Maku Pone: Profili i nje krijuesi te palodhur!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Maku Pone

Jo gjithkujt jeta i dhuron te njejtat shanse. Keshtu mendon edhe ai, personazhi i ketij shkrimi: Maku Pone, i cili pas gjysem shekulli veprimtarie letrare vazhdon te punoje dhe te shkruaje çdo dite, sikur e nesermja te mos ekzistoje. Me nje pervoje te gjate profesionesh si: inxhinjer, mesues, gazetar dhe dramaturg ai thote se: jeta e njeriut ndahet ne cikle dhe metamorfoza, te cilat nuk ndalen nga “Debora e Orientit”, si titullohet edhe nje nga librat e tij te shumte. i cilesuar nga kritika si “Ambasadori” i letrave te qytetit te Fierit ai vazhdon te provoje sfida te reja edhe tashme ku sapo ka trokitur te 70-at.

 

Maku Pone lindi ne Fier ne 1 Mars 1939 ne nje familje qe ishte e njohur ne Fier dhe rrethinat e tij per kontributin e saj ne levizjen patriotike, arsimore dhe kulturore. Ne linjen aterore ai ishte nipi i At Ilia Pones, nje Kleriku ortodoks, i cili njihej si nje intelektual me kulture te spikatur per kohen kur jetoi. Ai kishte studjuar ne gjimnazin e njohur “Zosimea” te Janines, ne te cilin ishte shkolluar Elita intelektuale e Shqiperise Jugore. Gjyshi im, At Ilia tregon tashme shkrimtari dhe poeti Maku Pone, na merrte gjithmone me vete, mua ashtu dhe vellane. Ai ka edhe nje kontribut te jashtezakonshem gjate arsimit tone, te cilin e nisen nen drejtimin e tij ne shkollen e Manastirit te Apolonise. Nxitja e dhene prej gjyshit beri qe ne te dy te beheshim njerez te letrave: une poet ndersa vellai Stavri shkrimtar. Keshtu pas perfundimit te shkolles fillore gjeografia e arsimimi te Maku Pones nisi ti ngjaje nje vjershe te permendur per femije te letersise se realizmit socialist qe titullohej: Jam o shoke nga e gjithe Shqiperia. Kjo sepse ciklin e larte te arsimit 7 vjeçar ai e kreu ne Pogradec dhe Tirane, ndersa arsimin e mesem ne qytetin e Shkodres. Keto levizje ndikuan dhe lane gjurme ne formimin e tij kulturor, veçanerisht Shkodra me arritjet e saj intelektuale ne shume fusha te jetes. Ne kete qytet, djep i qytetarise kaluan kater vite te rendesishem per poetin. Ketu ai botoi poezite e para, provoi te luante teater dhe thurri endrrat me te bukura per jeten. Por ngjarjet qe sjellin koherat ndikojne shpesh here ne jeten e njerezve qe i perkasin po asaj kohe. Keshtu ndodhi edhe me Maku Ponen, te cilit asnjehere nuk i kish shkuar ne mendje se: studimet e larta do ti bente ne BS per nje dege qe nuk kishte te bente fare me pasionin e tij, letersine.

Kjo gje ndodhi sepse nje vit perpara se Maku Pone te mbaronte maturen, pikerisht ne vitin 1956 ne Marinez te Fierit ishte zbuluar nje rajon i madh naftembajtes. Industria e naftes qe po hidhte hapat e zhvillimit te saj atehere, kerkonte inxhinjere dhe punetore te kualifikuar.
Meqenese Universiteti i Tiranes i cili u hap ne vitin 1957, nuk kishte dege specifike per industrine e naftes, shume te rinj maturante u derguan me bursa studimi ne shkollat specifike. Pjese e ketij kontigjenti u be ne vitet 1957-1961 edhe Maku Pone, i cili u nis drejt Kryeqytetit te BS, Moskes. Moska, qyteti qe per Shqiperine e atehershme ishte qendra e botes, nuk e largoi ate nga letersia dhe arti. Pa braktisur inxhinjerine Maku ndoqi paralelisht nje kurs per kinematografi. ndersa rusishtja e mundesoi qe te lexonte koloset e letersise Ruse dhe klasiket e tjere te cilet nuk i gjeje te botuar ne Shqiperi. Pas kater vjetesh me diplomen e inxhinjerit ne xhep dhe me valixhen e mbushur me libra Maku Pone u rikthye ne Fier per te punuar dhe jetuar aty. 

  

Ashtu siç e permend ai shpesh, krijimet e para ka nisur ti krijoje qysh ne femijerine e hershme. E terhiqte veçanerisht natyra, zogjte, jeta fshatit qe perbenin motivet e tyre. Per to ai keshillohej me shoket, mesuesit dhe me udheheqesin e tij ne rrugen e bukur te letersise shkrimtarin: Jakov Xoxa. Kjo ishte shkolla e pare letrare e Maku Pones, pikerisht studjoja e punes se Jakovit atje ne Manastirin e Apolonise. Formimi intelektual, kultura profesionale, autoriteti, keshillat dhe verejtjet e Xoxes, do te ishin perballjet e para te poetit te ardhshem me kritiken e mirefillte letrare. Nxitja dhe motivimi qe buronin nga kjo studjo e shtyten Maku Ponen drejt rruges se bukur, por edhe te veshtire, e te trazuar te poezise. Vjershat e para ai nisi t’i botoje qysh ne fillim te viteve 1950 ne gazetat dhe revistat per pionere e te rinj. Vellimin e pare poetik te titulluar: “Kur buzeqeshin shoket”, Maku Pone e botoi ne vitin 1969. Pas tij erdhen te tjere libra si: “Yje mbi bar” 1973, “Ne brazdat e kesaj toke” 1975, “Lulezim” 1982.

Gjithashtu ne keto vite ai botoi edhe librat e letersise per femije si: “Na therret trumpeta”, “Postieri yne”, “Ne jemi gjeologe”, “Pushimet dimerore”, “Naftetaret e vegjel”, te cilet u priten mire nga kritika dhe lexuesit e vegjel. Po ne kete periudhe Maku Pone provon edhe sfida te tjera ne fushen e letersise siç ishin: proza e gjate dhe dramaturgjia. Ketyre gjinive ai I kushtoi novelen “Shtepia midis molleve” dhe romanin “Trendafilat e mesnates”. Ndersa teatri dhe drama kishin qene pasionet e hershme te tij. Me to ai filloi te merrej seriozisht kur u kthye ne Shqiperi nga BS dhe nisi te punoje si inxhinjer ne puset e naftes ne Patos. Ketu ai nisi te shkruaje per teatrin ,duke u angazhuar ne Pallatin e Kultures Mustafa Matohiti: si aktor, regjizor dhe dramaturg. Pas nje periudhe dhjeteveçare pune ne nafte ne vitin 1971 ai do te shkeputet nga industria e rende per te punuar ne arsim si drejtor I shkolles se mesme te bashkuar ne Patos, e cila kishte ne perberjen e saj si Teknikum nafte edhe disa klasa gjimnazi. Puna ne arsim ishte krejt tjeter nga pervoja e meparshme. Ajo I jepte me shume kohe per tu marre me veprimtarite e tjera. Pasi kreu nje kurs pas universitar per filozofi ne vitin 1972 ai do te nise te punoje si kryeredaktor ne gazeten lokale “Draper dhe Çekan”.
Ne vitet 1974-1983 kreu detyren e kryeredaktorit te gazetes Draper dhe Çekan. U dallua per stilin e tij origjinal ne reportazhe, analiza, fejtone, poezi, tregime etj. Shkroi dhe me pseudonimet Liçi Dano dhe Grigor Muzaka. Shkrime te Maku Pones jane botuar edhe tek Zeri I Popullit, Bashkimi, Drita, Nentori, etj

 Cikli i punes ne gazete u mbyll ne vitin 1983 kur M. Pone nisi punen si libretist ne teatrin Bylis, duke zevendesuar shkrimtarin e njohur Teodor Laço. Ne kete teater ai vuri ne skene per gati nje dekade dhjete drama si: “Shperthimi”, “Fundi i sinoreve”, “Asgje nuk harrohet”, “Atje ne Ebro”, “Nate e pagjume”, “Udhe e mbare”, “Shoke e vite”, “Dosja 63”, “Shqetesimet e nje mjeku”, “Nje vajze e fyer”. Disa prej ketyre veprave skenike u vune ne skene nga Teatri Kombetar ne Tirane, teatro te tjera te vendit, si dhe u radiodramatizuan ne Radio Tirana. Ne kete fushe Maku Pone fitoi edhe nje çmim kombetar. Ndersa vleresime te tjera ne konkurset letrare ai fitoi dy here ne gjinine e poezise dhe po kaq here edhe ne proze. Kriza e sistemit komunist dhe ndryshimet demokratike sollen nje nderprerje te aktivitetit letrar te ketij autori. Pas nje periudhe disa vjeçare heshtjeje dhe reflektimi, Maku Pone u shfaq serish perpara publikuar, duke zgjedhur perseri si kod komunikimi me auditorin, gjinine qe e kish bere te njohur,poezine. Do te ishin disa vellime poetike si: “Ne portat e ererave”, “Gjaku I verdhe”, “Lulediellit”, “Debora e Orientit”, qe u priten mire nga lexuesi kritika dhe media.

Tashme poeti, i paçensuruar shfaqi me te gjithe forcen dhe magjine e fjales filozofine e poezise se tij. Keshtu nuk munguan edhe vleresimet te cilat u botuan ne faqet letrare te gazetave te njohura si: Drita, Albania, Vezhguesi, 55, Gazeta Shqiptare, Ndryshe, etj. Midis vleresimeve dhe percaktimeve te botuara mund  te permendim ate te Bujar Muçaj bere ne gazeten Vezhguesi ne janar 2004, ku ai e quan Maku Ponen si: “Babaxhan te poezise dhe mjeshter te fjales”. Ndersa Kristaq Shtembari ne gazeten Drita ne nentor 2001 shkruan se: “Ne poezine e ketij autori verehen struktura te çliruara nga kerkesat klasike te vjersherimit, shmangie te skemave metrike, duke perfillur me shume ritmin dhe anen emotive”.
  Viti 2007 ishte i suksesshem per Maku Ponen sepse si gazetar realizoi nje nga synimet e vjetra te tij per gazetarine historike, siç ishte paraqitja e historise se rajonit te Fierit ne ekranin e televizionit rajonal Apolon. Se bashku me autorin e ketyre rreshtave, historianin Ilirjan Gjika dhe operatoret Nuri Korita, Nertian Bega dhe Xhevair Banaj, ai realizoi ciklin e emisionit te perjavshem: “Gjurmime historike dhe arkeologjike”, ku u pasqyruan tablo nga e kaluara historike e Myzeqese, Mallakastres, Laberise, Fierit, Vlores, Beratit, Lushnjes, Kuçoves, etj.

Ky ekip televiziv solli perpara auditorit te teleshikuesve pamjet dhe historine e Apolonise antike, Bylisit, Orikut, Aulones, Rruges Egnatia, Margelliçit, Kanines, Beratit, Manastirit te Ardenices, Apolonise, Zvernecit, Marmiroit, Kolkondasit, etj. Ne te u paraqiten figura te shquara te historise se Shqiperise, ngjarje te saj si dhe “parakaluan” me intervistat e tyre personalitete te shkences si: Neritan Ceka, Moikom Zeqo, Pellumb Xhufi, Burhan Dautaj, Bardhosh Gaçe, Zhan Luk Lambole, Skender Muçaj, etj.

Te pashlyeshme per teleshikuesin kane qene pamjet nga Kalaja e Beratit, Bazilikat me mozaike te Bylisit, teatri i Apolonise, Varri i Ismail Qemalit e Marigo Pozios, Rruga e Hebrenjve ne Vlore, etj.
Nderkohe qe ne Mars 2007 u prezantua ne ambientet e teatrit Bylis botimi i veprave letrare te Pellumb Kulles, ku parathenia e te cilave u pergatit nga Maku Pone, tashme ne rolin e kritikut letrar. Ligjerata e tij ishte referati kryesor ne kete veprimtari ku folen edhe kritiket e teatrit si: Prof. Adriatik Kallulli, Josif Papagjoni dhe shkrimtari Kiço Blushi. Gjithashtu me rastin e 50 vjetorit te krijimtarise letrare per Maku Ponen u organizuan nga: Biblioteka Publike e qytetit te Vlores dhe institucioni arsimor Numani ne Fier, aktivitete letrare me pjesemarrjen e shkrimtareve, poeteve dhe intelektualeve.   Çdo mengjes ate e gjen duke ngjitur shkallet e Tv Apolon, ne nje nga ndertesat e qendres se Fierit. Ka disa vite qe ketu kryen detyren e Drejtorit te Programacionit. Ne televizion erdhi pas nje pervoje nga radioja, ku ne pauzat midis emisioneve merrej edhe me poezine. Keshtu ai eshte nje nga gazetaret veterane qe i ka “shijuar” te tre tipet e medias: gazeten, radion dhe televizionin. Keshtu vazhdon te nxitoj çdo dite Maku Pone, sikur e nesermja te mos ekzistoj per te.

SHENIM: Per me shume fotografi nga Maku Pon klikoni KETU






Shkruar per Fieri.com nga Ilirian Gjika    (Historian)
   
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.00
Arben Alliaj - Ben ART Studio