Ndryshon vendimi i KQZ-së, vijnë në Tiranë kutitë e 3 KZAZ-ve të Fierit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte perballur me debate te ashpra ne mbledhjen per KZAZ-te e Fierit, duke bere qe te ndryshohet edhe vendimi qe u mor tre ore me pare. Keshtu KQZ me vote vendosi qe te gjitha kutite e votimit te KZAZ-ve te Fierit te vijne per numerimin ne Komsionin Qendror te Zgjedhjeve. Transporti kryhet neser nen forca te sigurta policie.
Plot 488 kuti votimi te tre KZAZ-ve, nr. 18, nr.19 dhe nr. 22 te Fierit do te numerohen ne prezence te anetare te KQZ-se.
KQZ vendos që tre KZAZ-të e Fierit të mos i sjellin kutitë në Tiranë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në orën 19:00 dhe vendosi që tre KZAZ-të e Fierit, përkatësisht nr.18, nr.19 dhe nr.22 të vazhdojne mbylljen e procesit ne qytetin e tyre dhe të mos i sjellin kutitë në KQZ. Ndërsa për KZAZ-në nr.20, ende nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet me tre kutite që kanë mbërritur tashmë në KQZ.
Gjatë raportimit para komisionit, i dërguari i KQZ-së në Fier tha se "kutitë nuk kanë probleme por thjesht komisioneret nuk bien dakord për procesverbalet. Vendimin për të sjelle kutite ne Tirane ata e bazojnë në nenin 33/5". Ndersa kryetari i KQZ-së Arben Ristani u shpreh se "kërkesa nuk gjen mbështetje në këtë nen ndaj komisionerët duhet te vazhdojne punen qe kane marre përsiper, të plotesojne tabelat dhe procesverbalet dhe ti sjellin në KQZ. Mendimi i tij gjeti mbeshtetjen edhe të anëtarëve të tjere të komisionit.
Kontestimi, kutitë e KZAZ nr. 20 në Fier, mbërrijnë në KQZ
ora 16:20
Tre kutitë e qarkut të Fierit, në të cilat dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme, kanë mbërritur në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe do të numërohen aty.
Të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70 të majtën dhe të djathtën.
Ndërkohë pritet të nisë numërimi i këtyre 3 kutive për të zbuluar nëse do të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit.
Këto kuti u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë KZAZ-së 20 në Fier, gjatë orëve të mbrëmjes së mbrëmshme, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.
Simpatizantë të PS-së dhe kandidatë e përfaqësues të saj ishin mbledhur pranë KZAZ dhe nuk lejonin transportimin në KQZ me frikën se do mund të kishte manipulime nga ana e qeverisë.
Komisioni Qendror Zgjedhor u detyrua të mblidhet urgjentisht në orën 01. 00 të mëngjesit të sotëm për të gjetur një zgjidhje për situatën. Me shumicë votash, anëtarët e propozuar nga PD në këtë institucion vendosën që fletët e votimit të tre kutive të komunës Libofsh të trasnportoheshin drejt KQZ-së për t’u numëruar, nën shoqërimin e forcave të policisë së shtetit.
Pa llogaritur këto kuti votimi, raportet e mandateve në Qarkun e Fierit në bazë të votave që janë numëruar deri tani nxjerrin fitues PS-në me 9 deputetë, PD-në me 6 dhe LSI-në me një deputet.
Burimi informativ / BalkanWeb & Shekulli























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!