STELA BEGO, Violinistja me personalitet imponues

Font size: Decrease font Enlarge font
image Stela Bego

Tashmë që e ka realizuar një pjesë të ëndrrës së saj Stela Bego ndihet vërtet mirë. Vajza nga Fieri sapo ka filluar të studjojë në Akademinë e Arteve të Bukura, dhe violina, “pasioni dhe bashkëudhëtarja e përditshme e saj e ka shoqëruar deri këtu”. Sakaq kjo simbiozë është shndërruar në një mbiemër të dytë për të, sepse në të shumtën e rasteve të njohurit nuk e cilësojnë më si: Stela Bego, por si Stela e violinës.

Me instrumentin në dorë çdo mëngjes atë mund ta dallosh së largu, kur përshkruan ritualin e saj të zakonshëm në segmentin Komuna e Parisit-Akademia e arteve. E thjeshtë në pamje dhe fjalëpak menjëherë të jep të kuptosh se i pëlqen të flasë më shumë rreth artit, sesa ndaj atyre temave për të cilat interesohet më tepër grupmosha e saj.

Me një personalitet të dukshëm në interpretim dhe me një shpirt te zjarrtë që i buron natyrshëm artistja e re personifikohet për një tingull brilant nga specialistët për të cilët ajo nuk është më një talent por një fenomen në zhvillim.

 

2.

 

Gjatë gjysmë shekulli aktiviteti dhe veprimtarie Liceu artistik Jakov Xoxa nën Fier, jo vetëm që krijoi profilin e tij të spikatur, por u shndërrua në një institucion kulturor elitë, nga auditorët e të cilit dolën një sërë talentesh si: Evis Gega, Alban Saro, Artan Marku, Almira Emiri, Gentjan Rushi, etj.

Ndërkohë se fundmi kesaj plejade ju bashkua edhe Stela Bego, violinistja virtuoze ,që tashmë e ka krijuar profilin e saj artistik në Shqipëri dhe jashtë saj.

E lindur në Fier në 18 mars 1991 artistja e re u fut qysh herët në rrugën e artit, të cilën e trashëgoi nga familja, pikërisht nga i ati Agroni, muzikant në istrumentin e trombonit. Ndjesia e parë për artin tek Stela erdhi natyrshëm tek dëgjonte vëllain më të madh, Gjergjin, kur ai nisi të studjonte për violinë.

Në mënyrë instiktive duke ndjekur atë nisi tek unë pasioni për violinën tregon për Fieri.com Stela. Fillimisht mësova se si ta mbaja violinën dhe të kapja harkun të cilat më ndihmuan në një moment të mëvonshëm, shumë të rëndësishëm për të ardhmen time.

Ndoshta e vutë re! Por unë kam një problem vazhdon ajo duke buzëqeshur, sepse gjatë gjithë kohës u jam dukur të tjerëve më e vogël se ç’kam qenë në të vërtetë-

-Dhe ja një episod që shumëkush nuk e di. Pikërisht në momentin kur prindërit e mi e kishin marrë vendimin se unë do të studjoja për instrumentin e violinës ndodhi diçka e paparashikuar. Mësuesi me të cilin unë do të punoja, Llazar Deliu duke më parë ashtu të vogël dhe të brishtë refuzoi të më merrte në klasën e tij. Dhe jo pak, por një vit të tërë. Kështu unë asokohe e pavetëdishme dhe e rrethuar nga pafajësia fëminore nuk munda të studjoja instrumentin njësoj si shoqet dhe shokët e klasës sime. Por ishte këmbëngulja energjike e mamasë time, Klarës që mësues Llazari të pranonte të më shihte të paktën vetëm një here me instrumentin e violinës.

-Ja tha ai, në momentin e provës, kjo është kaq e vockël sa edhe violinën nuk e mban dot. Por nuk arriti të mbaronte frazën, sepse unë menjëherë rrëmbeva violinën dhe e kapa harkun në një mënyrë të tillë saqë ai u impresionua dhe nisi te me shikoj me vemendje. Kështu vijoi rruga ime e artit e cila ka qenë një maratonë e gjatë deri më sot.

Në dy vitet e para Stela studjoi nën drejtimin e Llazar Deliut, por pas largimit të tij në ShBA, ajo për mëse tre vjet studjoi me pedagogun e njohur Spartak Sinamati, njehkohesisht spal I orkestres simfonike te RTSH.

-Profesor Spartaku ishte krejt ndryshe, tregon përsëri protagonistja e këtij profili. Ai solli një eksperiencë krejt të re dhe një version krejt ndryshe të pedagogjisë. Nën drejtimin e tij u pregatita dhe mora pjesë në konkursin ndërkombëtar: Këngët e tokës”, organizuar në Tiranë në vitin 2000, si dhe në festivalin ndërkombëtar : “Verdinote”, i cili u organizua në Napoli në tetor 2001. Këtu erdhën edhe vlerësimet e para për mua, që përveç kënaqësisë së jashtëzakonshme ishin stimuj dhe vlerësime për të ecur më tej. Në Tiranë fitova çmimin e dytë, kurse në Itali, në Napoli u vlerësova me notën e argjentë.

Por për fatin tim të keq puna e nisur mbeti në mes sepse edhe spartaku u largua dhe kështu vijova për pak kohë të studjoja me Pedagoge Luçiana Petanin.

Ndërkohë me këmbënguljen e prindërve, dy njerëzve të përkushtuar pas saj, si dhe me ambicjen për të ecur më tej, Stela filloi të studjojë që nga viti 2000 e në vazhdim me Prof. Bujar Sykja, Pedagog në Akademinë e arteve të bukura. Bashkë me të nisi edhe karriera e saj nga e cila mund të përmendim një sërë evenimentesh artistike siç ishin: Dy koncerte recitale të zhvilluara në vitet 2003, 2005. Po këtë vit në konkursin Këngët e tokës ajo merr çmimin e tretë dhe çmimin e madh Rumun “George Enesku”, ardhur enkas për nje nga instrumentistet më të mirë të këtij konkursi. Ndërkohë që në 5 Maj të vitit pasardhës do të nderohet me diplomën e nderit në festivalin e muzikës së dhomës, eveniment të cilit ajo do ti rikthehet përsëri në 12 maj të vitit 2007 dhe do të marrë çmimin e parë dhe kupën e festivalit. Sikur të mos mjaftonin këto arritje, vetëm një javë më pas Stela Bego do të udhëtonte drejt Italisë ku do të merrte çmimin special në konkursin Violinistik “Internacional Ankona”.

Por viti 2007 shënoi për gjashtëmbëdhjetë vjeçaren një sezon rekordesh, sepse ajo nuk do të ndalej këtu: Në 9 dhjetor në qytetin e Shkodrës, në konkusin Pjetër Gaci, Stela do të merrte çmimin e parë dhe kupën për grupmoshën e saj në ciklin e mesëm.

Njëkohësisht me pjesmarrjet në festival dhe konkurse ndërkombëtare e kombëtare, Stela Bego është përzgjedhur për tu kualifikuar në specializime profesionale, të cilat i ka kryer me profesore të shquar dhe me karrierë të pasur artistike, fakte që dëshmojnë talentin, këmbënguljen dhe njëkohësisht forcën e karakterit të saj.

Në korrik 2007 Stela kreu Master Klass në violinë me Profesor Alessandro Moccia, Pedagog violine në Konservatorin superior të Parisit, si dhe për muzikë dhome me Profesor Alain Meunier, i të njëjtit konservator.

Bashkëpunimin me këta dy personalitete të njohura të botës muzikore ajo do ta vazhdojë përsëri kur në shtator 2007 dhe Janar 2008 në Trieste do të kryente edhe dy master-klass të tjerë. Po këtë sezon Stela do të ishte e pranishme edhe në Pescara dhe Monfalcone të Italisë, ku në muajt korrik dhe shtator do të kryente edhe dy master-klass të tjerë në violinë nën drejtimin e Profesorëve Eduard Perpich dhe Giulio Rovighi.

Ndërkohë që nuk kanë munguar angazhime të tjera në orkestra të ndryshme , ku një tjetër moment i bukur për tu përmendur ka qenë edhe kur luajti si soliste edhe me orkestrën e RTSH-së dhe atëherë ajo nuk ishte veçse 13 vjeçe.

3.

Mjafton vetëm një pyetje që ajo të tregojë edhe për të tjera dëshira të saj. Pianoja mbetet një prej ëndërrave të parealizuara, ndërsa i pëlqen të shkruajë ese dhe të udhëtojë natën. Kur e pyesim përsëri se: Violina dhe të shkruarit janë dy gjëra krejt të ndryshme për një artiste, ajo nis të flasë përsëri ngadalë, natyrshëm dhe me çiltërsi.

-Unë shkruaj vazhdimisht, por veçse për kënaqësi. Këtë gjë e bëj shpesh herë kur ndihem e lodhur, sepse violina që juve, publikut që e dëgjoni ju fal kënaqësi, për ne artistët ndonjëherë bëhet një makth i vërtetë. Orë të tëra studimi dhe impenjimi të përqëndruar. E ashtu e lodhur marr fletën dhe hedh në të përjetimet dhe emocionet e mia. Më pëlqen të shkruaj për dashurinë, njerëzit, për të bukurën të cilën përpiqem që ta idealizoj….Gjithashtu e përhumbur pas virtuozit David Ostrach, rri dhe dëgjoj duke medituar për orë të tëra tingujt e bukur të violinës.

Per me shume fotografi kliko KETU

Fieri.com / Ilirjan Gjika

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (19 postuar)

avatar
Joniada 12 January, 2010 09:59:45
Qyteti i Fierit ka nevoje per me teper talente ne fushen e artit si Stela.I uroj Steles suksese te metejshme.Joniada
avatar
lorenc 12 January, 2010 03:04:49
Me vjen mire qe edhe brezi i ri po perfaqesohet me shume ne portalin fierak online. Stelen nuk e njoh personalisht por kam degjuar se eshte talenti me i madh qe ka nxjerr shkolla artistike. Do ti uroj Steles nje vit te mbar dhe te suksesshem!

LORI..
avatar
kristaq 13 January, 2010 10:16:13
I ndjek gjithmone me vemendje zhvillimet kulturore dhe mediatike ne qytetin tim te Fierit, por edhe ato te fierakeve ne Tirane. Edhe ky personazh, ky fenomen sic e cileson historiani Gjika, do te largohet nga Fieri ne te ardhmen per te ndjekur karrieren artistike, te cilen nuk mund ta realizoje ne kete qytet.

Per kete me vjen keq per Fierin. Meqe ra fjala keshilli i bashkise shperndau disa bursa per studentet dhe nxenesit ne nevoje gjate muajit Dhjetor. Shtroj pyetjen po fenomenet si Stela qe studiojme per arte a mbeshteten financiarisht, nga bashkia e qytetit qe krenohet me to. Nuk e di .

Shpresoj qe keto gjera te rregullohen ne te ardhmen. Vajzes se Agronit dhe Klares i uroj suksese.
KRISTAQI
avatar
fiori nida 13 January, 2010 11:22:46
Komplimenta steles !!! ne kemi patur rastin ta degjojm shpesh n koncerte recitale te cilat jan zhvilluar n shkollen Jakov Xoxa si edhe n teatrin e qytetit dhe do thoja qe esht vertet nj talent stimulues per artistet e rinj . T urojm sh fat n rrugen e artit . me respekt fiorela dhe arnida
avatar
anita suela 13 January, 2010 11:25:58
stela eshte nje nxense e shkolles artistike Jakov Xoxa .eshte nje shembull per te gjithe moshataret esaj.i urojme suksese te metejshme.
anit
avatar
ARDIT 17 January, 2010 12:27:24
stela ehste nji talent i madh per fierin dhe qe duhet mbeshtetur kudo dhe ne xhdo konkurs ose koncert te sain.duhet dhe ndihme e bashkis se fierit per sponsorizime dhe investime per nji talent si ky.uroj qe fieri te ket shum talente si stela.
avatar
enxhi 17 January, 2010 12:43:17
isha e vogel kur pash stelen per her te pare.diku nga kl 6 ose 7. u mahnita nga talenti i saj. i binte violines ne nj menyre te mrekullueshme. te magjepse me ata tinguj qe dilnin pres asaj vegle.imazhi i steles me ngeli gjat ne kujtes dhe shpesh thoja dua ti ngjaj steles. esht idhulli im. vajza me e talentuar qe un njof stela esht, kukulla ime qe un e dua shum. je dhe do mbetesh gjithmon nj njeri qe un e dua shum. tkshxh stel dhe suksese zemer. pucc fort enxhi
avatar
Enertin Dheskali 17 January, 2010 11:53:39
Ky shkrim tregon se ne qytetin tone ka plot te rinj te talentuar. Stela eshte nje shembull domethenes, qe edhe nje femije mund ta nderoje kete qytet... Madje shume me teper se mjaft pseudointelektuale te matufepsur qe vec thashethemeve dhe lajkave per njeri tjetrin, si japin asgje ketij komuniteti, duke e molepsur me monotoni kete vend. Stela eshte shembulli i talentit te kulluar, i vullnetit dhe i punes... Stela eshte treguesi i nje rruge te re ne gjirin e artit...
I uroj suksese kesaj vajze te shkelqyer, dhe prinderve te saj qe e mekuan me dashurine per muziken dhe artin!
Sa do te doja te kishim disa qindra te rinj te tille ne qytetin tone, ne te gjitha fushat e artit dhe te kultures...
avatar
amar 18 January, 2010 11:11:12
urimet me te mira per stelen dh per shkollen artistike JAKOV XOXA,qe ka nxjerr nga gjiri i saj personalitete!!!
avatar
Gentjan Banaj 22 January, 2010 09:46:07
Me te vertete nje talent i rralle, nje vajze qe te magjeps njeheresh me tingujt dhe pasionin e saj per violinen, si dhe me qetesine e thjeshtesine e saj ne komunikim.
Ndoshta ky duhet te jete artsiti, madheshtine ta shprehi puna e vepra qe ai rrit dhe ushqen ne shpirtin e tij.
Urime per kete portret dinjitoz te kulutres fierake.
avatar
mimoza spiro mici 27 May, 2012 05:03:13
Me behet qefi te degjoj fjale te mira per Stelen sepse ka dy prinder te mbrekullueshem Klaren & Agronin qe kane sakrifikuar maksimumin per dy femijet e tyre .....
1 2 next total: 18 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.00