Dona Brady: Zonja e hekurt e Shqiptareve te Cleveland-it

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dona Brady

Ishte nje dite a zakonte dimri kur ne telefonuam zj. Dona Brady. Biseduam me te per me shume se gjysem ore dhe ajo pranoi me kenaqesi kerkesen tone. U takuam ne nje nder kafenete e preferuara te shqiptareve te qytetit te Lakewood-it, (Starbucks Coffee) dhe beme nje interviste shume shoqerore.

 

Fieri.Com: - Zj. Brady ju falenderojme per kohen qe kushtuat per kete interviste. Jemi te sigurte qe qytetaret fierak dhe vizitoret shqiptare do ta presin me interes kete interviste. Le te fillojme. Do te ishte me interes te flisnim per pyetje te tilla si, “Kush eshte zj. Dona Brady”, “Ku ka lindur, ku eshte rritur?”. Do te jete dicka interesante.

Zj. Dona Brady – Une kam lindur ne Kleveland.  Stergjysherit e mi kane ardhur nga Italia rreth viteve 1890, ata ishin Arberesh.  Gjithe kohen e kam ditur qe stergjysherit e mi ishin shqiptare qe jetuan ne Itali.  Ata ishin nga fshatrat e San Paolo dhe Farneta, biles akoma kam kusherinje ne San Paolo.  Ne fakt sapo kam gjetur dhe folur me nje prej tyre. Ishte nje ndjesi e bukur.   Fola me te rreth 2-jave me pare dhe ai do te na presi ne Senise duke na shoqeruar me tej per ne San Paolo e cila me sa kam degjuar ndodhet mes maleve.  Midis te tjerave e pyeta ne telefon se nga cili vend ne Shqiperi eshte familja jone dhe ai me tha qe ne jemi nga nje fshat qe emrin e vjeter e ka patur Korone. 

Ma germezoi per me saktesisht , K-o-r-o-n-e.  U bera kurioze dhe shkova ne internet dhe gjeta nje faqe per Korone dhe Koron Picar.  Picar ne Gjirokaster ishte emri i ri sipas te cilit ishte emeruar fshati qe nga kohet e vjetra.  Keshtu qe une besoj se ne jemi nga Picari.   Ai me tregoi se perpara se para ardhesit tane te shkonin ne Itali ata ishin detyruar te emigronin ne Greqi. Me sa jam ne dijeni familja jone eshte larguar nga Shqiperia rreth 500 vjet me pare kur Otomanet Turq pushtuan Shqiperine. Besimi yne fetar eshte Ortodoskia, dhe ne jemi Kristian. 

Fieri.Com:  - Zj. Brady a ka mundesi te na tregoni se si ka filluar lidhja juaj me komunitetin shqiptare?

Zj. Dona Brady – Une jam rritur nen influencen e nje kulture shqiptare. Familja e stergjyshes time ka folur gjithe kohen vetem ne gjuhen shqipe. Ata kurre nuk folen anglisht dhe asnjehere nuk na mesuan te flisnim shqip. Kam nje teori per kete gje:  Une mendoj se ata e bene nje gje te tille me qellim, ne menyre qe te flisnin lirshem per te tjeret e per ngjarje te ndryshme dhe asnjeri tjeter te mos i kuptonte.  Ata pleqeruan per nje kohe shume te gjate deri ne te 80-tat ndersa pjestare te tjere te familjes tone vdiqen me te rinj, ne fakt une akoma kam nje halle qe eshte 88 vjec. Ajo eshte shqiptare.  Ajo eshte vajza e gjyshes time.  Kur ishim femije te vegjel me kujtohet njerezit na pyesnin, “Nga jeni?” dhe ne gjithmone pergjigjeshim, “Nga Italia”  sepse askush nga ne nuk e dinte ku ndodhej Shqiperia. 

Ne vitet e mevoneshme na treguan qe “Ju jeni Shqiptare, mos e ngaterroni kete origjine me asnje tjeter”  keshtu qe ne filluam te mesonim kulturen, zakonet. Familja ime ishte me te vertete shume e madhe dhe qe te gjithe shkonim shume mire me njeri-tjetrin.   C’do vit organizomin nje piknik ne park me rastin e ditelindjes se gjyshes time.  Shoket dhe shoqet e mija befasoheshin nga larmishmeria e ushqimeve qe ne sillnim me vehte per piknikun. Asnje nga ata nuk kishte marre pjese ne nje piknik te ketij lloji me pare ku te rriturit e femijet qe te gjithe hanin mish qengji, mish derri, mish vici, makarrona, specka  te skuqura dhe embelsira nga me te ndryshmet.

Jam rritur duke degjuar me vemendje gjuhen shqipe pergjate gjithe jetes time sepse vetem shqip eshte folur ne familjen e gjyshes time gjate gjithe kohes. Tani jam duke marre leksione ne gjuhen shqipe nga mesuesja ime private Anila Nicholos.  Jam ndjere shume e afert me Shqiperine, por te vetmit shqiptare qe kam njohur deri disa vite me pare ishin ata te fisit tim.  Ne vitin 1992 kam takuar Arqile Jani nepermjet Rose, halles time.  Ajo ishte personi i pare qe Arqile dhe te ardhurit e tjere nga Shqiperia takuan ne ato vite kur erdhen ne Kleveland.  Ata ishin shume te gezuar dhe halla ime ishte e kenaqur gjithashtu sepse me kete rast midis te tjerave ajo kishte mundesine te praktikonte te folurin e gjuhes shqipe, sepse deri ne ate kohe ajo fliste me dialekt Arberesh. 

Fillimisht e kishin te veshtire te kuptonin njeri-tjetrit por shume shpejt cdo gje u permiresua. Ata i korigjonin shqipen dhe ajo u mesonte anglisht.  Halla dhe disa njerez te tjere nga familja ime ndihmuan emigrantet e pare te mesonin gjuhen, strehoheshin, gjenin pune te cilat ne me te shumten e rasteve ishin ne fushen e ndertimit dhe restoranteve.  Halla kishte nje restorant dhe keshtu ajo filloi te punesonte shqiptaret e pare, gjithashtu kusherinjte e mi qe punonin ne ndertim i ndihmuan te gjenin pune si punetor ndertimi.  Me kohe une dhe Arqile Jani u beme shume miq.  Kur Rose vdiq ma la si amanet  qe te vazhdoja te ndihmoja shqiptaret ne te njeten menyre qe ajo beri persa kohe qe ishte gjalle.  Gjate kesaj kohe sigurisht akoma me shume shqiptare po vinin dhe vendoseshin ne Kleveland.

Ne nje dite gjate vitit 1998 Une dhe  Arqile u ulem dhe biseduam rreth komunitetit Shqiptar qe po krijohej dhe zgjerohej. Ata kishin nevoje per ndihme me dokumentat, per t’u strehuar,  per pune dhe per mesimin e gjuhes angleze.  Me kujtohet qe sugjerova te organizoheshim dhe krijonim nje shoqate per shqiptaret e Klevelandit, sepse cdo komunitet tjeter kishte bere te njeten gje kohe me pare. Rendesine e organizimit te komunitetit e kam kuptuar pikerisht ne vitin 1995 kur komuniteti arab erdhi nga Palestina ne grupe te medha njerezisht dhe u vendos ne Kleveland.  Burri im punoi me ata gjate kohes kur ai ishte anetare i keshillit bashkiak, perpara se te behej Senator i Shtetit.  Gjate gjithe kohes qe ai i ndihmonte ata une u mundova te observoja sa me shume qe te ishte e mundur.  Besoja qe ne duhej te krijonim nje organizate per shqiptaret e keshtu vendosem te krijonim Shoqaten Shqiptaro-Amerikane te Klevelandit (A.A.A.C.).  Organizuam nje mbledhje me komunitetin shqiptar te asaj kohe.  Ne ate mbledhje krijuam nje bord drejtues te perkohshem.  Nuk flisja asnje fjale ne shqip ne ate kohe keshtu qe kisha nevoje per nje perkethyes. Ishin rreth 50 burra shqiptare ne ate mbledhje. 

Une jam familjarizuar me shqiptaret dhe kulturen shqiptare, menyren si bisedojne me pasion te zjarrte, sepse  edhe familja  ime do te perfshihej ne te njeten situate  pasionante, dhe te zjarrte nga cdo lloje diskutimi si kjo qe do tju tregoje ne vazhdim.  Isha ulur me  Arqile Janin i cili gjate gjithe kohes qe diskutimi per menyren e struktures dhe funksionimit te shoqates kishte marre zjarre perkethente per mua.  Arqileja po mundohej te me sqaronte se megjithese dukej sikur ata po ziheshin nuk ishte e vertete sepse eshte ne tipin e shqiptarit te bisedojne me pasion e ne menyre te tille.  I tregova se e kuptoj ate gje sepse edhe familja ime do te bente te njejten gje.  Papritur nje burre u ngrit ne kembe  dhe me drejtoi nje pyetje. Nuk e kuptova keshtu qe pyeta Arqilen i cili me sqaroi se ai kishte thene, “A pranoni te beheni presidentja jone?” dhe une shume kenaqesi iu pergjigja, “Do te jem e nderuar te pranoje nje gje te tille”. 

Keshtu u bera presidentja e pare e shoqates shqiptare te Klevelandit. (A.A.A.C.)  Shume shpejt   gjeta nje avokat i cili pranoi te ndihmonte falas per te bere te gjitha shkresat per te perfituar statusin e nje organizate jo-fitim prurese e cila mund te pranonte me vone  para dhe te mira te tjera materiale nga qeveria dhe shteti amerikan.  Kjo ka ndodhur ne vitin  1998  perpara se te behesha anetare e Keshillit Bashkiak te Klevelandit.  Ne fakt ne ate kohe kam qene administratore per Prokurorine e Rrethit dhe ne mblodhen organizaten se bashku me idene per te lokalizuar te gjithe shqiptaret e Klevelandit. Kjo gje funksionoi shume mire.   Me vone kur u bera  anetare e Keshillit Bashkiak arrita per here te pare te gjej fonde monetare per shoqaten, sic ishin nje zyre me te gjitha materialet e nevojshme ne te, etj…   

  

Ne vitin 1999 ne u perballem me nje nder situatat me dramatike dhe delikate qe mund te mendonim – Lufta ne Kosove.  Na thirren si pefaqesues te shoqates se bashku me 4 shoqatat e tjera qe ishin krijuar ne qytete me numrin me te madh te popullsise shqiptare ne Amerike. Idea ishte te krijonim kushte per pritjen e refugjateve nga Kosova.

U perfshiva shume ne ndihmen ndaj refugjateve te porsa ardhur duke bashkepunuar edhe me organizata te tjera. E gjithe kjo pune behej ne baza vullnetare, keshtu qe kushdo qe fliste te dyja gjuhet shqip dhe anglisht ndihmoi me sa mundi.  Refugjatet nuk e zgjodhen Klevelandin me deshire, ata u derguan grupe grupe pervec qytetit tone edhe ne keto qytete, New York, Boston, Chicago dhe Detroit.  Keshtu i gjithe komuniteti u mblodh dhe filluan te krijonin shtepi te perkoheshme. Ne dolem perballe mediave dhe komunitetit te Klevelandit duke kerkuar ndihme per refugjatet e porsa ardhur.  Shoqata filloi te jepte edhe mesime ne gjuhen angeleze per shqiptaret dhe filloi gjithashtu ti ndihmonte ata me probelemet, me emigracionin dhe rregullimin e dokumentave. Jemi munduar ti ndihmojme ata me sa kishim mundesi. Etika e punes se tyre ishte e pa imagjinueshme. Emigrantet shqiptare punonin nga 2-3 pune dhe ata punonin shume dhe pikerisht kjo eshte nje nder arsyet pse ky komunitet sa vjen dhe behet me i fuqishem. 

Fieri.Com: -  Zj. Brady cila eshte arsyeja qe ju u larguat nga pozicioni i presidentes se shoqates?  C’fare ndodhi?

Zj. Dona Brady – Kur u bera anetare e Keshillit bashkiak u largova nga posti i presidentes te shoqates sepse pozicioni i ri do te krijonte nje konflikt interesash per qytetin e Klevelandit e thene me fjale te tjera do te ishte nje konfikt interesash qe te grumbulloja fonde monetare per shoqaten ku isha vete presidente. Vertete u largova por mbaje lidhje shume te ngushta me shoqaten dhe komunitetin ne pergjithesi. Gjithmone mundohem te marre pjese ne cdo lloje aktiviteti, perfshire ketu diten e gruas e te tjera aktivitete shqiptare.  E kam shijuar gjithmone pjesmarrjen ne diten e Pavaresise , aktivitet ky qe sa vjen e behet me i madh. Eshte gjithmone nje kenaqesi.

Fieri.Com: -  Binjakezimi i dy qyteteve, si nisi…?  Historia e vertete e kesaj ngjarje?

Zj. Dona Brady – Kam qene e interesuar ne programin e binjakezimit qe ne momentet e para pas zgjedhjes time ne Keshillin e Bashkise. Me kujtohet qe nje nga koleget e mi kishte realizuar nje lidhje te tille midis qytetit Rus te Volgogradit dhe Klevelandit.  Programi i binjakezimit zakonisht nuk fillohet nga anetaret e keshillit bashkiak. 

Zakonisht eshte komuniteti i interesuar qe vendos per kete gje dhe shpall nje propozim zyrtar. E ndjeva fuqishem deshiren per te krijuar nje lidhje me Shqiperine dhe menjehere fillova te punoja per te realizuar nje gje te tille kur u zgjodha ne vitin 2000.  Jam ri-zgjedhur perseri ne 2001 por cdo gje u kristalizua dhe po merrte forme pas zgjedhjes time te trete ne 2005. Kur administrate e re e kryebashkiakut Frank Jackson erdhi ne fuqi ne qytet, cdo gje u be me e qarte per kete veprim.  Gjeja e pare qe bera ishte te vendosja se cilin qytet te Shqiperise ta lidhja ne kete proces binjakezimi me Klevelandin.

E kam diskutuar kete gje me disa njerez te ndryshem nga komuniteti shqiptar.  Fakti qe ka shume fierak te perqendruar ne Kleveland beri qe kur u hap fjala per kete binakezim entuziazmi midis tyre  te ishte shume i madh.  Fieri eshte i ngjashem me Klevelandin, qe te dy jane qytete te medha industrial, dhe qendra biznesi dhe qe te dy jane duke studiar per burime alternative energjie, Fieri ishte nje zgjidhje e mire.  Fieri eshte i pasur me biznese dhe kulture, gjithashtu nje nder qytetet antike te Shqiperise gjendet ne zonat perreth tij, qyteti antik i Apolonise..  Pozicioni gjeografik ben qe ky qytet te shtrihet deri ne brigjet e detit Adriatik, gje e cila e ben kete qytet akoma me te deshirueshem si destinacion turistik. 

Ne jemi te ngjashem dhe kemi shume gjera te shkembejme me njeri-tjetrin.  Ne duam te shkembejme turizmin, kulturen, edukimin dhe mundesite biznesore te perqendruara ne burimet alternative energjitike. Kjo eshte menyra pse zgjodhem Fierin. Kam deshire te shtoje ketu se jam shume e gezuar qe do te vizitoje Shqiperine dhe Fierin ne kete fillim pranvere. Kam besim se do te kalojme nje kohe te bukur. Shpresoj qe gjate qendrimit tone ne shqiperi te kemi mundesine te vizitojme sa me shume qytete shqiptare. 

Fieri.Com – Kush ishin shqiptaret e pare qe ndihmuan ne realizimin e ketij binjakezimi pasi me ne fund ishte vendosur qe si qytet per lidhje ishte zgjedhur Fieri?

Zj. Dona Brady – Ilir Shyte ka bere telefonatat e pare tek zyrtaret e qytetit te Fierit.  Hasan Bakia gjithashtu ka bere telefonata dhe ka shkembyer shume e-mails.  Midis ketyre dy personave ne krijuam dhe ishim ne kontakt te vazhdueshem me kryebashkiakun e qytetit te Fierit Baftjar Zeqaj.  Administrata e tij ishte shume optimiste per kete projekt dhe vendosen qe ky do te ishte nje partneritet qytetesh te cilin ata deshironin ta kthenin ne realitet.  Keshtu, ne kerkuam qe ta benim kete gje sa me shpejt qe te ishte e mundur.  Mesuam procesin per tu futur ne kontraten e binjakezimit gje e cila kombinoi mire edhe me ardhjen e z. Zeqaj me rastin e festes se pavaresise, ku cdo shqiptar do te kishte mundesine te takonte ate. 

Anila Niklos ka perkethyer te gjitha dokumentat e nevojshme per te dyja palet pjesmarrese ne kete ngjarje. Anila perktheu ne emer te z. Zeqaj si dhe gjate ceremonise se binjakezimit .  Anetaret e komitetit te binjakezimit te qyteteve ishin anetarja e keshillit Bashkiak Dona Brady, Walter Vajusi, Ilir Shyte, Hasan Bakia, Anila Nicklos, Arben Kola, Arqile Jani, Grace Kudukis, Ken Kovach, Dr. Edward Keshock, Victor Thomas, Skender Demeri dhe Sako Satka.  Te gjithe ne sebashku punuam me administraten dhe perjetuam nje moment te bukur historik, momentin e binjakezimit te dy qyteteve Fier dhe Kleveland. Ndihesha krenare. 

Komuniteti erdhi ne ndertesen e City Hall dhe dua t’ju tregoj se “Kam qene shume here ne ngjarje qe jane zhvilluar ne City hall, por asnjehere nuk kam pare nje numer kaq te madh pjesmarresish”. Koleget e mi me pyesnin me shaka, “C’fare ke sjelle sot ketu Dona, gjithe komunitetin shqiptare te Klevelandin?” dhe une i thosha “Nuk i kam sjelle te tere, ka akoma edhe shume shume te tjere”.  Kam deshire te permend ketu se z. Jackson ishte shume i kenaqur nga e gjithe ceremonia dhe konventa e firmosur.  Z. Zeqaj ishte shume i impresionuar nga mikepritja dhe cdo gje qe perfshiu kete ngjarje te zhvilluar.  Te gjithe ishim krenare per ate qe ndodhi ate nate. 

Fieri.Com – Eshte folur neper televizionet lokale te qytetit te fierit se Klevelandi do ta ndihmoje qytetin tone.  A ka mundesi te na tregoni dicka me specifike, me te detajuar per kete gje?

 

Zj. Dona Brady – Bashke-themeluesi i Organizates Nderkombetare te Binjakezimit te Qyteteve me telefonoi dhe ne do te punojme sebashku per te formuar nje komitet ne Kleveland i cili do te lidhet dhe punoje ngushte me nje komitet qe do te krijohet ne Fier per tu perpjekur dhe identifikuar nje ose dy projektet qe deshirojme ti zbatojme sa me shpejt qe te jete e mundur. Une besoj qe Klevelandi do ta ndihmoje qytetin e Fierit, do te duhet kohe te edukojme komunitetin tone biznesor per ato qe qyteti i Fierit eshte i afte te ofroje, por une besoj se njerezit e Klevelandit do te investojne ne Fier, kam deshire te shikoje shkembime ne turizem gjithashtu.  Eshte e vertete qe Shqiperia ka qene e izoluar per nje kohe te gjate dhe shumica ketu nuk kane njohuri te majftueshme per kete shtet. 

Ne duam ti edukojme dhe tregojme popullit te ketushem se kush eshte Shqiperia.  Une besoj se per shkak te perfshirjes dhe pozicionit tim Shqiperia eshte bere me e njohur ne qytetin e Klevelandit.  Bisedoj shpesh me njerez te ndryshem dhe u tregoje atyre per Shqiperine dhe shqiptaret te cilet jane njerez inteligjent, te sjellshem, punetore dhe mikeprites.  Per shkak se Shqiperia ka qene e mbyllur dhe izoluar per kaq shume kohe mendoj se ky factor eshte nje shkak me teper per njerezit e ketushem qe te vizitojne shqiperine, bregdetin e saj, vendet historike dhe keshtjellat, qytetet antike e shume te tjera… 

Fieri.Com – Rinia fierake ditet e sotme shkon ne Itali dhe shtete te tjera Europiane per te vazhduar studimet e larta apo ne programe shkembimi arsimor. Ne mendojme se do te ishte nje ide e mire nese do te arrinim te shtynim kete levizje drejt Klevelandit. Si mendoni? Sistemi shendetesor eshte nje tjeter aspekt qe duhet permendur.  Dihet qe Klinika e Klevelandit eshte nje nder klinikat me te medha dhe te degjuara ne Amerike dhe ne bote. A mendoni se mund te jete nje ndihme e mire per sistemin shendetesor te Fierit nese do te arrihej nje bashkepunim konkret me kete klinike?

Zj. Dona Brady – Ne do te perpiqemi te punojme per nje gje te tille, ekziston nje binjakezim i qytetit tone me nje qytet ne Lituani te cilet bejne pikerisht nje gje te tille. Ata dergojne doktore ketu per specializim te cilet pas nje kohe te caktuar kthehen te specilizuar ne vendin e tyre sepse nga shume njerez dihet qe Klinika e Klevelandit  eshte nje nder me te mirat ne bote.  Ky projekt mund te jete nje fillim i mbare per dy qytete tona tashme te  binjakezuara.   Programet e shkembimeve studentore jane gjithashtu ide te mira sepse ne kemi shkolla te fuqishme.  Cleveland State University ka nje Qender Nderkombetare dhe Case Western Reserve University eshte gjithashtu nje shkolle e shkelqyer. 

Definitisht ne do te kerkojme te realizojme disa programe shkembimi sepse  jemi te hapur per ide dhe sugjerime nga njerez te ndryshem nga qyteti i Fierit dhe nga komiteti i binjakezimit te krijuar me kete rast.  Ne do te kthejme kete partneritet ne realitet dhe jo thjesht nje ceremoni qe do te ngelet  ne nje cope leter.  Une do te filloje te marr persiper pergjegjesi te shumta per te vendosur kete komitet ne pozicionin e duhur. 

Fieri.Com – Portali Fierak Online dhe ne si perfaqesues te tij ne Kleveland do te punojme shume per te ndihmuar projektet qe do te krijohen me kete rast  per binjakezimin e dy qyteteve tona. Ne jemi gati te behemi nje ure lidhese per te sjelle me prane keto dy qytete. 

Zj. Dona Brady – Ju falenderoj.  Administrata e kryebashkiakut Jackson do te mundohet te ushtroje presion per keto projekte qe te behen realitet.  Une jam propozuar per Kryetare e Keshillit Bashkiak per emerimet e reja ne Kleveland.  Quhet “Klevelandi si komunitet nderkombetar”.  Klevelandi po behet cdo vite e me teper nje komunitet nderkombetar. Po vijne e vendosen gjitmone e me shume emigrant nga vende te ndryshme te botes.  Ne do te punojme per te ndihmuar ata dhe kjo do te jete nje gje pozitive per programet e binjakezimeve midis qyteteve.

Fieri.Com – Zj. Brady na lejoni tju falenderojme per bashkepunim dhe punen tuaj ne ndihme te komunitetit Shqiptar te Klevelandit. Ndihma dhe mbeshtetja juaj konkrete ka bere me te lehte ambientimin dhe perfshirjen natyrshem te komunitetit shqiptar ne cdo aspekt te jetes se perditeshme te qytetit te Klevelandit.  Prezantimi dhe faktet qe ju ndate me ne ne keto tema kaq te rendesishme ishin shume konstruktive.  Edhe njehere pranoni falenderimet tona te perzemerta. Ju urojme fat dhe lumturi.

 

 

Kleveland me 28 Janar 2007

Intervistoi per Fieri.Com: Indrit Sulaj, Eduart Gjergji

Pershtati ne shqipe: Indrit Sulaj

 Lexoni versionin ne anglisht (English version)            Disa fotografi nga zj. Dona Brady

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00