LSI, apel Ramës e Berishës: Ç'tensiononi situatën e rënduar politike
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i ka bërë thirrje dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, ndërkohë që nuka ka dhënë asnjë reagim për qendrimin e saj lidhur me koalicionin.
"I bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor për mbylljen sa më shpejt të procesit të stërzgjatur, që ai të mos degjenerojë më tej në sherre politike, sepse imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishme se interesat partiake", deklaroi sot gjatë një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Duke iu referuar situatës së rënduar politike të ditëve të fundit, ai kërkoi nga dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, që ta ç'tensionojnë atë për të mos cenuar më tej standardet tashmë shumë të kompromentuara të këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, imazhi i vendit është cenuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo hap i mëtejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të çonte në një prishje të imazhit të vendit për procesin e integrimit, ku përgjegjësia do të rëndonte mbi këto dy forca politike.
Vasili ka deklaruar se LSI kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, i miratuar nga vetë këto parti, si dhe të gjitha procedurat e ligjshme të ankimimit të institucioneve të ngarkuara me ligj.
Burimi informativ / Shekulli























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!