Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Procesi, 73 qendra të panumëruara. Kutitë e Fierit transferohen në KQZ

Deri në orën 21:00 raportohen nga KQZ se kanë mbetur kutitë e 73 QV (qendra votimi) pa u numëruar. Mësohet se kutitë e kontestuara në Fier do të dërgohen nga KZAZ nr.20 për tu numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Ky është vendimi më i fundit pas problemeve që lindën atje për vlefshmërinë e këtyre kutive dhe thirrjes së kreut socialist për të zhbllokuar situatën. Ky eshte vendimi qe mori se fundmi KZAZ nr.20.

*****

Situata ne qarkun e Fierit vazhdon te mbetet e tensionuar, per shkak te perplasjeve mes komisionereve te PS dhe atyre te PD.

Sipas informacioneve te fundit, kandidatja e PS ne kete zone, Ermelinda Meksi ka deklaruar se do te ngreje padi penale ndaj atyre qe shpallen te pavlefshme kutite e fundit.

Te pranishem ne KZAZ-ne numer 20 jane edhe disa ministra te kabinetit Berisha, Sokol Olldashi dhe Enkelejd Alibeaj, te cilet po debatojne me komisioneret socialiste, te cilet i akuzojne per nderhyrje. “Sokol, ne nuk do te te lejojme te perserisesh ato qe ke bere”, - eshte drejtuar nje komisioner Olldashit. Ky i fundit nga ana e tij ka deklaruar se eshte brenda normave ligjore. Nderkohe, makinat qe do te transportojne votat ne Tirane jane ende bosh.

*****

Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk po lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi ti dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. "Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për ti quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë", - thotë njëri prej protestuese.

Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.

Burimi informativ / Shekulli & Top Channel

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (4 postuar):

Fatmir B. ne 02 July, 2009 02:18:53
avatar
Akoma fieraket votojne per keta plera qe vjedhin votat. Mbi te gjitha me cudit fakti qe ka akoma miop e votojme per kete parti te pabese sic eshte LSI dhe individe te saj qe nuk degjojne as kryetarin e tyre.

populli shqiptar do te korri ate qe po mbolli te djelen.
aqif kopertoni ne 02 July, 2009 06:49:31
avatar
degjo bamken ti; nuk behet me aty me ata lloj ,<>kelyshash dhe hajdutash>
Beun Smokthina ne 02 July, 2009 11:05:47
avatar
Zoterinj myzeqare mos kerkoni nje 97 te dyte ju?me mire eshte t'ju bindeni institucioneve ligjore se sa te krijoni anarki.Turmat e terbuara te militantve te PS te udhehequra nga krimineli komunist,nga enveristi G Ruci,i cili ka qene protagonist i bandave komuniste me 1997,te udhehequra nga nipi i tij Gjolek Malaj kerkon edhe njehere t'i vere flaken Shqiperise.Nuk i dihet ndoshta nipi i tij mund te jete ne qytetin tuaj per te organizuar bandat si me 1997.Menyra se si po veprohet eshte nje cenim i zgjedhjeve.Ne menduam se cdo gje do te kalohej me incidente te vogla,por nuk qe e thene te ndodhte keshtu.Si do te ishte me mire.Nje Shqiperi e djegur dhe e shkaterruar,apo marrja e nje deputeti sic pretendohet nga krimineli Gramos Ruci?Ky kerr i vjeter kurrsesi politike e re eshte nje pjelle e shemtuar e komunisteve fanatik.
Ja e moret edhe nje deputet me teper,PS dhe rama nuk bejne dot qeveri,sepse LSI nuk i bashkon mandatet me PS.Arsyet i dijme te gjithe.Gjer tani Dritani dhe Lefter Koka ne Durres do t'i bashkojne mandatet e tyre me PD.Pra PD e ka numrin e nevojshem per te krijuar qeverine.Saliu e mundi Edvinin,ai fitoi me shume deputet e si rezultat ai do te ngarkohet nga presidenti te krijoje qeverine e re.Ku do t'i gjeje votat rama?I ngelet qe te marre deputetet e bashkise hua.Ai u shkaterrua per shkake te paaftesise se tij politike.Ai duke e parashikuar humbjen, nuk ja mbajti ta vendoste emrin ne listat per deputet.Ai do te humbiste edhe postin e kryebashkiakut qe i sjelle atij fitime te majme.Edhe tani ai do te humbase.Ne krye te PS ne emer te bashkimit te se majtes do te vije mafiozi Nano se bashku me Meten.Pra po kthehemi atje ku ishim.Rama nuk do te propozohet per kryetar bashkie me,por kam bindjen se mund te perfundoje ne burg per korrupsionin e tij me lejet e nderttimit,plus edhe lidhjet e dyshimta me agjentin grek,ish shoferin e janullatosit,Delijorgjin.Ai do te kryqezohet nga PD dhe LSI + Nano.
Do t'ju beja thirrje edhe njehere vellezeve myzeqare:''Lereni ta zgjidhin institucionet e ngarkuara nga ligji,problemet e lindura!Largojuni rruges.Nje 1997 te re nuk do te lejohet,as nga shteti ,por as nga bota.Ne '97 i donte qefi USA qe ndodhi ashtu,por tani nuk do te ndodhe me.Ata qe do te bejne veprime te paligjeshme te udhehequra nga kriminel komunist te till si G Ruci do ta pesojne keq!Ju miqte e mij myzeqare nuk fitoni asgje,fiton Ruci e Islami.Ju tmerroheshit nga Z caushi me 1997,ndersa Gramozi e kish shok.Thirrini mendjes lerini aventurat.KQZ eshte teper me e sigurt se numerimi ne ate shkolle ku Gramozi u betua e beri thirrje per rrebelim.Ju lutem kerkojme qetesi,jo regres!
jetojme ne mijvjecarin e trete.Duhet te tregojme pak civilizim!Me te tilla veprime do te demtojme veten.Poshte Sali Berisha,Poshte Edvin Rama,poshte Kastriot Islami!rrofte populli i urte e i mencur myzeqar.Ju beje thirrje nenave dhe baballarve te qarkut te Fierit te mos i lejojne femijet e tyre te behen mish per top per Gramozon,Edvinin e Kastriotin!
Vasil ne 02 July, 2009 11:36:27
avatar
Lsi-ja ka fituar mbi te gjithe dhe pse ka vetem kater vota ,por i vlejne me shume se dyzete ,dhe eshte lsi qe do beje ndryshimin ne qeveri . Ndaj sido qe te veje ,ps edhe po e mori mandatin ,prape saliu do qeverisi me lsi-ne ,ndaj mos u lodhni me protesta .
Une thwem se eshte me mire keshtu te kemi nje opozite te forte kushdo qe te fitoje . Por prape me mire po te fitoje pd se i duhet te perfundoje reformat qe ka nisur . Qeverija qe do te vije do jete e brishte dhe nuk do beje reforma

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.67
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.