Ervis Gega, violinistja e talentuar nga Fieri!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ervis Gega

Ervis Gega ka lindur ne vitin 1974 ne qytetin e Fierit. Ajo u rrit dhe u formua si artiste ne gjirin e nje familje violinistesh. Prinderit e saj Virgjil dhe Valentina Gega kane qene artiste aktive ne cdo lloje veprimtarie muzikore simfonike ne Fier dhe ne shkalle kombetare.

Ervisi eshte nje talent kombetar dhe europian e cila u rrit si e tille ne ambjente e shkolles se mesme artistike “Jakov Xoxa” ne Fier dhe me pas te kolegjit artistik “Jordan Misja” ne Tirane.

Ne vitin 1990 ajo shperngulet ne Gjermani ku dhe shkollohet akome dhe me teper ne skenat kalorsiake te violines europiane. Periudha 1990-1993 e gjen Ervis Gegen duke studiuar ne konservatorin e “Peter Coernelius” ne Mainz te Gjermanise. Me pas 1993-1999 vazhdon studimet ne Londer ne “Guildhall School of music and drama” , nje nder shkollat e larta me te famshme te botes.

Ne vitin 1996 mori diplomen “Concert Recital Diploma” (Premier Prix) te “Guildhall School of music and drama”. Nderkohe pergjate kesaj periudhe vitesh 1996-2000 ajo ka qene gjithashtu edhe pjestare e Orkestres Simfonike te Londres.

Ervis Gega eshte fituese e cmimit te pare te Konkursit Nderkombetar per Violine “Yfrah Neaman” dhe cmimeve te tjera sic jane: “Emily English Award”, “Ian Fleming Award”, “Pecskai Price” si dhe cmimin e konkursit per Solist-7 “Haverhill Symphony”.

Ervisi eshte themeluese e Duetit “Spohr” per violine dhe harpe. Per veprimtarine e saj koncertale ne vitin 2001, ajo u zgjotdh sebashku me harpisten e saj Silke Aichhorn “Artiste e Vitit” te Republikes Gjermane te Rheinland - Pfalz –it.

Ervis Gega ka luajtur si soliste me orkestra ne skena boterore ne Gjermani, Angli, Ameriken e Jugut dhe Afriken e Jugut. Ajo ka marre pjese ne disa festivale nderkombetare per violine si ne “Bromsgrove Music Festival” ne Angli, “Semanas Musicales de Frutillar” ne Kili, “Schleswig Holstein Music Festival” dhe “Mostel Festpiele” ne Gjernami.

Ajo luan si e ftuar ne formacione te ndryshme muzikantesh te Akademise se Muzikes “Villa Musica” ne Mainz.

Ne vitin 2002 Ervisi fillon pune si Pedagoge ne Konservatorin e “Peter Coernelius” si dhe Universitetin e “Johannes Gutenberg” ne Mainz. Ajo eshte violinistja me e re ne moshe ne historine e Akademise se Muzikes se Dhomes “Villa Musica”, e pranuar si pedagoge.

Ne 2 Mars 2005, Ervis Gega nderohet nga Bashkia e qytetit te Fierit me titullin "Qytetare Nderi” me kete motivacion: “Muzikante me cilesi te larta profesionale si interpretuese, soliste ansambliste, pedagoge, pjesmarrese ne orkestra te nivelit boteror si ne Gjermani, Angli, Kili etj.., qe perfaqeson denjesisht atdheun dhe qytetin e saj kudo ne bote duke dhene imazhin e nje vendi te civilizuar”.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00