Mitingu i PD-së në qendër të Fierit, apel për mungesa deri dhe tek familjet e punonjësve të mjaft ndërmarrjeve

Font size: Decrease font Enlarge font
image Caste nga mitingu i PD ne Fier

Kurse në bashkitë dhe komunat e drejtuara nga socialistë, punonjësit e angazhuar në fushatë marrin lejet vjetore. Privojnë pushimet për partinë. Mbrëmjen e së enjtes është çelur në qendër të qytetit të Fierit fushata elektorale e Partisë Demokratike. Në hapjen e fushatës ka qënë i pranishëm edhe kryeminsitri i vendit, njëkohësisht kreu i PDSH-së Sali Berisha.

Pjesëmarrja e shumë personave në sheshin ku u zhvillua ceremonia e çeljes së fushatës është realizuar pas një urdhëri që është lëshuar nga drejtuesit e atyre institucioneve që varen prej ministrive dhe qeverisë. Është arritur deri aty sa pjesëmarrësve u është siguruar transporti, por u është kërkuar edhe marrja e familjarëve në mitingun e PD-së. Kjo konfirmohet per Fieri.com nga dhjetra pjesëmarrës në mitingun, që për nga numri i lartë i të pranishmëve u quajt madhështor. Presioni mbi punonjësit dhe shtresat e ndryshme administrative ka shkuar deri aty sa në shesh i janë nënshtruar apelit edhe familjarët e tyre. “Më thanë që duhet të vija së bashku me gruan dhe fëmijët në takim, pasi në të kundërt do të më largonin nga puna. U detyrova erdha dhe me fëmijën e vogël në karrocë”, - ka thënë Arbër Haxh… që punon në sektorin e naftës.

Ndarja e grupimeve të pjesëmarrësve në shesh dhe vendi që zinin ka qënë në bazë të institucioneve. Drejtuesit e këtyre të fundit jo vetëm që kanë drejtuar grupin e administratës që drejtojnë, por me bllok në dorë kanë shënuar edhe emrat e atyre punonjësve që nuk kanë ardhur apo që nga radhët e dendura të mitingut kanë mbetur në fund të tij. Ajo që ka habitur qytetarët dhe mbarë komunitetin e Fierit gjatë mitingut zgjedhor të PD-së ka të bëjë me faktin e pranimit të mjaft njerëzve jo banor të Fierit në këtë miting. Madje, edhe valëvitja e flamujve si dhe thirrjet nga kjo shtresë realizoheshin. Këto grupime kanë mbërritur në Fier me autobusa disa orë para nisjes së çeljes së fushatës dhe kanë ikur së bashku me mbarimin e fjalimeve përkatëse të ceremonisë zgjedhore. Këto ditë intensive me fushatë zgjedhore kanë shënuar episode të ndryshme në qarkun Fier.

Kështu mjaft punonjës të administratës shtetërore, veçanrisht të atyre që kanë varësi vertikale nga qeveria kanë braktisur punën dhe i janë bashkëngjitur shtabeve elektorale, duke marrë pjesë në çdo takim zgjedhor. Sigurimi i një fitoreje të sigurt nga PD-ja ka cuar drejtuesit e kësaj të fundit që të kërkojnë prej vartësve të tyre emrat e sa më shumë mbështetësve. “Babait tim  thanë që për të fituar PD-ja dhe për të mbajtur vendin e punës duhet të biesh tetë emra që do të votojnë për këtë parti. Bëri c’bëri im atë shkoi tek të afërmit dhe i siguroi tetë firmat me qëllim mbajtjen e punës. Kështu kanë bërë të gjithë në drejtorinë arsimore Fier si dhe në sektorin e naftës”, - ka thënë Fjordi, një i ri nga Fieri.

Pothuaj e ngjashme për nga anagzhimet elektorale qëndron situata edhe në kampin e majtë. Por, ajo që duhet vlerësuar tek e majta ka të bëjë me faktin se ata punonjës të administratës së bashkisë apo komunave që drejtohen nga socialistë për angazhimin e tyre në fushatë kanë marrë lejen vjetore, me qëllim justifikimin e mungesës në punë. Në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut që drejtohen nga socialistë e njëjta praktikë është ndjekur, pra janë dhënë lejet vjetore për ata punonjës që kanë vendosur të mbështesin Partinë Socialiste në këtë fushatë. Ajo që do t’i jap fund lodhjes së administratës së nivelit vendor e qëndror është mbrojtja e punës së tyre me statusin e nënpunësit civil, që në Shqipëri zor se do të mund të realizohet ndonjëherë. Gjasat tregojnë se edhe katër vjet më pas këto episode sa angazhuese aq edhe të lodhshme do të ndodhin.

 

Fieri.com /  Matilda Troka

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Sokol 05 June, 2009 09:49:13
Skandaloze... nuk mund te shtohet me teper.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00