s’ngelet njeri pa kenduar e pa kercyer, dhe finalja e kenaqesise eshte kur kendoj e kercej se bashku me sallen hymnin e kenges aq te dashur, te kenduar vite me pare nga Elefteri Sillo e Sofika Hodo e kompozuar nga Agim Prodani “O FIER, O FIER, TE DUAM “, e cila ndodhet edhe ne grupin e videoklipeve te Fieri .com. 

Ne muajin tetor Estrada Profesioniste e Fierit feston 50 vjetorin e krijimit te saj, a keni deshire te merrni pjese ne kete feste,mbasi edhe ju keni hisen tuaj ne kete gezim?

 - Kisha shume deshire, mbasi kam dhene kontributin tim ne ate skene qe prej vitit 1974. Tre koleget e tjere, Xhuljeta, Pellumbi, dhe Feriti kane ne ate 50 vjetor nje kontribut me kohegjate akoma. Delegacioni i Bashkise se Fierit kur ishte ne nentor 2006 ne Ohio na premtoi se do te na ftonin. Por deri tani nuk kemi njoftim,as kur behet festa.Asnje ftese nuk eshte dukur, qe te planifikojme fluturimet. Keshtu jane pervjetoret: 50 vjetoret kane kryesisht pensioniste, kurse 100 vjetoret kane vetem te vdekur ! Dhe eshte per te ardhur keq, jo se nuk ftohemi ne, por se ngjan sikur feste nuk do behet hic. E pra Estrada e Fierit njehere e nje kohe quhej "estrade - shkolle " !  Vete qyteti yne, ne shkalle kombetare, nuk ka qene i pare as per cirke as per basketboll,pingpong a ndonje sport tjeter. Bile as per teater. Per estrade, po ! E kujtojne te gjithe me respekt. Po nuk e festoi qyteti i Fierit vete, kush do t' ia festoje artit fierak kete arritje ? Ministria ? Korca?Dibra? Si zor !

 

Cili eshte mesazhi per vizitorin e Fieri.com dhe gjithe publikun Fierak kudo ne bote? 

- Pershendes me kenaqesi vizitorin e Fieri.com dhe gjithe publikun fierak kudo ne bote, i uroj te gjitheve arritje te sukseseshme ne kete kalvar te mundimshem te pershtatjes se re qe po bejme sot sidomos NE larg atdheut. Ne gjithe karrieren time artistike, si ne Shqiperi ashtu edhe ne emigrim jam pritur me duartrokitje, por ato qe me gjemojne ne vesh sot e kesaj dite jane pa diskutim, duartrokitjet e publikut tim te viseve te dashura te Fierit e qe ne çdo kenge qe kendoj me kerkojne perseritjen Bis!.

I premtoj Fieri.com dhe publikut fierak qe kam deshiren e madhe te vij nje here ne Fier dhe te bej nje koncert ne stadiumin e lojrave me dore. Gjithashtu jam duke pergatitur nje CD, ku do te kete kenge popullore qytetare fierake, kenge te muzikes se lehte, dhe nje kenge per QYTETIN TIM. 

A do te pranonit te bashkepunonit me Fieri.com nese projekte te ardhshme artistiko muzikore do te krijohen e te cilat mund te kerkojne angazhimin tuaj artistik per te na nderuar me pranine tuaj ne aktivitetet tona? 

- Pa dyshim qe do te pranoj. Eshte kenaqesi e madhe per mua qe te bashkepunoj me Fieri.com ne çdo projekt tuaj artistiko muzikor, mbasi jam 100 % FIERAKE. 

Duke e falenderuar per inversiten e kendeshme zj. Brunilda Hoxha (Sota) dhe me deshiren e mire per urime dhe suksese u ndame nga telefoni me te dhe bashkeshortin e saj Feritin duke mos harruar te merrnin kete informacion te rendesishem per dashamiresin e muzikes fieake:

BRUNILDA HOXHA:

Email: hoxhaferit@yahoo.com
Tel: (860) 793 99 09   (shtepi)
Tel: (860) 747 04 77    (pune)
Cel: (860) 637 77 22


Fotografi: Per me shume fotografi nga jeta artistike e kengetares Brunilda Hoxha klikoni KETU.

Video: Momente te gezueshme ne nje ambjent sa familjar aq edhe artistkik.

 

 

 

Intervistoi per Fieri.com Indrit Sulaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
03 January, 2009 12:36:41
Ishte me te vertete nje nostalgji kur shikoje Brunen te kendonte per shqiptaret e ohios.E duam Brunen te kendoje perseri per ne.Jemi rritur me kenget fierake te cilat na mungojne shume ketu ne emigrim.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.67