Largohet keshilltarja e LSI Natasha Tuzi nga grupi i Keshilltareve te Bashkise!
Largohet keshilltarja e LSI nga grupi i Keshilltareve te Bashkise duke u bashkengitur Keshilltareve Bashkiak te PS Fier si dhe 45 anetere te tjere te kesaj force LSI. Tashme e tutje grupi i Keshillit Bashkiak i LSI nga kater keshilltare do te kete vetem tre te tille.
Keshilli Bashkiak i Fierit mbledhjen e sotme e filloi disi ndryshe nga heret e tjera. Kryetari ketij keshilli Vasillaq Ngresi pasi ka lexuar rendin e dites ja ka dhene fjalen keshilltares Natasha Tuzi, anetare e keshillit bashkiak e LSI Dega Fier, pas kerkeses se saj. "Dua te lexoj kete deklarate" - eshte shprehur Natasha, dhe me pas ka lexuar ate ku midis te tjerave eshte shprehur se duke vleresuar aspektin tim moral e social qe mbron dhe zhvillon nje force politike prej nga ka orgjinen vota qe une jam e perfaqesuar ne kete parlament, i cili detyrimisht duhet te fuksionoje ne dobi qytetareve dhe zhvillimit te ketij qyteti, kam vendosur te pozicionohem, te pozicionoje veteveten ne krahun e votuesve te majte, vullnetit te tyre prej nga ku kam dale edhe une si keshilltare.
Keshtu qe nga dita e sotme me bindje te plote i bashkangjitem grupit te keshilltareve te Partise Socialiste duke garantuar vullnetin e qytetareve se qendrimet e mija si keshilltare do te drejtohen perhere nga e drejta ashtu sic e duan interesat e gjera dhe jo te nje grupi njerezish qe e perdorin politiken si privilegj dhe jo si sherbim per njerzit. Me tej ajo vazhdoj se bashke me mua do te largohen nga levizja socialiste per integrim edhe 45 anetare te tjere. Lidhur me deklaraten e ish-keshilltares se LSI ka reaguar kryetari i grupit te kesaj partie, njekohesisht edhe kryetari i LSI Dega Fier. "Nuk na shqeteson ky fakt - tha ai. Keto jane te dirigjuara dhe te financuara nga partia me e madhe opozites, e cila mundohet te beje shantazh ne te majten shqiptare gje qe absolutisht nuk jemi dakort me qendrime te tilla. Levizje te tilla nga PS drejt LSI ka perdite me dhjetra dhe qindra, prandaj nuk e shohim me vend se si u be deklarata. Kjo eshte nje anetare keshilli qe ka dale nga levizja civile, absulitisht nuk ka kontribut si anetare e LSI dhe nuk ka anetare qe kane shkuar nga LSI drejt PS Fier sic e theksoi ajo.
Fieri.com / Kristaq Thano























Komente (1 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!