Presidenca e BE i "terheq veshin" politikes

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian i terheq vemendjen klases politike shqiptare per problemet ne fazen e numerimit te votave te procesit zgjedhor.

“Veme ne dukje se kompletimi i rregullt i fazave te mbetura te procesit eshte i nje rendesie te larte. Vleresimi perfundimtar i zgjedhjeve do te varet, ne nje shkalle te madhe, nga sjellja gjate numerimit te votave, nga grumbullimi i rezultateve si dhe nga trajtimi i ankesave dhe thirrjeve te mundshme post-elektorale”, nenvizon presidenca suedeze ne emer te 27 vendeve anetare.

Ajo e ve theksin ne mosdemtimin e procesit te numerimit te votave, i cili nuk ka perfunduar ende. “BE mirepret zhvillimin e qete e paqesor te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi. Ne pergezojme qytetaret e Shqiperise per kete arritje. Votuesit deshmuan lidhjen e tyre te forte ndaj vlerave demokratike gjate procesit zgjedhor dhe e shprehen kete nepermjet nje pjesmarrjeje domethenese”, thuhet me tej ne deklarate.

Ne te theksohet se zgjedhjet kane plotesuar standartet ne disa aspekte, qe kane te bejne kryesisht me infrastrukturen e procesit.

“Zgjedhjet shenuan progres te prekshem ne lidhje me regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit, nje ceshtje kjo e kontestueshme me pare, si dhe ne kuadrin ligjor, te miratuar ne forme konsensuale nga dy partite kryesore”, thuhet ne deklarate.

“Fushata zgjedhore u zhvillua ne nje klime politike lartesisht te polarizuar, thuhet ne te, e cila u karakterizua nga nje numer i gjere akuzash kunder paleve qeverisese ne lidhje me dhunime zgjedhore, disa prej te cilave u konfirmuan dhe nga vezhguesit”, - evidenton deklarata e BE-se.

Me tej presidenca suedeze inkurajon nje dialog konstruktiv ne mes partive politike per rishikimin e kujdesshem te procesit zgjedhor dhe per çuarjen drejt formimit te nje qeverie te re, te angazhuar ndaj axhendes se reformave dhe ndaj nje progresi me te madh drejt BE-se.

Burimi informativ / Top Channel

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.