Përfaqësuesi i SHBA në OSBE: U identifikuan shkelje. Presim që numërimi të vazhdojë në rregull
Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë publikoi fjalen e te Ngarkuarit me Punё te SHBA-ve pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, z. Kyle Scott, qe u deklarua rreth zgjedhjeve ne Shqiperi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeverinë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, por i kërkuan që shkeljet e identifikuara nga OSBE të mos përbëjnë më mangësi për zgjedhjet që pasojnë.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri të ditur se i Ngarkuari me Punё i SHBA-ve pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, z. Kyle Scott, deklaroi sot në Vjenë në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, se "Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёrgёzojnё qytetarёt dhe qeverinё e Shqipёrisё pёr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare mё 28 qershor 2009. Qytetarёt shqiptarё meritojnё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt".
Sipas tij, vlerёsimi paraprak i OSBE-sё vёrejti se zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёrsa i pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral.
I Ngarkuari me Punё i SHBA-ve, pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, z. Kyle Scott, i bёri thirrje qeverisё shqiptare qё tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore. "Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre. Presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi", theksoi z. Scott në takimin e sotshëm të OSBE-së.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se në fjalën e tij z. Scott vlerësoi gjithashtu se edhe "administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mёparshme".
Burimi informativ / BalkanWeb























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!