Simpatizante te PD dhe PS shkaktojne incidente ne Fier

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Kur vetem 24 orë  na ndajnë nga dita kur mbarë populli do ti drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në Fier kanë krijuar incident anëtarë të dy partive të mëdha PD dhe PS. Ka qënë ora 23 e mbrëmjes së enjte kur simpatizantë të këtyre forcave politikeke  janë konfrontuar por pa arritur në ndeshje trupore. Fatmirësishtë ka qënë kreu i shtabit elektoral të PD-së Sokol Olldashi i cili pasi ka sqaruar më parë situatën dhe ka komunikuar me kreun aktual të PD-së Fier, Ferdinant Murati  kanë dalë duke  “shuar” debatin  mes palëve i cili sa vinte e shtohej.

Vasillaq Ngresi një prej kandidatëve për deputet të PD-së qarku Fier por edhe si drejtues i fushatës ka pohuar se: - Në ditën që PD bëri mitingun përmbyllës ne larguam disa radhë flamujësh të PS-së për të përgatitur sheshin. Këtë gjë e bëmë në marrëveshje me nën kryetarin e Bashksië Fier Jani Fuli. Dy ditë më pas kur PS bëri mitingun përfunimtar edhe ata i larguan simbolet elektorale tonat. Por, ka vijuar më poshtë Ngresi, 24 orë pasi përfundoi mitingu  përsëri me marrveshje mes palëve organizatore të fushatës ne hoqëm flamujtë  e PS-së që ndodheshin afër shtabit tonë elektoral. Këtë gjë nuk e dinin simpatizantë të PS-së dhe u vunë në lëvizje.

Sipas burimeve të informacionit për të parë gjendjen ka shkuar kryebashkiaku Baftjar Zeqo i cili sapo është parë në shesh është rrethuar nga anëtarë e simpatizantë të PD-së. Në dijeni është vënë edhe policia e Fierit por edhe kreu i shtabit elektoral të PD-së Sokol Olldashi. Pas telefonatave të kryera mes tyre gjëndja është qetësuar dhe simpatizantët e militantët e dy forcave politike janë larguar.

Burime zyrtare të policisë Fier pohuan në lidhje me ngjarjen se: Ishim në dijeni. Kishim dërguar 20 forca policie civilë për të mos shkaktuar tension. Militantët nuk ishin vënë në dijeni të të dyja forcave politike. Për këtë veprim kishin dijeni vetëm dy drejtuesit e fushatës të dy partive kryesore. Situata u sqarua  dhe cdo gjë vijoi normalishtë, pohoi Premci për ww.Fieri.com.

Dy shtabet elektorale të PD-së dhe PS-së ndodhen në qendër të qytetit Fier, në bulevardin kryesor “Jakov Xoxa” dhe vetëm 20 metra larg njëri – tjetrit.

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00