Prifti: Do të votoj qeverinë e Berishës

Font size: Decrease font Enlarge font
image

“Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim”, deklaroi Prifti. Meta: Qëndrimi i Priftit “emocional”.

Do të jap votën time pro për të krijuar një maxhorancë në parlament. Do t’ia jap votën Berishës dhe do t’i vë vetëm një kusht që është: Shqipëria të bëjë të paktën një herë zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Kështu është shprehur dje kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti në televizion, ndërkohë që Ilir Meta e quajti qëndrimin e tij si “emocional”.

Ai u shpreh se kërkesa e tij ndaj kryetarit të PD-së do të jetë hartimi i një ligji, “për të bërë rinumërimin e votave në këtë proces dhe të penalizohen ata që kanë prishur këto zgjedhje”. Sipas tij, kjo do të japë mesazhin se askush nuk do të tallet me votën e lirë dhe askush nuk mund të manipulojë procesverbalet. “Nëse do të jepet ky mesazh, nuk do të ndodhë më vjedhja e votës”, - u shpreh Prifti. Deputeti i

LSI-së nuk ka nguruar që të etiketojë armik kreun e PS-së, Edi Rama, sepse sipas tij ishte Edi Rama ai që bëri një ligj për të larguar nga skena politike LSI-në. “LSI ka fituar në këto zgjedhje, sepse ishte projektuar një vit të tërë një goditje asgjësuese ndaj LSI-së. U ndryshua Kushtetuta vetëm për të goditur LSI-në, u bë një Kod Zgjedhor vetëm për të goditur LSI-në, u paguan spote në fushatë nga Partia Socialiste vetëm për të goditur LSI-në dhe janë paguar miliona euro në fushatë, sidomos 2-3 ditët e fundit për të goditur LSI-në”, - u shpreh Prifti.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se e ka kundërshtar Edi Ramën, sepse “ai po lë përsëri Berishën në pushtet vetëm për shkak të një idiotizmi të tij, donte të zhdukte të gjithë faktorët brenda së majtës”. “Si të kem respekt për këtë njeri, po lë përsëri të gjithë të majtën në opozitë”, - u shpreh Prifti. Madje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të kandidatëve të Partisë Socialiste, se u kanë dhënë nga 100 euro qytetarëve për çdo votë që ata do të hidhnin për ta në zgjedhjet e 28 qershorit. “Është bërë betejë asgjësuese ndaj nesh; ne jo vetëm që s’u asgjësuam, por kemi 4 mandate të florinjta, që peshojnë sot më shumë se 40 mandate, të cilat do t’i merrnim ne nëse nuk do të ndodhte kjo kasaphanë ndaj LSI-së. Kasaphanë me ligj, kasaphanë me para”, - u shpreh Prifti.

Duke e cilësuar një mandat të florinjtë mandatin e tij, Prifti u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë politike që “sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjitha diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot”.

I pyetur nëse edhe mandatet e tjera të LSI-së do të shkojnë në koalicionin e Berishës, Prifti u shpreh se “mandatet e LSI-së do të diskutohen”. “Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim”, - u shpreh Prifti.

Burimi informativ / BalkanWeb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (3 postuar):

fantazzma ne 02 July, 2009 10:24:58
avatar
kush e ka ber deputet kete , hapi syte o shoku dhe shif cfar ka ber saliu me gjith partine e tij 4 vjetet qe shkuan.
ti kujton se eshte PD por eshte komunizem i gjalle, nuk ecen perpara shqiperia me njerez te tille, per me shum informacion lexo ketu .

http://www.peshkupauje.com/2009/06/skandalet-e-berishes
ilir muskaj ne 02 July, 2009 07:28:15
avatar
Levizje e zgjuar e zotit Prifti ???!!!. Tamam si Xhuveli, por me nje ndryshim, Xhuvelin e thiren, ky shkon vete. Ja bene shume mire Edi Rames dhe socialisteve, madje edhe Ilir Meta bashke me ata tre mercenaret e tjere qe moren nga nje mandat, le te shkojne e te qeverisin se bashku me Berishen, keto 6 muaj apo nje vit jete sa mund te kete kjo qeveri, e pasatj ta harrojne me kuvendin, partine dhe voten e njerezve te majte. Ilir Meta ne kete menyre, i dhuron nje mandat te dyte Sali Berishes, ashtu si ai ne vitin 2005. Edi Rama, tani po kupton qe i ka te gjithe kunder vetes, sepse askush prej ketyre "politikaneve" si Berisha, Meta, apo edhe Nano, kurre nuk kane dashur qe vendi te behet, kurre nuk kane dashur qe Rama te jete i suksesshem, sepse suksesi i tij u erreson syte. Sepse ata nuk jane per Shqiperine, por jane antishqiptare.
aurora damini ne 02 July, 2009 09:35:13
avatar
Me ka befasuar deklarata e z Prifti.Madje nuk e kam pritur nje veprim te tille jo burreror prej tij.Nuk eshte ky ideali i nje politikani qe duhej te zinte vend ne parlamentin e ri shqiptar.Te shkoje nga fryn era?! PO bindjet e tij politike, kredoja e tij?! Nqs koalicionet, bashkpunimet dhe idete politike nderrohen keshtu si jakat e kemishes, atehere mjere ky popull se edhe per 4 vitet e ardhshme nuk mund te prese me asgje te mire.U lodhem me keto veprime foshnjore, sharlatane, te pacipa...Te gjithe politikanet paskan nje fytyre, ate te pafytyresise.
A do te mund te kemi ndonjehere ne shqiptaret, ndonje parlament me burra shteti, poliglote dhe poliedrite si 80-84 vjet me pare?!
Kur do te mund te kemi ne shqiptaret nje qeveri qe te mendoje per te miren e pergjithshme te popullit te vet, dhe jo per interesat e tyre te ngushta, apo per kolltukun personal?!Berisha i bleu te gjithe.Te gjithe politikanet dhe pushtetaret kane dale ne treg dhe blihen.Kostoja e tyre ndonjehere eshte fare e lire.Veprimet e tyre jane jo vetem zhgenjyese, por na kane vrare shpresat, shpresat se ky vend do te mund te behet.Shpresat qe te fitoje vlera dhe jo antivlera, shpresa qe te fitoje politikani i ndershem (nese do te kete ndonjehere) dhe jo hajduti i votave.Deri tani qeveria jone ka qene qeveri e hajduteve, mashtruesve, antivlerave, grave militante te pamencura dhe padinjitet.
Ne keto momente, kujtoj vetem nje shprehje:"Politikanet jane gjithkund njelloj; premtojne te ngrene ura dhe atje ku nuk ka lume fare".

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.