Kutitë e KZAZ 20 do të transportohen nga Fieri në Tiranë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme në keto tre kuti. Të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70 të majtën dhe të djathtën. Komisioni Qendror Zgjedhor do të bëjë numërimin e fleteve te votimit qe ndodhen ne tre kutite.

Pritet të nisen nga qyteti i Fierit kutitë e KZAZ numër 20, që i përkasin komunës Libofsh të rrethit Fier të cilët u deklaruan të parregullta nga komisionerët e PD-së. Kutitë u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë kësaj KZAZ, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.

Simpatizantë të PS-së dhe kandidatë e përfaqësues të saj ishin mbledhur pranë KZAZ dhe nuk lejonin transportimin në KQZ me frikën se do mund të kishte manipulime nga ana e qeverisë.

Situata u tensionua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, kur një turmë banorësh të qytetit të Fierit, mbështetës të Partisë Socialiste, penguan kamionin që do të transportonte në KQZ 103 kutitë e votimit të KZAZ-së nr.20, e vendosur në mjediset e shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” të qytetit.

Komisioni Qendror Zgjedhor u detyrua të mblidhet urgjentisht në orën 01. 00 të mëngjesit të sotëm për të gjetur një zgjidhje për situatën. Me shumicë votash, anëtarët e propozuar nga PD në këtë institucion vendosën që fletët e votimit të tre kutive të komunës Libofsh të trasnportoheshin drejt KQZ-së për t’u numëruar, nën shoqërimin e forcave të policisë së shtetit. Në një reagim të menjëhershëm të asaj ore deputeti socialist, Gramoz Ruçi kundërshtonte vendim. Në një prononcim të vonë për mediat, paralajmëroi se “policia do të duhet të kalojë mbi trupat tona sepse ne kutitë nuk do lejojmë që të shkojnë drejt Tiranës”.

Por në orën 3 të mëngjesit, pas ndërhyrjes së ndërkombëtare, ( sic shkruan sot Gazeta Shqiptare) u vendos që kutitë e votimit të niseshin drejt kryeqytetit. Lajmi i transportimit te kutive u konfirmua dhe nga kandidati i PS per deputet Sajmir Tahiri.

Dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme në tre kutitë e votimit të komunës Libofsh në KZAZ-në nr.20.

Të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin në raport të barabartë 70-70 të majtën dhe të djathtën. Ndaj edhe votat e kësaj KZAZ-je janë vendimtare për palët respektive. Pa llogaritur këto kuti votimi, raportet e mandateve në Qarkun e Fierit në bazë të votave që janë numëruar deri tani nxjerrin fitues PS-në me 9 deputetë, PD-në me 6 dhe LSI-në me një deputet.

Burimi informativ / BalkanWeb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.