Tasi Poko - Shkrimtari i tradites fierake
1.
Sot ai është i vetmi përfaqësues i prozës së shkruar në Fier, ku me një dyzinë botimesh ka krijuar tashmë një bibliotekë të tërë. Megjithë suksesin, shitjet e librave apo etiketimet e medias, Tasi Proko ka mbetur po ai, vetvetja, siç shkruan diku vetë, pa u shtirur asnjëherë, pa u shfaqur as me pamjen e dikujt tjetër.
Ndërkohë që ka ndryshuar vetëm nga mosha, tashmë mbi gjysëm shekulli dhe nga flokët krejt të thinjur.
Miqtë dhe lexuesit që e njohin prej kohësh e duan. E duan për shpirtin, për çiltërsinë që ka, për dashurinë njerëzore, ndjenjën më të bukur të njeriut, të cilën Tasi e ka zgjedhur si mesazh të komunikimit të tij. Jo pa qëllim librat e tij kanë si temë kryesore të subjektit të atë cilën Tasi e ka zgjedhur si mesazh të komunikimit të tijLibrat e tij kanë si temë kryesore të subjektit të tyre vetëm atë, dashurinë, nga e cila buron vetë jeta, dhurata më e çmuar që natyra i ka falur njeriut.
2.
“Gjeografia” fëminore e Tasi Prokos është vërtet e çuditshme. Ajo nis atje në Luar, fshatin piktoresk të vendosur nëprapa token e Fierit. Aty ai lindi dhe kaloi fëmijërinë e hershme, ku kreu edhe vitet e para të shkollimit.Per disa kohë u zhvendos ne Mbrostar, nje lagje e jashtme në veri të Fierit, ku si mësues të letërsisë kujton Fani Geron. Më pas shkollën “7 vjeçare” e përfundoi në Kurjan, fshatin kodrinor, ku dikur kish pikturuar Nikolla I Onufrit të famshëm.
Shkolla ishte një orë e gjysëm rrugë larg nga shtëpia tregon shkrimtari, tashmë 60 vjeçar. Udhëtimi bëhej çdo ditë, çdo muaj, çdo stinë. Në shi, diell, baltë apo pluhur. Ja përse më ngacmon reumatizma edhe sot shton ai, duke thithur mendueshëm cigaren, shokun e pandarë të jetës.
Më pas vijuan studimet e mesme, në ish shkollën Normale të Elbasanit, ku si mësimdhënës pati fatin të kishte një pjesë të elitës pedagogjike të Shqipërisë si Prof. Sotir Papahristo, Bukurosh Sejdini, Vasil Kamani, Mehmet Çeliku, etj. Këtu lindi edhe pasioni për të shkruar, ku disa nga hartimet e tij më të mira merreshin si shembull, për tu lexuar gjatë orëve të letërsisë në klasat e shkollës.
Elbasani i viteve 1960 ishte një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë. Ai ishte një qytet edhe i zhvillimeve kulturore dhe i arsimit të traditës.
Pikërisht ky mjedis ndikoi me të gjithë komponentët e tij në botëkuptimin kulturor të shkrimtarit të ardhshëm, që atëkohë sapo kishte nisur rrugëtimin e tij në rrugën e Letërsisë.
Pas shkollës së mesme. Vijoi shërbimi i detyrueshëm ushtarak, ku për dy vjet shërbeu në pikën e kontrollit të portit detar të Durrësit.
Privilegji më i rëndësishëm këtu, tregon përsëri ai ishte koha e lire dhe biblioteka e pasur, të cilën mund ta shfrytëzonim pa limit. Këtu nisën edhe botimet e para si skica, kronika apo reportazhe, kryesisht në revistën në shërbim të popullit.
Ndërkohë që në vitin 1971 Tasi Proko nisi punën e mësuesit dhe krahas saj edhe studimet e larta, pa shkëputje nga puna. Punoi në shumë shkolla të Fierit si në: Luar, Roskovec, Frakull, etj, për të mbërritur në Gjimnazin e Patosit, në të cilën punoi për 15 vjet.
Patosi zë një vend të veçantë në jetën dhe krijimtarinë e Tasi Prokos. Në këtë periudhë ai ishte qendra e industris Kombëtare të naftës, si dhe një qendër e jetës intelektuale. Edhe shkolla e mesme e arsimit të përgjithshëm ishte një institucion i konsoliduar dhe e kishte krijuar fizionominë e vet. Këtu ai u njoh dhe krijoi miqësi me një seri intelektualësh si: Pal Nikolli, Toli Shabani, Zoi Dashi, Zhani Ciko, Selim Myrto, etj.
Ja se si e përshkruan ai shumë vite më vonë Patosin. “Isha mësues atëherë. Qyteza ku punoja ishte larg qytetit tonë: Ashtu e vogel dhe me shtëpitë e vendosura në të dyja faqet e kodrës ajo më pëlqente. Rrugën e bëja me autobusin e linjës. Nisesha mëngjeseve dhe kthehesha pa rënë muzgu…
Duke qenë mësues në Patos Tasi kreu edhe specializimin pas universitar në fushën e letrave dhe u pranua edhe ne lidhjen e shkrimtareve dhe artisteve. Po këtu në vitin 1980 ai botoi përmbledhjen me tregime dhe novella: “ Kur qeshnin sytë e saj”, si dhe dramën. “Mëri e heshtur”, e cila u vu në skenë nga regjizori Dhimitër Jano, në pallatin e kulturës Mustafa Matohiti.
“Qyteti mbi kodra”, u bë kështu vendlindja e tij e dytë, nga i cili ai u largua në vitin 1991, për tu rikthyer në vitin 2004 si Drejtor i atij gjimnazi, ku dikur kishte qënë mësues.
Në vitet 1991-1996 Tasi Proko ishte kryetar i konfederates sindikale të rrethit Fier, ndërsa në periudhën 1997 – 2004 Drejtor i Drejtorisë arsimore . Së fundmi nga viti 2007 e në vijim është Drejtues i konviktit të shkollës rajonale artistike Jakov Xoxa në Fier.
3.
Krijimtaria e Tasi Prokos ndahet nw dy etapa: realizmi socialist dhe realizmi klasik.
Socartin, shkrimtari e trajtoi ne periudhwn dhjetë vjeçare 1979-1989, e cila përfaqësohet nga tregime, skica të botuara në gazeta dhe revista të kohës, drama: Mëri e heshtur dhe përmbledhja me tregime dhe novela Kur qeshnin sytë e saj. Më pas një periudhë dhjetë vjeçare heshtje, ndoshta një meditim i gjatë i cili i hapi rrugë Ciklit univers dashurie, që u shoqërua me një mori titujsh si: Nën dritën e dashurisë, 1998, Frymë e përvëluar, novelë 1999, Sy të dashuruar, novelë, 2000.
Në vitin 2004 doli në qarkullim romani i parë i tij: Qyteti pa dashuri, për të ardhur më pas tek : “Kopshti im hënor”, një vëllim me tregime i botuar në vitin 2006.
Triptiku: Pafajësi zemre është botimi i fundit i autorit botuar nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG,: në vitin 2009. Midis të tjerave Moikom Zeqo thotë se :Tasi Proko nuk shkruan jetën e tij, por për të tjerët. Proza e tij lirike është e përpunuar, zhduket kufiri midis tregimit dhe skicës, rrëfimit dhe meditimit, përherë me një matricë krijuese të shtruar dhe të beftë. Personazhet e shkrimtarit janë të gjallët që ka njohur.
Dhe ky konstatim është i drejtë, sepse pjesa më e madhe e personazheve të librave të mësipërm nuk janë veçse miqtë e tij si: Viktori, Raqi, Lefteri, Selimi, Shkëlqimi, Toli, Fredi, ose njerëzit e dashur si: Valentina,apo Skerdi.E çuditshme është se shkrimtari ngjarjet i ndërton në një qytet, në Fier. Toponimet e tij i gjen kudo në krijimet e tij, sepse aty zhvillohen ngjarjet dhe lëvizin personazhet si psh: Tek varrezat e Mbyetit e pashë vetëm si të përfshirë nga një botë e mistershme, thotë ai tek (qyteti pa dashuri, fq.226), ose dhe shikimin e ngrita përsëri mbi kishën e Shën Gjergjit, (kopshti im hënor, fq,167), etj.
Një veçori tjetër e Tasit është se ai është mjeshtër në ndërtimin e emrave të personazheve të tillë janë: Levend Baruti, Kotin Borova, Mane Bido, Pero Kuka, Turt Vurti, Baki Morina, Shën Sotiri apo personazhi emblematik Valpoja.
Shpeshherë si personazh në këto libra autori vendos edhe vetveten përgjithësisht në rolin identifikues të mësuesit, ku n ë mënyrë rrëfimtare, nis të shtjelloj ngjarjen. Ja se ç’thotë dendur ai: Shkolla ku punoja unë ngrihej në krahun tjetër të qytetit, (qytet pa dashuri, fq.21), mora regjistrin dhe u futa në klasë. Nxënësit të ulur nëpër banga pritnin. Pritnin jo vetëm mësuesin por edhe shokun e tyre, sepse edhe me moshë unë isha, a s’isha katër-pesë vjet më i madh se ata, (kopshti im hënor, fq.101). Unë jam në klasë. Rri vetëm, ndër duar kam mandolinën time të vjetër (qytet pa dashuri, fq.167).
Por proza e shkrimtarit Tasi Proko shkruan Miho Gjini, të befason me gjithë ato trazime, liriko-dramatike, me thjeshtësinë dhe vërtetësinë e saj. Romanet e Prokos janë si një dashuri të rinjsh që ripërtërin shpirtrat, ndërsa tregimet janë si ato filizat e brishtë të luleve pas një dimri të ashpër. Ja një pasazh nga proza e tij.
“Ishte mëngjes marsi. Ndihej ende pushteti i dimrit. Dielli ishte varur mbi supet e kodrës. Ishte ftohtë dhe degët e pemëve dukeshin si krahë të zbardhur nga bryma.
Pikërisht për këtë formë të shkruari, Faslli Haliti citon se: Proko është prozatori jetësor e mjeshtër i veçantë. Ndërsa Koçi Petriti konstaton se Proko jo vetëm që njeh gjuhën por e përdor atë me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ka ritëm, ka sens, masë e frymë poetike të çuditshme.
Megjithë pëlqimet tematike çdo vepër e Tasi Prokos mbart një cope jete dhe sjell tipa të veçantë, krahas stilit të thjeshtë e të qartë. Ajo bart një fizionomi qytetare dhe zhvillohet në formën e kujtimeve ose të tregimeve të jetuara. E çuditshme është se shkrimtari nuk e ka të vështirë të trajtojë tregimin e shkurtër, novelën ose romanin, megjithëse në to ai përpiqet ta shtjellojë plotësisht subjektin, ta portretizojë më dukshëm figurën e personazhit në rrethana e mjedise të ndryshme.
4.
Kur kontaktuam dhe i thamë se po pregatitnim një profil mbi të për fieri.com, ai buzëqeshi me kënaqësi dhe nisi bisedën lirshëm dhe i shpenguar. Dukej sikur po vendoste piketat e një subjekti të ri, të cilin patjetër që e kishte kaluar më parë në mendje. Ndoshta si personazh kryesor kishte shkrimtarin, pra atë vetë, sepse qysh në fillim citoi dy aforizma, që kishin të bënin me të.
Shkrimtari nuk bëhet nga sfungjeri por i tillë ai nuk mund të bëhet edhe në kryeqytet.. dëgjon ti. Edhe miqtë e mi e nisi biseden ai si: Dritërio, Moikomi apo Xhevair Spahiu, nuk janë bërë të tillë në Tiranë. Letërsia është një rrugëtim i gjatë, kozmosi i së cilës është i pafund. Kështu edhe unë në këtë rrugë vijova… Por çdo të ndodhë më tej do të thoni ju. Preferoj të jem i heshtur dhe kjo heshtje dëshiroj që të mbjellë admirimin njerëzor dhe qytetar. Le të flasin veprat e mia, këtë kërkoj nga vetvetja dhe publiku…..
Per me shume fotografi kliko KETU
Ilirjan GJIKA
Historian























Komente (8 postuar):
Tosi suksese
selimi
respekte nga Albi.
Gjithsesi, kam nje verejtje lidhur me nje pasaktesi, e qellimshme apo e paqellimshme, nuk them dot. Nese autori i ketij shkrimi nuk ka njohuri per shkrimtaret e qytetit te vet, vet Tasi nuk duhej te lejonte te kalonte kjo pasaktesi. Fillimi i ketij shkrimi eshte i pasakte: "Sot ai është i vetmi përfaqësues i prozës së shkruar në Fier,...". Ky eshte nje percaktim i gabuar sepse Vladimir Marku ka botuar ne 2001 romanin Kapitulli i Fundit, akoma me i lexuari ne qytet, ne 2007 ka botuar vellimin e pare te trilogjise, me titull "Mister ne Virpazar" dhe ne 2009 vellimin e dyte te kesaj trilogjie, "Netet e Fundit mbi Nil" etj etj. Ne dhjetor 2009, Vladimir Markut i jepet cmimi: "Shkrimtari me i lexuar i vitit" dhe zoti Tasi ka qene i pranishem prane Vladimirit. Vec kesaj, ne qytetin tone ka edhe shkrimtare te tjere qe shkruajne proze, si Zoi Dashi apo Ilirjan Sadiku, keshtuqe kete percaktim te cuditshem une nuk e kuptoj. Shpresoj qe Tasi t'i kerkoje autorit te shkrimit qe te beje korrigjimet e duhura.
Me respekt Vladimir Marku
Si autor i shkrimit te mesiperm jam i obliguar tju pergjigjem miqesisht.Shkrimtari Tasi Proko eshte i vetmi qe trajton vetem prozen.Ndersa ju nga 21 botime tuajat , tete i keni vellime poetike, kater i keni romane,nje e keni fjalor shkencor,kurse te tjerat i keni botime te natyrave te tjera,si e tregon edhe bibliografia juaj te cilen e gjejme tek site:Letersia Shqiptare,te cilen po e citoj:
Fjalori i Naftës (Anglisht – Shqip) - 1994
Kapitulli i Fundit (Roman) - 2001
Mona Liza qan (Poezi) - 2001
Sikur ta dija (Poezi) - 2004
Unë dhe ti (Poezi) - 2004
Libri i fallit - 2004
The Last Chapter (Roman në anglisht) - 2004
Polonia, Unë dhe Bjondet – (Libër alternativ) - 2006
Libri i magjisë 2006
A – Z of Vladimir (Poezi në anglisht) - 2006
Mister në Virpazar (Ngjarje virtuale) - 2007
Nata Qan - (Poezi)
Mysafiri i Drakules (tregime te perkthyera)
Bota drejt Barbarizmit (artikuj shkencore, perkthime)
Energjia Pranike (perkthim)
Libri i Kurioziteteve
Libri i Humorit
Nga Fiumicino tek Pearson (Poezi)
Persiatje vetmitari (Poezi te zgjedhura)
Poema nga shkretetira (Poezi - Perkthim)
Netet e Fundit mbi Nil (Roman vol. 2 - vazhdim i Mister ne Virpazar vol.1).
Edhe Zoi Dashi qe ju e citoni ne minirepliken tuaj ju kujtoj se eshte poet lirik dhe ka botuar vetem nje roman, kurse I nderuari zoti Ilirjan Sadikaj ,te cilin e citoni perseri me siper shkruan edhe ai poezi.Mund te shihni siten e mesiperm tek zeri perkates.Pra pa ju mohuar vlerat tuaja si prozatore por edhe si poete, qellimi im ishte te theksoja mesazhin se Tasi Proko eshte I vetmi autor qe merret vetem me prozen, pra eshte I vetmi prozator qe merret vetem me kete gjini.
Ndersa deshiroj tju kujtoj qe recensionin qe bentefjale per krijimtarine tuaj te shkruar nga kritiku Dr Faik Shkodra ua kam sjelle une dorazi nga Gjilani.Atje kemi diskutuar edhe per ju dhe shkrimtaret dhe poetet fierake.
Me respekt
Ilirjan Gjika
Te me falin te rinjt se nuk i njoh fizikisht,por emrat i kam ndeshur tek "Fieri.com", i cili dua te shtoj se ben nje pune te mire ne vlersimin e figurave intelektuale!
Agroni.
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!