Berisha: - "Mandati i dyte, uje ne c'do shtepi fshati". Shoqeruesit dhe zedhenesja e kryeministrit, presion dhe konflikt me gazetaret fierak

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Sali Berisha pasditen e se martes ka zbritur ne fshatin Cerven te komunes Frakull ku ka kryer inagurimin e punimeve te segmentit te autostrades Levan–Tepelene qe do te ndertohet prej firmes italiane Todini construzioni general spa.

Ne fjalen e tij Kryeministri ka pohuar se mandate i dyte qeverises i PD-se dhe aleateve te saj do te ndertoje rruge te shkurtera e me standarte nderkombetare, rruge qe do te lidhin shqiperine nga veriu ne jug. Do te nderhyhet ne in frastrukture duke ndertuar boshtin veri–jug. Me poshte kreu i qeverise ka pohuar per te pranishmit qe moren pjese ne kete takim cdo shtepi ne fshat do te kete uje dhe ruge per te mos pasur dalliom e ndarje mes fshatit e qytetit, mes femijeve te shkollave. Mandati i dyte do te jete nje projekt i madh. Rruget do tee afrojme me shume Vloren me Fierin me Lushnjen, me te gjithe Shqiperine.

Prodhimet bujqesore te fermerit te Frakulles dhe te Myzeqese do ta dalin nje muaj me pare ne treg. Kryeminsitri ka pohuar se ne mandatin e dyte qeverises do te vazhdoje projekti i ullirit. Neqoftese deri tani asnjem bjelle 2 milion rrenje ullinj ne fund te mandatit te dyte do te shkoje edhe me shume nga premtimi, ka thene Ai. Kodrat e brezaret e bukura te Mallakastres do te vishen me ullinje duek krijuar bukuri te rralle. Sali Berisha eshte ndalur ne fjalimin e tij edhe tek opozita dhe kreu i saj Edi Rama. Ai e ka qujatur Edi Ramen dhe opoziten si opozite e bllofit dhe zoti percares. Ai ka pohuar se zoti percares eshte munduar qe te luaje bukur per interesin e vet por ka dale bllof. Keshtu doli bllof per Trebicken duke thene vrasje dhe doli aksident, keshtu beri edhe me ujrat e Korfuzit.

Sali Berisha ne kete takim ka qene i  shoqeruar nag ministrant Olldashi, Alibeja dhe Beja.

Te vecanta

Disa shoqerues te Kryeministrit Sali Berisha si dhe zedhenesja e tij Juela Mecani kane krijuar presion psikologjik e konflikt me gazetaret qe shoqeronin kryeministrin ne kete takim. Ata fillimisht nuk kane lejuar asnje media vizive lokale e korespodente te mediave vizive te tiranes per te filmuar duke u thene se do ta shperndajne vet lajmin nje dite me pas.

Pese shoqerues te eskortes se kryeministrit kane kapur prej krahesh gazetarin e Fieri.com, Xhemil Beharaj duke e ndaluar qe te kryente fotografi. Juela Mecani i ka pohuar se lajmi do te transmetohet nje dite me pas. Te njejten gje ata kane kryer edhe me gazetaren e gazetesh "Shqip" Matilda Troka. Heren e pare eshte dashur nderhyrja e ministrit te transporteve Sokol Olldashi qe tu pohoje shoqeruesve te kryeministrit se jane gazetare per median qendrore dhe lokale. Per here te dyte shoqerues te Kryeminsitrit dhe Juela Mecani kane nderhyre perseri tek gazetart Beharaj dhe Troka duke mos i lene qe te regjistronin fjalen e kryeministrit Sali Berisha duke insistuar se, - "lajmin nuk do ta dergoni sot dhe se une do te flas me shefat tuaj qe te mos botohet lajmi. Do ta publikojme neser".

Gazetari Beharaj i eshte drejtuar zedheneses se kryeministrit znj. Mecani duke i thene se: - "Eshte turp si po veproni. Ne punojme per gazeta dhe jo televizione. Ne nuk po filmojme por por regjistrojme fjalen e kryeministerit per te qene sa me korekt ne punen tone te informacionit."

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (19 postuar)

avatar
vangjeli 13 May, 2009 02:15:54
Turp. Turp dhe flet per liri te medias.
Sigurishte qe edhe vartesit do te ecin ne gjurme te shefit te tyre.
avatar
fieraku 13 May, 2009 02:52:12
Xhemil Beharaj mos u mëzit se edhe këtyre far demokratëve po u vjen fundi. Ata i kanë ditët e numëruara. Ata po e ndiejnë cdi ditë fundin e tyre prandaj janë kaq shumë të egërsuar, por më 28 qershor do të marrin dënimin e merituar.
avatar
Alban 13 May, 2009 08:29:14
Nuk mund ta imagjinoj qe njerezit e kryemistrit te kene ndaluar fjalen e lire te gazetareve, nese nje njeri eshte i drejte dhe korrekt nuk duhet te kete frike nga asgje por te dali hapur dhe me ballin lart qe me shume gazetare dhe tv te japin fjalen e tij.

Po ketu duket hapur qe ka dicka qe nuk shkon dhe Berisha ka frike nga pozicionet e fiksit pastaj, sic e beri me rrugen Levan -Vlore ku e preu shiritin 2 dite para zgjedhjeve lokale, dhe akoma dhe kesaj dite rruga nuk ka filluar mire mesa kam degjuar keto gjera ben kryeministri yne del dhe bertet duke bere pazare ne kurrizin e popullit,por harron bizneset e Shkelzenit dhe Argites,harron parate e Lulezimit,dhe miliona euro te Fazllicit, kot nuk thone qe sulmi me i mire,eshte kundersulmi,kete gje po ben dhe kryeministri yne.

Shpresoj qe te marri vendimin e duhur me date 28 qershor,
avatar
Dori 14 May, 2009 12:15:23
Zoti Xhemil!
Cuditem me Ju qe cuditeni me cudite qe ben njeriu dhe politikani me i cuditshem qe ka edhe pak kohe, rreth 45 dite, per te bere cudite e fundit. Ju shkruani se ndihmesat dhe shoqeruesit e tij Ju shtyne dhe Ju penguan ne kryerjen e detyres. Kete e trajtoni ne paragrafin "Te vecanta". E c'ka te vecante ketu. Keni pare Ju ndonjehere sjellje prej njeriu te kulturuar, te edukuar, te sjellshem, te ekujlibruar, te mencur ne sjelljet e Berishes. E kujtoni se c'i punoi deputetit Taulant Balla, e kujtoni se c'tha ne mitingun e Shkodres para femijve per kreun e opozites, etj. Ne se do silleshin ndryshe nga sa u solen me Ju, perbente lajm te vecante. Ajo qe ben ne Frakull eshte normale per ata. Cudi me Ju zoti Xhemil, akoma nuk e keni njohur kete njeri?
avatar
Turi 14 May, 2009 07:35:03
Po me "Uren" c'paten xhanem ?!
O Dori. Qe gazetari e njeh mire , kjo dihet, por keshtu e do puna.Gazetari ka bere shkrimin e me pas te vecantat e takimit, normale apo jo ? Te tjerat qe thoni ju trajtohen ne bisede ne studio, te me kuptosh drejte. Edhe ato qe thoni ju qendrojne.
avatar
Erioni 14 May, 2009 10:00:55
Fieri pershendetje.
Une ju lexoj rregullisht dhe ju respektoj pasi na sillni ate qe na mungon nga vendlindja. Lexova artikullin, por dua te them se duhet bere kujdes ne perceptimin e situatave dhe te mos subjektivizojme ate çka ne na duket se eshte ne nje forme por qe mund te jete ne nje forme tjeter. Pra dua te them qe zoti gazetar i juaji, ndoshta gabimisht nuk e ka interpretuar sakte e ashtu sic duhet ate qe ai e quan "Presion psikologjik????

Ose nqs e ka bere qellimisht, atehere ju si Fieri.com ose po beni fushate elektorale, ose pa dashje keni marre te vertete ate qe u shkruan gazetari. Nuk e di por mendoj se duhet te reflektojme te gjithe mbi kete fakt, pasi Fieri.com eshte TRIBUNA e qytetit tone dhe nuk duhet te behet loder ne duart e disave.

Une sinqerisht isha ne takimin e perfolur me lart, dhe nuk e kam perceptuar nje situate te tille, dhe ju them me bindje te plote qe NUK JAM I DJATHTE, por qe edhe fieri.com te shfrytezohet per PERCEPTIME nuk jam aspak dakord si qytetar fierak. Te mos behemi pre e ekstremisteve me komente militanteske. Ne jemi fierake dhe do te mbetemi bashkeqytetare edhe pse komandon Berisha apo do komandoje Rama.

Ju bej thirrje per qytetari, dhe perkrah gazetarin nqs e kane "dhunuar psikologjikisht", ashtu sic i them te reflektoje mire kur sjell perceptime, pasi rrezikon qytetarine tone dhe vizitoret fierake apo jo fierake te Fieri.com

Ju pershendes perzemersisht, ERIONI
avatar
xhemili 14 May, 2009 04:44:03
E nderuar Erion.
Ne ate takim u perballa dy here jo vetem une por edhe kolegia ime e gazets "Shqip". U perballen edhe kolege te tjere qe nuk arriten te vinin ne takim pasi badigardet i larguan qe 1-km large. Nuk ka pse te genjejme. Eshte nje realitet. Ata donin te kontrollonin informacionin, por nuk gjeten menyren e duhur. Nje fjale e urte thote : "menyra se si komunikon dhe flet, te heq litarin nga fyti ".

Kjo ka nje domethenie te madhe ne kete rast.

Qofsh mire.
avatar
Asllan M. 14 May, 2009 04:57:38
Zoti Xhemil, me vjen keq qe ju dhe gazetarja e SHQIP jeni gjendur ne nje situate te tille sa te veshtire aq edhe te rezikeshme, por mos u merzisni se keta njerez edhe pak kohe do te jene ne pushtet. Nuk ha njeri me budalliqe si "Uje ne cdo shtepi fshati" po me qytetin mbaroi Berisha? Oo......... te mjeret ne per ata qe na drejtojne.

Juve gazetaret e Portalit fierak ju lumte per guximin dhe deyren si qytetar fierak. Per kete ju pergezojme nga larg.

Asllan M
Gjermani
avatar
Alban 14 May, 2009 05:45:52
Pershendetje
une nuk kam votuar,dhe nuk votoj asnjehere ne Shqiperi,por me vjen vertet keq,qe ka akoma njerez qe besojne ne perrallat e Berishes me CO,sepse akoma te fresketa jane ne mendje premtimet e 2005,ku thoshte me ze te madhe,"uje e drite ne cdo shtepi,internet ne cdo shkolle,rruge dhe biznese per nje euro,"e shume e shume gjera te tjera,ndersa sot me keqardhje lexova qe nuk lejojne daljen e gazetes shqiptare ne Tirane,jetojme ne komunizem,ku e drejta e fjales nuk mund te thuhej,apo jetojme ne demokraci,ku cdo njeri ka te drejte te shprehet.
per mendimin tim,nese nje gazete kudo ne vende demokratike,do guxonte te nxirte fakte te tilla,dhe pa te bazuara diku,une jam shume i sigurte qe ate gazete do e denonin me gjoba shume te medha,por nese ajo ka fakte,dhe te bazuara,atehere te dali qeveria,dhe djali i Berishes,dhe ta mohojne ate fakt,me prova,qe ata jane te paster,dhe qe gazeta eshte fajtore,dhe ta denojne sipas ligjit,
pra ketu jane dy gjera,ose gazeta thote te verteten,dhe familja Berisha eshte e korruptuar kembe e koke,ose gazeta shpif,dhe familja Berisha eshte tolerante,dhe nuk i intereson kur degjon shpifje,cilen nga keto te marrin populli per baze tani?????
avatar
Erioni 15 May, 2009 09:17:24
Zoti Xhemil te falenderoj per repliken.
Une fola per perceptime qe mund te jene te gabuara dhe qe na prishin qytetarine e fieri.com.
Une quhem ERION, jam djale 30 vjec, pra mashkull, kurse ti ne repliken tende, me pergjigjesh: "E nderuar Erion", pra shume e mundur qe sic mua qe jam mashkull me drejtohesh sikur te jem femer (pra ky quhet perceptim), ashtu siç faktin qe bodigardet bejne punen e tyre e percepton ne nje forme presioni.
Redaksia une do t`iu lutesha juve qe ta botoni kete mesazh per zotin Xhemil dhe te reflektojme te gjithe se bashku mbi kete fakt.
Theksoj se fieri.com duhet te na bashkoje dhe jo te na pozicionoje ne pole te kunderta.
Perndryshe me falni mua nqs kam besuar apo nuk e kam kuptuar nese fieri.com eshte i paanshem, i ekuilibruar dhe per fieraket.
Ju falenderoj perzemersisht.
1 2 next total: 19 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Rate this article
5.00