Zgjedhjet, reagon diplomacia Italiane: Vijoni me korrektësinë
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini ka vlerësuar si të qetë ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe ka kërkuar që zgjedhjet të jenë korrekte deri në fund. Në një mesazh të tij, shefi i diplomacisë Italiane, tha se procesi ishte më i mirë se në të shkuarën, por ishin vënë re disa episode parregullsie. Fratini nxiti Shqipërinë të vazhdojë me reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Diplomacia italiane ka reaguar për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Në një deklaratë të tijën ministri i Jashtëm italin Franko Fratini ka deklaruar se dita e votimit ishte paqësore dhe i bëri thirrje politikës në vend që edhe faza e fundit e këtyre zgjedhjeve, që është numërimi i kutive të votimit të jetë korretk.
Shefi i diplomacisë italiane Fratini përgëzoi Shqipërinë për korrektësinë e zgjedhjeve, por vuri në dukje edhe disa episode parregullsie, ndonëse sipas tij pari përmirësim, krahasuar me zgjedhjet e së kaluarës. Ministri i Jashtëm italian vijon deklaratën e tij duke nxitur forcat politike në Shqipëri që me një shpirt konstruktiv të mund të ndërtojnë një qeveri që do të ndjek rrugën e reformave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Fratin shprehet në mesazhin e tij se reformat janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë Rajonit.
Burimi informativ / BalkanWeb























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!