Ferit Hoxha: Artisti i vertete me mire te rrezikoje, se sa te gjalloje i qete nen strehen e banalitetit!

Font size: Decrease font Enlarge font

Eshte kenaqesi e vecante te paraqesesh ne prezence te gjithe publikut fierak dhe atij shqiptar online, artist te zhanrave te ndryshem te cilet me talentin dhe punen e tyre nder vite kane ngritur peshe prestigjin dhe jeten artistike te qytetit te Fierit. Intervista jone e kesajhere ka takuar dhe sjelle per te gjithe ju nje tjeter artist-muzikant jeta artistike e te cilit ze nje vend te vecante ne shpirtin artdashes te qytetarit fierak. - Z. Ferit Hoxha!

 

 

Kush eshte Ferit Hoxha, cila eshte vendlindja dhe cili eshte formimi i tij?

 

- Kam lindur me 13-2-1953 ne Sarande. Ne vitin 1957 babai u transferua ne Fier, dhe ne u vendosem ne lagjen “Kastriot”. Kur isha i vogel, se bashku me moshataret e mij, jepnim shfaqje estrade mbrapa ca pallateve, qe ishin afer teatrit. Mbasi shikonim shfaqjet e Estrades Profesioniste te Fierit, per inerci, ato i vazhdonim ne, femijet e  mehalles. Shfaqjet ndertoheshin me dy carcafe te varur ne telat e rrobave. Hapnim siparin me carcafe dhe befas, shihnim qe kishim shume spektatore: te gjitha grate e pallateve dhe burrat pensioniste. Kenaqeshim shume kur merrnim duartrokitjet e tyre. Na dukej sikur e kishim arritur qellimin, e kjo na gezonte pa mase. Edhepse isha i vogel, nuk mund te harroj njeren nga spektatoret me te çmuara, aktoren e shkelqyer te Estrades Profesioniste te Fierit, zonjen Terezina Shoshi (Gjerazi), e cila banonte ne pallatin ngjitur me tonin. Ne kohen qe ajo kthehej nga puna ne estrade, per ne shtepi, kur na shikonte qe ne jepnim shfaqje perpara pallatit, ndalonte, qeshte dhe na inkurajonte me duartrokitjet e saj. Me sa duket, keto shfaqje bene, qe Arseni, vellai im i mesem, te bisedonte me zotin Pavllo Sopiqoti e te me regjistronte ne kursin e fisarmonikes te Shtepise se Pioniereve. Pra qe Arseni ai qe  me futi ne rrugen e muzikes, ndersa Pavlloja me njohu me pentagramin muzikor. Ne vitin 1967 fitova konkursin e organizuar nga Liceu Artistik i Tiranes ne Fier, dhe ne vitin 1971 e mbarova Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane, ne degen e klarinetes. Po ne vitin 1971 fitova konkursin per ne Institutin  e Larte te Arteve (sot Akademia eArteve) ne Tirane. Ne  gusht te vitit 1974 u emerova si klarinetist prane orkestres se Estrades Profesioniste te Fierit. Ne qershor 1975 mbrojta diplomen per instrumentin e klarinetes.

Zoti Fuat Boci ne librin e shkruar per te, “A doni me per...” mbasi flet per historikun e Estrades thote: “ Me vone niveli muzikor u rrit, u persos e u modernizua nga dirigjenti Ferit Hoxha, qe ngriti nje formacion orkestral mjaft te avancuar, kurajoz e modern per kohen”….. Komenti juaj me kete rast?

 

- Falenderoj thellesisht nga zemra zotin Fuat Boci per konsideraten e larte qe ka shprehur per mua dhe punen time. I uroj atij jete te gjate, dhe paste gjithmone suksese! Koha kur ne kryenim aktivitetin artistik kishte ligje shume te rrepta. E keqja nuk ishte se ato i vuri diktatura. E keqja me e madhe ishte, se disa artiste, te cilet ishin edhe antare te keshillit artistik e qe donin te dukeshin te devotshem ndaj diktatures, nuk lejonin ne asnje menyre qe te shkeleshin keto ligje, duke e zvogeluar akoma me shume ate hapsire sado te vogel qe vete diktatura na e pat lejuar. Qe te ishe i veçante ne ate kohe, duhej qe pa tjeter te beje diçka me teper nga ç’lejonin ligjet. Vertet kjo gje te rrezikonte, por artisti i vertete eshte me mire te rrezikoje, se sa te strehohet ne banalitet. Me kujtohet e ndjera mamaja ime, kur nje shok i Arsenit i pat thene: “nuk e bind dot Arsenin, qe ta lere arbitrimin e ndeshjeve te futbollit. Ajo pune ka gjithmone rreziqe, tensione, presione. Ai nuk me degjon, prandaj foli edhe ti, se ty, si nene, ndoshta te degjon”. Mamaja iu pergjigj: “ Nena e trimit edhe qan edhe qesh, ndersa nena e qotiut(e te humburit) as qan e as qesh”. Pra, ne inisiativen e patem te edukuar dhe nxitur nga prinderit.

 

Nuk ishte gje e perditeshme te jepje 5 penallti ne nje kryendeshje, apo ta interpretoje rregulloren e futbollit ne te tera mundesite dhe nenet e saj, si bente Arseni. Ish inisiativa ajo qe e beri Arsenin gjyqtarin me te mire te Shqiperise. Kujdesi i tepruar eshte frika ne maje te gishtrinjve. Ne, familjarisht, nuk kemi pasur farefisni me friken.Te jeshe modern ne vitin 2008 eshte detyre, ndersa te ishe modern, ne vitin 1974, menjehere pas pleniumit te IV te KQ te Partise, ishte nje gje teper e guximshme. Sapo fillova punen si drejtues muzike, une ndryshova formacionin orkestral, si dhe menyren e te orkestruarit, gje qe solli nje risi ne tingellimin e orkestres. Ishte ne stilin e orkestrave te estrades, qe dirigjentet i benin orkestracionet te te njejtit tip. Dirigjentet justifikoheshin me nivelin e dobet te instrumentisteve. Formacioni im orkestral ndryshonte nga estradat e tjera, sepse une nuk lashe qe orkestracionet te beheshin sipas aftesive te instrumentisteve. Instrumentistet duhej te vinin ne nivelin e orkestracionit. Une porosite e kengeve dhe orkesracioneve i beja tek specialistet kryeqytetas te kenges, tek Agim Krajka, tek Agim Prodani e me pas te Gjergj Leka. Estradat e tjera nuk e kalonin kufirin e rrethit te tyre. Ne dallim nga ato, une perdorja shume tunxhin, dhe tingellimin  “tutti ne unison” te figurave te ndryshme, gje qe per estradat e tjera ishin “shaqje te huaja”. Ne çdo shfaqje, une ekzekutoja pjese te ndryshme orkestrale, muzike filmash, instrumentale, sinfo-xhazin, qe ne ate kohe ishte i ndaluar. Estradat e tjera filluan t’i aplikonin keto shume me vone.

 

Kur ju emruan drejtues muzike te estrades?

 

- Pyetje shume e veshtire. Ne nentor 1974 mu ngarkua nga drejtoria nje premiere si te thuash, per prove. Premiera doli me shume sukses, dhe kete prove e pasuan shume te tjera me me shume suksese. Dhe keshtu, i paemeruar ende, punova per shume vite faktikisht drejtues muzike, edhepse paguhesha si instrumentist. Nuk e kuptova dot asnjehere se çfare prova te tjera duhej te jepja. Me ngushellonte vetem nje fakt, qe edhe Pellumb Kulla vinte ne skene premiera, sa ne estrade aq edhe ne teater, por asnjehere nuk e emruan zyrtarisht regjisor! E paguanin edhe ate si aktor. Mbas shume vitesh vetem me kembenguljen e libretistit te teatrit, te shkrimtarit te njohur zotit Teodor Laco, me ne fund, me emeruan drejtues.

 

Cili eshte aktiviteti juaj krijues dhe ekzekutues nder vite?

 

- Kam kompozuar afersisht 300 kenge, afro 40 Kuplete, kenge dhe pantomima humoristike, 4 kolona muzikore per drama, 5 kantata per kor e orkester, Kam marre pjese ne shume festivale te kenges per femije, dhe te kenges ne Fier, si kompozitor dhe si orkestrues dhe jam nderuar me çmime te ndryshme. Ne vitin 1988 kam vene ne skene me sukses koncertin recital me kenge te muzikes se lehte dhe popullore, nga krijimtaria ime, te ekzekutuara me mjeshteri nga kengetarja Brunilda Sota (Hoxha).Kam orkestruar rreth 3000 kenge dhe pjese te ndryshme orkestrale. Kam drejtuar orkestren ne 65 premiera te Estrades Profesioniste te Fierit, dhe ne 30 premiera me grupin artistik te uzines se Azotikut. Kam dhene mesim ne instrumentin e klarinetes ne shkollen e muzikes ”Jakov Xoxa”,ne shtepine e pionierit, si dhe ne shtepine e kultures. Kam ekzekutuar si orkestrant dhe si solist ne klarinet dhe saks, ne formacionin e Estrades Profesioniste, ne orkestren sinfonike te Shtepise se Kultures, ne Banden e Qytetit, ne Ansamblin Myzeqeja, si dhe ne grupin vokalo-instrumental te kenges popullore qytetare fierake.

 

Me qe ra fjala per grupin e kenges popullore qytetare fierake, ne nje shkrim ne websiten tone Fieri.com flitej per grupin e kenges fierake dhe u atribuohej merita e themelimit te ketij grupi vokal-instrumental, Jani Tases  dhe Miti Nushit. Menjehere pas publikimit te ketij shkrimi patem nderhyrje e na kerkuan korrektim te ketij informacioni, duke ngulur kembe, se ne te vertete themeluesi i atij grupi jeni ju. Si eshte e verteta?

 

 - Informacioni ne artikullin e publikuar ne Fieri.com, nga zoti Maksi (?) (pa mbiemer tek koka e artikullit), nuk eshte i sakte. Ai thote: “ Grupi eshte krijuar ne vitin 1986 nga Jani Tase e Miti Nushi”. Sa per dijeni Miti Nushi nga viti 1986 deri ne vitin 1991 nuk ka kenduar asnje refren kenge ne koncertet e grupit te Jani Tases, sepse ka qene ne perberje te estrades. Ndersa ne librin mbi Fuat Bocin, “A doni me per...…”,  i ndjeri Kristaq Shtembari informon edhe nje here gabim kur thote: “ Miti Nushi, djali i mehalles sone, eshte nje nga organizatoret e kenges popullore qytetare fierake”. Miti Nushi ka kontribute te tjera qe nderojne mehallen, eshte flautist dhe kengetar shume i mire. Nuk eshte aspak organizator i grupit te kenges popullore qytetare fierake, por thjesht pjesetar i ketij grupi qe ne krijimin e tij. Me pas ne nje artikull tjeter ne Fieri.com thuhet: “ Ne dhjetor 2006 u festua 20 vjetori i krijimit te grupit te kenges qytetare fierake. Mendova se mos ishte bere ndonje gabim ne shtyp, nga tridhjete e kishin bere njezet!. M’u kujtua nje tregim i Pellumb Kulles mbi çlirimin e Fierit, qe çdo vit festohej ne 18 tetor, dhe befas, mbas 35 vjetesh na kujtohet nje kuadro te ndrroje daten e clirimit e ta beje ate 15 tetor! Thashe; si ka mundesi qe ne Fier datat historike mund t’u nderrokan nga kushdo, sipas deshires?! Kur u ngrit flamuri ne Vlore Ismail Qemali ishte me shoke, por historia thote qe e ngriti Ismail Qemali! Kristofor Kolombi zbuloj Ameriken edhe ai me shoke, por historia Kristofor Kolombin njeh. Deri perpara ardhjes sime ne Fier ne vitin 1974 nuk ekzistonte ndonje grup vokalo-instrumental, qe te ekzekutonte kengen popullore qytetare fierake. Une Janin dhe Mitin i gjeta ne estrade, por vetem si instrumentiste dhe jo si kengetare. GRUPIN VOKALO – INSTRUMENTAL  TE KENGES POPULLORE  QYTETARE  FIERAKE  E  KRIJOVA  U N E  NE  VITIN  1976!!!


Ne ate kohe ky grupi i instrumentisteve qe kendonin ishte i pari ne Shqiperi.Vetem dy vjet me pas u krijua grupi i njohur  “Na bashkoi kenga popullore”. Grupi jone nga 1976-1986 ka kenduar ne 40 premiera te estrades profesioniste, dhe ne vecanti ne premieren me humorin popullor “Rreth sofres” ku repertorin e mbajti pikerisht ky grup, pasi ajo premiere s’mbante dot muzike te lehte. Grupi im ka kenduar ne çdo koncert te nates se vitit te ri ne TV shqiptar. Ne vitin 1986 une mora nje urdher nga organizata e partise se teatrit, qe te mos aktivizoja me ne estrade Jani Tasen, Llazar Poven, dhe Petrq Shytin, ngaqe, sipas organizates, duheshin hapur me shume vende per kengetare te rinj, qe megjithate, ne estrade asnjehere nuk paten munguar. Pavaresisht se nuk isha dakord, ate vendim me duhej ta zbatoja pikerisht une dhe kjo beri qe tre te lartpermendurit te ndaheshin nga mua me koken menjane. S’ke ç’i ben! Divorcet pavaresisht nga arsyet, kane pas gjithmone meri dhe qejfmbetje.

 

Ne kete kohe Jani Tase, si njeri i apasionuar mbas muzikes popullore vazhdoi te drejtonte kete grup prane shtepise se kultures. Po pse c’duhej te thoshte Zihni Gjinali kur erdhi ne Fier si trainier, dhe aktivizoi edhe lojtare te rinj, qe klubin sportiv Apollonia e krijoj ai?!.Mos duhet te theme une, se Estrada e Fierit nuk duhej sivjet te festonte 50 vjetorin e krijimit, por 32 vjetorin sepse une drejtova orkestren qe nga viti 1974?!. Datat jane historike, nuk luajne nga vendi, ndersa vlerat jane ato qe ulen apo ngrihen sipas nivelit te drejtuesve. Problemi i ngaterreses se kohes se krijimit te grupit erdhi edhe nga nje arsye tjeter e forte: ne Fier, ne ate kohe, u dergua nje sekretar partie, i cili “per te justifikuar punen e tij shume te madhe qe po bente ne ndihme te artit” e quajti si atribut te tij krijimin e grupit te kenges popullore qytetare fierake, pa pyetur fare per historikun e ketij grupi. Dhe u kombinuan bukur dy interesa: ai i Jani Tases me shoket qe u larguan te merzitur, dhe tjetri, ai i sekretarit te Komitetit te Partise, qe ne ate kohe kishte disa kontradikta pune me mua. Mire ky i dyti, se s’kish qene ne Fier ne kohen qe u krijua grupi i kenges popullore fierake, po i pari me shoke qe ishte pjesetar i grupit qe kur e themelova une dhjete vjet me pare?!.Populli thote qe i ikuri eshte njelloj me te vdekurin Vertet qe njeriu vdes, por historia nuk vdes kurre! Eshte e vertete qe Jani Tase ka drejtuar grupin e tij qe ne vitin 1986, por ai qe e ka krijuar grupin e pare te instrumentisteve qe kendonin quhet FERIT HOXHA. Do te me vinte shume mire qe dikush tjeter te ma shkruante emrin si krijues te ketij grupi, por me qe ata nuk e mbajne mend, jam i detyruar ta kujtoj vete.

 

Cilet kane qene bashkepunetoret tuaj nder vite?

 

- Nder bashkepunetoret e mi te pare ka qene ish drejtuesi i muzikes, i paharuari Isuf Maloku. Ashtu siç zoteronte teknike te larte ne fushen e futbollit, kur luante si qendersulmues, ashtu ishte virtuoz edhe ne instrumentin e fizarmonikes. Ne formacionin tim orkestral, Isufin e kisha nje nga shtyllat me te forta. Nder orkestrantet e tjere qe dua t’i permend dhe t’i falenderoj per kontributin e tyre ne bashkepunim me mua jane; i ndjeri klarinetisti, saksofonisti dhe filozofi i mençur Llazar.Doko; flautisti dhe kengetari me ze te ngrohte, M.Nushi; trombisti J. Tase; trombisti i shkelqyer I.Bele; oboisti dhe saksofonisti i embel V.Nika; kitaristi virtuoz A.Prendushi; bateristi I.Janina; virtuozet violiniste, Valentina e Virgjil Gega; trombonisti A.Bego, fisarmonicisti M.Sopiqoti, basistet V.Zahariu,V.Sopiqoti  e deri tek me i miri R.Hoxha R.Hoxha etj.  Nder kengetaret qe kane dhene nje kontribut te çmuar jane e ndjera, bilbili i kenges myzeqare L.Sillo, S.Hodo, B.Sota, V.Muzha, P.Shyti, V.Shaho,kanta autori A.Cuko, A.Agalliu, F.Manaj, L.Gjerazi, H.Telhai, V.Stamo, Ll. Pove, V.Mashani etj. Kam bashkepunuar me shume regjisore, duke filluar me Mjeshtrin e Madh P.Kulla, me K.Papadhopullin, R.Roshin, A.Licin dhe me regjisorin e grupit amator te uzines se Azotikut, A.Dollanin. .Kam bashkepunuar me skenografin P.Kondo, me libretistet T.Laco dhe M.Pone, me parodistet A.Lipe dhe T.Llupi, me shume drejtore, por do te veçoj nga te gjithe, Th.Meçon, i cili vertet nuk ishte me profesion nga fusha e artit, por ishte me shpirt artisti, sepse diti te vleresonte drejt te gjithe antaret e drejtorise, gje e cila i solli sukses ne punen e tij drejtuese. Per mua ishte kenaqesi qe ne udheheqje te orkestres time, une luajta ne premjerat ku shkelqyen aktoret e talentuar te humorit, sic ishin F.Boci, L.Paja, Xh.Kulla, H.Bregu, V.Vaso, S.Stefa etj.

 

Regjisori i estrades, Roland Roshi, ne pershendetjen qe i ben Fuat Bocit ne librin “A doni me per…” thote :  - Jo me kot lashe ne fund dy ciftet ideale qe ngriten lart emrin e estrades, ne teresi, dhe te Fuatit ne vecanti: Pellumb e Xhuljeta Kulla dhe Ferit e Brunilda Hoxha. A vazhdojne akoma keto dy çifte ta ngrene lart emrin e estrades edhe ne mergim?

 

- Falenderoj regjisorin e estrades, zotin R.Roshi bashkepunetorin tim te ngushte, per vleresimin e larte qe na ka bere ne dy çifteve Kulla dhe Hoxha. Pellumbin e Xhulin i kam njohur ne rethana shume te veshtira per ta. Kur une fillova pune ne estraden e Fierit, ata i gjeja perhere “ne bangen e te akuzuarve”, qe drejtohej nga hetuesia e organizates se partise se teatrit, ku nuk dinin perse t’i akuzonin me pare! Mundoheshin t’u sajonin fakte qesharake, qe nuk ngjanin fare me akuza.  Organizata e propozoi Pellumbin te shkonte ne prodhim, ne kohen qe ai kishte vene ne skene disa premiera te mirepritura anembane vendit! U shokova shume ne ato momente, sepse sapo kisha ardhur nga bangat e shkolles dhe pyesja veten: “ kam filluar pune ne teater, apo ne polici?“  Sepse per fat e rastesi, teatri me policine kishin qelluar dhjete metra larg njeri tjetrit dhe, me sa duket, virusi policesk kishte hyre edhe ne teater. Fale qetesise se Xhulit dhe mencurise se Pellumbit, ata i kaluan me sukses ato kriza mbijetese. Ne ate kohe nga ata te dy mesova se si mund t’i perballesh situatat kur te akuzojne padrejtesisht. Tek ata eshte per tu vleresuar rezistenca qe treguan deri ne ardhjen e demokracise. Nuk mund ta harroj rastin ne nje turne, qe beri Estrada ne jug te Shqiperise, kur dhame nje shfaqje ne piken e kufirit te Kakavise, ku Xhulin, Valentinen e Virgjil Gegen, i ndaluan t’i afroheshin kufirit. Shfaqja u dha pa keta te tre, nga frika se mos keta…arratiseshin! Nuk kishte fyerje me te madhe. Eshte per tu cmuar se si çifti Kulla, me zemer te plasur, pa i u qeshur vete buza, te arinin e te benin nje Shqiperi te tere te qeshte.Me Pellumbin e Xhulin bashkepunimi vazhdon te jete ashtu sic ka qene ne Shqiperi. Pregatisim 2-3 premiera ne vit, dhe japim koncerte ne shtete te ndryshme te Amerikes. Mendoj se emrin e estrades se Fierit po e mbajme po aq lart, sepse kudo qe shkojme per shfaqje thone : “ Erdhen ata te estrades se Fierit”. Ne sote edhe sepse jetojme ne amerike vazhdojme te mbajme targen FR.

 

Ju keni folur ne mitingun e pare te Partise Demokratike  ne Fier. A beni pjese ne ndonje Parti?

 

- Une fola ne 6 janar 1991 ne mitingun e pare qe organizoj Partia Demokratike ne qytetin e Fierit. Pershendeta qytetaret e Fierit ne emer te artisteve dhe i bera thirje popullit, qe te zgjohej nga gjumi letargjik enverian gjysme shekullor. Fola thjesht si simpatizant i demokracise, duke ndjere detyren time si intelektual. Une nuk bej pjese ne asnje parti. Por ajo qe me vjen keq eshte, se u bene 17 vjete demokraci, dhe nuk mora asnje falenderim nga PD-ja e Fierit per fjalimin qe mbajta, edhepse flisnim balleperballe me kallashnikovet e policise, edhepse, pas mitingut, me thyen xhamat, e me benin presjone ne telefon..

 

Cfare mendimi keni per muziken e sotme shqiptare?

 

- Pergjithesisht prirjet e mia jane moderne. Une kam enderruar prej kohesh qe muzika te ishte ne kete stad qe eshte sot. Muzika e lehte dhe ajo popullore mendoj se kane zene vend ne shtratin e tyre. Arritjet jane te sukseseshme, si ne krijimtari ashtu edhe ne ekzekutim. Ç’do komb ka identitetin e tij ne muzike, pavaresisht ne e njeh gjuhen apo jo, karakteristikat kombetare dallohen menjehere. Kete, per fat te keq, nganjehere, nuk e gjen ne muziken tone.

 

A jane te drejta kritikat qe behen herepashere per nivelin e dobet te disa kengeve, kengetareve apo teksteve?

 

- Pa dyshim qe jane te drejta, por jo kollaj te riparueshme, sepse kemi te bejme me tregun e lire. Pavaresisht nga niveli i kengetarit apo krijuesit, ai po ka parate e ben CD-ne, dhe ti s’ke c’ben fare! Me e shumta qe mund te besh ti, eshte te mos ia blesh diskun dhe te mos ia degjosh ate. Nuk eshte aspak e cuditeshme qe kjo po ndodh sot ne te gjithe boten.

 

Kritika tjeter qe behet eshte qe muzikes se sotme i mungon melodia. Si e shpjegoni kete?

 

- Mendoj se ketu na pengon pak nostalgjia per muziken e viteve 70-80, per te mos pelqyer muziken e sotshme. Vertete qe muzika e Bitellsave, Elvis.Presleyt, Sinatras,R.Charlesit, Tom.Jonesit e shume te tjereve,.kishte shume melodi, qe sot nuk e degjojme shpesh. Ato ishin kryeveprat e asaj periudhe, por te mos harojme, qe jetojme ne vitin 2007. Pa mendoni sikur te fusim ne trafik nje makine te viteve shtatedhjete, perkrah makinave te bukura te vitit 2008!. Mendoni ne dhomen e pritjes nje TV bardhe e zi, krahas nje HDTV color Plazma! Pra muzika evoluon ashtu sic kane evolucion edhe shkencat e tjera. Jeta atehere ishte slow, ushqimet organike, atmosfera e paster… Ndersa sot: ne brez – celulari; ne vesh - M.P.3; biznesi  te kerkon te vraposh, ne duar mbajme billat; syte i bejme kater nga frika e mashtruesve dhe te ligjve… Pra, te gjitha organet e shqisat jane ne pune ne te njejten kohe. Jeta sot ka ritem shume te shpejte. Muzika ne çdo kohe, i pergjigjet ritmit te jetes!

 

Si ju duket martesa e muzikes popullore shqiptare me muziken orientale?

 

- Disa kengetare presin me padurim sa te dale ndonje sukses ne orient, qe t’i bejne nje tekst ordiner ne shqip e ta nxjerin menjehere ne CD. Ky shqetesim ekziston sot edhe ne Greqi, Kosove, ne disa vende te Jugosllavise etj. Nuk them qe nuk duhet bere muzike e huaj, por jo te behet mode, sepse ne nje te ardhme, padashur, humbet karakteri i muzikes sone kombetare. Mendoj se disa nga kengetaret dhe krijuesit tane duhet te jene me te pergjegjshem per muziken qe i servirin popullit. Vertet qe populli yne arriti deri atje, sa te pertypte edhe bar, por ne kushtet e sotme nuk ka asnje arsye qe te pertype muziken banale dhe ordinere.

 

Zoti Ferit, para nje muaji e ca, ne Fier u kremtua 50 vjetori i Estrades Profesioniste. Natyrisht, ju, si drejtues muzike per nje kohe te gjate, si kompozitor dhe si intrumentist nga me te miret, qe kane kaluar neper ate skene, priteshit t’ju shihnim atje, se bashku me Brunen, e cila ka mbajtur nje pjese te rendesishme te barres ne estrade.

 

- E verteta eshte qe drejtori i teatrit, zoti Robert Hoxha, pesembedhjete dite perpara festes, me keqardhje, na beri ftese, duke e theksuar edhe vete qe ftesa ishte shume me vonese. Pavaresishte nga vonesa, une e çmoj ftesen. Taktikisht ishte nje levizje shume e zgjuar: “Ne i ftuam, por ata nuk erdhen!” Dihet se tek kush ngelet faji: tek ata qe nuk erdhen!!! N.q.s. do te na kishin ftuar me perpara, ne do te merrnim masa per te na zevendesuar nga biznesi, do te evitonim planifikimet dhe kontratat per koncertet e uikendeve, ne shtete te ndryshme te Amerikes dhe, thelbesorja, per te planifikuar bileten e udhetimit me kohe. Megjithate, ne e lexuam ne Fieri.com, qe festa paskesh kaluar shume mire edhe pa pranine tone. Te jem i sinqerte, doja te isha ne ate feste, mbasi kisha shume deshire te shikoja edhe nje here ate skene, ku per shume vite me radhe derdha djersen time rinore, pa e kursyer fare, doja te shikoja ne ishte thare ajo, apo jo. Djersa kur thahet le shenje, por per fat te keq asaj i ishte vene persiper nje tapet i ri qe te mbulohej, ne nje kohe qe ne nje 50 vjetor duhet te hapen te gjitha tapetet qe nga krijimi, per te pare me mire se djersa e kujt ka lene gjurmen me te madhe.

 

Ju, ty dhe Brunen, ju kishin nderuar me çmimin Apollon, a ju solli kenaqesi ky çmim?

 

- Qe te ndjesh kenaqesi per nje cmim, duhet te dish se çfare perfaqeson ai. U interesova ne Fier se çfare perfaqesonte ky trofe, me thane qe nuk e dinin. “Dime vetem" - me thane, - "qe me emrin Apollon, shitet nje leter higjenike qe mbaron shume shpejte, se eshte e cilesise se mire". Them se Bashkia, ose duhet te ndryshoje emrin e çmimit, ose te ndryshoje emrin e biznesit te letres higjenike. Edhe Apolloni vete po te ngrihej nga varri, me siguri, do te vriste atyperaty veten, po te shihte emrin e tij mbi nje leter higjenike! Pergjithesisht njeriu eshte subjektiv ne vleresimin e vetes se tij, sepse gabimet qe nuk ua fal te tjereve, vetes ia fal shume kollaj. Por gjykuesi me i sakte eshte gjithmon tjetri. Atehere si mund te mos ta besoj une konsideraten e larte te zotit F.Boçi, ketij artisti dinjitoz te estrades se Fierit, qe ne krijimin e saj, kur midis te gjithe drejtuesve te muzikes qe kane kaluar perpara tij, me vlereson vetem mua duke thene: “ Me vone niveli muzikor u rrit, u persos e u modernizua nga dirigjenti Ferit Hoxha, qe ngriti nje formacion orkestral mjaft te avancuar, kurajoz e modern per kohen”. Si mund te mos e besoj une konsideraten tjeter, ate  te regjisorit te estrades zotit R.Roshi, kur thote: “ Jo me kot lashe ne fund dy ciftet ideale qe ngriten lart emrin e estrades, …”.Si mund te mos e besoj une konsideraten e  drejtorit  te teatrit zotit R.Hoxha, kur punonim ne Zvicer qe me tha : “ Qekur ke ikur ti, orkestra jone nuk ekzekuton me me partitura ne estrade “. Apo si mund te mos e besoj une konsideraten tuaj, kur me thoni : “Natyrisht ju si drejtues per nje kohe te gjate, si kompozitor dhe si instrumentist nga me te miret qe kane kaluar neper ate skene…”.  Atehere çfare pritet akoma nga mua, qe te vleresohem si koleget e mi, edhe sepse sipas vleresimeve te kolegeve te tjere paskam bere me shume se ata!

 

Te behem 70 vjeç, apo te vdes? Sa eshte i gjalle njeriu, jo vetem qe nuk e vleresojne, por i mohojne shume vlera! Sa del ne pension, ose vdes, pa pritur vlerat i behen madhore! Lind pyetja se çfare titulli do te kerkoja une? Asnje lloj titulli pervec atij qe meritoj: deshiroja te me kthenin mbrapsht djersen e pa kursyer qe kam derdhur ne ate skene e ne skenat e tjera te Shqiperise, Greqise, Zvicres dhe sot ne Amerike; te me kthenin xhirot e bukura ne mbremje, ne sheshin e Fierit, ku une gjithmone mungoja, meqe isha ne studjo duke bere prova, apo duke krijuar: te me kthenin gjumin e nates, ate kur te gjitha dritat e qytetit ishin shuar per t’u qetesuar e drita ime vazhdonte te qendronte akoma e ndezur, ne pergatitje te partiturave per te nesermen. Te me fali lexuesi, se e di qe vertet eshte turp te kerkosh vete ate qe te takon, por eshte turp akoma me i madh  qe meritat e atij qe i takojne t’ia japesh nje njeriu tjeter,qe ndoshta edhe ai vete habitet se si e vleresuan aq lart.  Dhe mos harroni, se kjo po ndodh ne nje kohe, qe drejtor i teatrit eshte nje muzikant, qe e njeh shume mire veprimtarine time; kryetar i Bashkise eshte, siç thone, nje person qe e dashuron artin dhe i do artistet! Mendoni sec mund te behet, kur te jete drejtor, nje i ri, qe s’do jete muzikant, dhe nje kryetar bashkie tjeter, qe nuk do ta dashuroje artin!.

 

Keni ndonje gje emocionante qe keni deshire ta ndani se bashku me lexuesin tone?

 

- Emocionante?. Jo, por kam nje aspekt, qe eshte per te qeshur e per te qare, ne te njejten kohe! - Ishte ora gjashte pa pese. Salla ishte mbushur plot me spektatore. Para se artistet te zinin vend ne skene, inspektori i skenes i kontrollonte te gjithe se mos kishin ndonje ”shfaqje te huaj”. Ai me jep urdher qe nje nga instrumentistet te mos dale ne skene, pasi ishte i pa qethur.Une i thashe inspektorit qe ai te dilte ate nate ne shfaqje, sepse shfaqja s’behej dot pa te, dhe ai le te qethej te nesermen. Ai me tha: ne asnje menyre! Ne studion e muzikes, une kisha nje gershere te vogel, me te cilen prisja kallamat e klarinetes. Me shume veshtiresi, me ate gershere, e qetha. Kur e pa inspektori tha qe tani mund te futet ne skene. Shfaqja filloj 15 minuta me vonese.Te nesermen organizata e partise  mblodhi urgjent  kolektivin, dhe mbasi me kritikuan rende qe qetha instrumentustin, me dhane verejtje ne dokumentat personale me motivacionin: “ Per ushtrim te profesionit te ndaluar”. Thua se profesioni i berberit ishte me i mire se ai i dirigjentit?.

 

Tani e kuptova pse nuk te emronin si drejtues muzike, paske pasur shume shfaqje te huaja. Kush eshte aktiviteti juaj artistik ne emigrim?

 

- Ne vitin 1991 kame luajtur me klarinete ne orkestren e kengetares se njohur greke Mariza Koh. Ne vitin 1992 kam ekzekutuar si solist ne klarinete dhe saks, ne nje nga buzuqet me te njohura ne Athine, “Taboo”, me kengetaret e njohur greke, Manolis Micias, Margarita Zorbala, si dhe me kompozitorin e famshem qipriot Marios Tokas. Ne kete lokal kam nje episod qe kam deshire ta tregoj. Ne momentin qe bosi i lokalit, se bashku me dirigjentin me kerkonin repertorin qe do te ekzekutoja si solist, une po prezantoja te gjithe kompozitoret e veprave. Pas disa autoreve une rreshtova nje kompozim te Agim Krajkes, qe e kame te regjistruar edhe ne RTV Shqiptar. I thashe se pjesa per saks, ishte  e nje kompozitori Shqiptar. Ata reaguan menjehere keq, si pasoje e edukates diskriminuese qe vihet re atje ndaj shqiptareve. I thashe qe s’ishte problem, pasi une kisha edhe nje pjese  tjeter, te nje kompozitori francez i bindur qe Krajken vetem me kete prezantim do ta hanin. Vazhduan shfaqjet dhe pjesa e Agim Krajkes pritej me shume sukses. Mbas ca kohesh, pasi u miqesova me bosin, sepse i jepja mesim saks te birit te tij, te dy me thane qe ajo pjesa e atij kompozitorit francez ishte fantastike. Dhe une i thashe, “ajo pjesa e  kompozitorit francez eshte e atij shqiptarit,qe ju s’donit ne fillim”.Jo vetem qe u befasuan por nderruan edhe opinion.

  Ne vitin 1974 kam luajtur me nje orkester greke ne nje vapor turistik ku bente linjen Izrael,Turqi,Egjypt, Qipro, dhe ne tere ishujt e Greqise.

 

Ne vitet 1995-1997 u zhvendosa ne Zvicer me koncerte ne te gjitha kantonet e Zvicres me muzike per komunitetin e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise. Grupi ishte thuajse nje delegacion artistik i estrades se Fierit: kryesuar nga mua. Kengetare ishte B. Sota dhe kengetare te tjere, qe nderroheshin nga koncerti ne koncert. Por e palevizeshme ishte orkestra me instrumentistet e estrades se Fierit. Ata ishin A.Prendushi, I.Janina, R.Hoxha dhe A.Papa.

    Ne vitet 1998- 1999 perseri ne Greqi ne taverna e buzuqe te ndryshme, bashke me Brunen. Ne Greqi here pas here kemi dhene koncerte per komunitetin shqiptar ne Athine te sponsorizuara nga i ndjeri historian arvanitas Z. Arqile Kolja dhe Andrea Papa. E keto shfaqje i kemi bere se bashku me aktoret F.Boci, A.Lipe, V.Vaso, me kengetaret B.Sota dhe I.Suku.

 

    Ne nentor 1999 mergimi na shpuri edhe me larg, ne Amerike, ku jemi edhe sot. Ketu shfaqjet kane qene te shumta me nje gjeografi me te gjere shtetesh dhe qytetesh. Por me te shquarit aktivitete kane qene per festat e Flamurit ne Uaterberi CT, Boston MA, Cleveland OH, Filadelfia PA, Nju Jork, Nju Xhersej, Uster MA, Myrtle Beach, SC, Hartford CT, etj.Gjithashtu festat e viteve te rinj, ku bashkepunimi ka qene me i gjere dhe pjesmarrjet kane qene me te medha. Sa per ilustrim tre fundvitet e kaluara kane qene te mbushura me shfaqje te shpeshta ne Boston, Nju Jork, Filadelfia dhe Konektikat me P.Kullen, B.Soten, Xh.Kullen, K.Devolen, Xh.Zenelin, Parodistat e Vlores, A. Rrapushajn, A.Gacen, E.Deden. Pra ne te gjitha rastet dhe ne Europe dhe ne ShBA, ka qene nje berthame e fuqishmee Estrades Profesioniste te Fierit, me disiplinen e saj karakteristike, me repertorin e saj dhe me popullaritetin e saj te gjere. Dhe une me koleget e mij e kam perfaqesuar denjesisht ate trupe artistike te qytetit qe na rriti dhe kudo kemi bere qe te jehojne kenget e bukura te treves se Myzeqese.

 

Cilat jane vleresimet qe ju jane bere?

  • Kam fituar vendin e pare ne konkurimin e instrumentisteve te frymes ne Institutin e Larte te Arteve ne vitin 1972.
  • Jam cilesuar diploma me e mire e vitit 1975 ne Institutin e Arteve (shiko gazeten Drita, dhe revisten Nentori, qershor 1975).
  • Jame nderuar me diplome, si instrumentisti me i mire solist, ne konkurimin e orkestrave frymore ne Vlore ne vitin 1984.
  • Ne 28 tetor 1985 jam dekoruar me medaljen “Naim Frasheri” per interpretim me nivel te larte te kenges se muzikes se lehte dhe popullore fierake.
  • Ne vitin 1989 komiteti i rinise se Fierit  me vleresoi si muzikanti me i mire i vitit.

 

 

Ju jeni krijuesi i shume kupleteve dhe kengeve humoristike. Nje nder kupletet me popullaritet te jashtzakonshem, nga me te sternjohurit e Estrades se Fierit dhe te mbare Shqiperise, pa dyshim qe eshte kupleti “Po martojme Malon”. Ne mos gabohem, ate e keni kompozuar ju?

 

- Jam i bindur qe po te organizohej nje konkurs me pyetje nga te gjitha fushat dhe te pyetej, se kush e ka kompozuar muziken e kupletit “Po martojme Malon”, asnjeri s’do te fitonte, sepse asnjehere ne asnje vend nuk eshte thene se kush e ka kompozuar ate, sidoqe ka pasur shume raste per ta bere te njohur kete fakt. Ju nuk gaboheni fare, ate e kam kompozuar une, “ushtari i pa njohur”. Asnjehere nuk do te kishte ekzekutuesa pa pasur krijuesa! Shume artiste te talentuar jane djegur duke hyre e dale neper skena, pa u bere dot artiste te medhenj, se s’i ka ndihmuar fati te kene pasur nje material qe te bejne emer te madh. Por edhe kur ekzekutuesit behen artiste te medhenj, fale fatit te tyre qe u ra ne dore dhe ekzekutuan nje material qe u dha emer, merita i njihet ekzekutuesit dhe ralle here krijuesit. Pikerisht ne saje -kryesisht- te kupletit te Malos, te dy artistet qe e kenduan ate, u bene Artiste te Merituar, ndersa krijueset ngelen “ushtare te pa njohur”. Ne vitin 1982, kupleti u kendua ne naten e vitit te ri, qe organizonte TV Shqiptar. Regjisorja Grabocka per te prezantuar kupletin, jep nje zarf ku ne qender shkruhej” Po martojme Malon”, dhe ne cepin e majte te zarfit, aty ku shkruhet derguesi…qe vene: “teksti Pellumb Kulla”. Nje ushtar u be i njohur! Mbeti vetem ai i muzikes pa u njohur! Ky krijim eshte nje bashkeautoresi teksti dhe muzike. E kish veshtire Grabocka te shkruante edhe “muzika Ferit Hoxha”?. Ne vitin 2000 ne Tirane u organizua nje premiere me rastin e 60 vjetorit te Mjeshtrit tone te Madh, P.Kulles. Shfaqja titullohej “Po martojme Malon”. Dihet qe dasma pa muzike nuk behet, por ne tere ate shfaqje nuk u gjet, mjerisht, asnje dhjete sekondsh, per te thene se kush e beri kete muzike ne kete dasme kaq te madhe?!

 

      Megjithate per te prishur zymtesine e temes, do te tregoj dy histori shume te shkurtera per Malon.1- Nje femije i vogel 6 vjecar u paraqit ne konkursin e muzikes per ne liceun artistik. Ne kriteret e pranimit duhet kenduar nje kenge per te pare ne ka vesh muzike apo jo. Ata e pyeten qe a di te kendosh ndonje kenge, ai menjehere filloj te kendonte kengen e Malos. 2- Djali i vogel i çiftit Kulla, Ditbardhi, i binte pianos mbremjeve, ne nje restaurant ne Manhattan.Here pas here, ai luante ne tastiere kengen e Malos. Nje dite e pyeten se c’fare ishte ajo pjese, qe ata nuk e kishin degjuar me pare dhe qe ai ato kohe  po e luante vazhdimisht. Ditbardhi u tha atyre qe ishte nje kuplet dhe u tregoi historine e kenges se Malos. Me pas klientet i kerkonin qe ai te ekzekutonte Malon. Klientela nuk kishte asnje shqiptar, per be!

 

A do te pranonit te bashkepunonit me Fieri.com nese projekte te ardhshme artistiko-muzikore do te krijohen, te cilat kerkojne angazhimin tuaj artistik   per te na nderuar me prezencen tuaj ne aktivitetet tona?

 

- Pa dyshim qe jam i gatshem, ne cdo kohe, por gjithmone duke u programuar me vakt, qe te mos ndodhe si ne 50 vjetorin e estrades. Fieri ze nje pjese te rendesishme ne jeten time personale dhe artistike. Fierit i detyrohem me shume se kujtdo tjeter.

 

Si perfundim, cili eshte mesazhi juaj per vizitorin e Fieri.com dhe gjithe publikun fierak kudo ne bote?

 

- Se pari kame nderin e madh  tju pergezoj ju  z. Indrit si ideator dhe krijues i Fieri.com si dhe gjithe stafin e Portalit Fierak Online si mbeshtetes te kesaj inisjative, te cilet pergjate gjithe ketyre viteve kane kontribuar ne ndertimin e ures me te madhe elektronike ne bote qe lidh Fierin me te gjithe ish banuesit fierake kudo neper bote. Dhe pikerisht nepermjet kesaj ure, i uroj te gjithe vizitoret e Fieri.com, dhe publikun tim fierak kudo qe ndodhen, SUKSESE!!! sa me shume leke e sa me pak stres, dhe gezuar Vitin e Ri 2008!...

 

 

SHENIM: Per me shume fotografi nga jeta artistike dhe shoqerore e muzikantit te talentuar Ferit Hoxha klikoni KETU

 

 

 Shikoni Po martojme Malon!

 

 

 

Intervistoi per Fieri.com Indrit Sulaj

 

 

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
Ladi Kitani 29 January, 2012 11:47:54
Urime, Urime Riku dhe Bruna.
Me shume mall Ladi Kitani, nje nga trombat e estrades.
avatar
Vaska Nika 14 May, 2012 11:44:14
Ndoshta vonova per komentin por me mire vone se kurre.Nje interviste e sinqerte dhe me shume kuptim.
Riku te uroj shendet familjarisht! Te fala Vaska.
* I ikuri dhe i vdekuri nuk jane njelloj. I vdekur eshte ai qe harron dhe nuk vlereson te ikurin .
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.00
Tifozeria Fierake